Komuniteti Shqiptar i Floridës së Jugut pati dy evente madhështore këtë nëntor: për herë të parë, ngritjen e flamurit shqiptar në Bashkinë e Hollywood dhe gjithë Floridën e Jugut si dhe celebrimin e festës kombëtare së bashku me Ditën e Falënderimeve (Thanksgiving) më 28 Nëntor. Të dyja këto aktivitete ishin organizuar nga Vatra Miami.
Vatra Miami ndihet krenare që arriti këtë ditë historike. Mesazhi i saj është i qartë: Kur duam njëri-tjetrin, duam më shumë Shqipërinë! Asnjë ditë nuk na bashkon më shumë se Festa e Flamurit, dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori.
Siç ka thënë Mit’hat Frashëri:
“Patriotizmi është mbi të gjitha një ndjenjë madhështore që na shtyn të kërkojmë nderin dhe madhërinë e kombit tonë, sepse në atë madhëri do të gjejmë lumturinë dhe nderin tonë si individë.”
I bekuar qoftë çdo shqiptar, brenda dhe jashtë trojeve, që e ka në zemër këtë amanet të Frashëlliut të fundit!
Në emër të Vatra Miami dhe Klubit Flas Shqip, dëshirojmë të shprehim falënderimet tona të përzemërta për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtyre sukseseve të mëdha:
Falënderime të Veçanta:
Kryetarit të Bashkisë së Hollywood dhe stafit të tij, për mikpritjen e veçantë dhe lejimin që flamuri ynë të valëvitej krenar për herë të parë për tre ditë me radhë në qiellin më jugor të kontinentit Amerikan.
Sponsorit gjeneral të Klubit Flas Shqip, z. Doug Saraci, pronar i kompanisë së suksesshme Alyssa’s, i cili mbështeti financiarisht Klubin Flas Shqip dhe premton ndihmë të mëtejshme për zgjerimin e tij.
Prindërve të përkushtuar, si Ilir dhe Suela Dekaj, Lek dhe Adela Dekaj, Lul dhe Ardela Smailaj, Alban dhe Tika Hoti, familjet Zharku dhe Berisha, Nola Belenek, dhe familjen Jakupi, Troni dhe Shehu, që kanë ndihmuar në rritjen e radhëve të klubit dhe kanë qenë ndër të parët që ofruan mbështetje financiare për eventet e nëntorit.
Skulptorit Artur Bejkollari, banues në Miami, i cili krijoi banerin kryesor të eventit si një dhuratë e veçantë për Vatra Miami.
Televizionit Noli TV dhe gazetarit Nazim Saliu, për mbulimin profesional të eventit dhe promovimin e komunitetit tonë.
Përfaqësuesve të Vatrës, z. Sokol Paja dhe z. Marjan Cubi, që na nderuan me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre në event.
Mësueses Liljana Rrumbullaku për përkushtimin në përgatitjen dhe realizimin e koncertit të fëmijëve si dhe mësuese Ana Liko për ndihmën me orientimin e të ftuarve përgjatë eventit.
Familjes sime, që më mbështeti pa kushte gjatë gjithë kësaj kohe.
Një falenderim i vecante i shkon orkestrës së Maestro Raif Hyseni dhe Bilbilit të këngës së Shqipërisë së mesme Merita Halili që i dhanë mbrëmjes notat e larta festive.
Vatra Miami dhe Klubi Flas Shqip do të vazhdojnë të kontribuojnë për komunitetin shqiptar, duke rritur numrin e anëtarëve dhe nxënësve, duke rrënjosur gjuhën dhe kulturën tonë në brezat e rinj dhe duke promovuar vlerat kombëtare. Por mbi të gjitha, ne do të vazhdojmë të forcojmë frymën e bashkimit, sepse vetëm të bashkuar si komunitet mund të jemi më të fuqishëm.
Zoti e bekoftë çdo shqiptar dhe çdo cep të botës ku ata jetojnë dhe punojnë!
Bekuar qoftë Shqipëria dhe Amerika, të dyja janë tonat, si valvulat e zemrës!
Me respekt,
Vatra Miami