![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2025/02/476347901_1042903291211526_5266340925091067540_n.jpg)
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dega Michigan priti në vizitë zyrtare deputetët e Partisë Demokratike nënkryetarin z.Gazmend Bardhi dhe deputetët znj.Jorida Tabaku e Bledjon Nallbati. Një takim i shkëlqyer patriotik e atdhetar ku u diskutua për të ardhmen dhe ndryshimet e domosdoshme në Shqipëri për hapat drejtë integrimit europian dhe aspiratave të përgjithshme kombëtare për një të ardhme më të zhvilluar, më të begatë e më të ndritur për të gjithë shqiptarët në Shqipëri e trojet etnike. Delegacioni zyrtar i Vatrës që priti opozitarët shqiptarë Bardhi, Tabaku e Nallbati përbëhej nga: Nënkryetari i Vatrës z.Alfons Grishaj, drejtori i degeve të Vatrës z.Mondi Rakaj, anëtarët e kryesisë së degës Michigan: z.Rafael Floqi, z.Mersin Gjini dhe z.Ben Pllumaj. Në pritje dhe diskutime morën pjesë dhe drejtues e përfaqësueses të institucioneve fetare shqiptare në Michigan: Dom Fred Kalaj – Kisha e Shën Palit, Mynyr Nazifi – Kryetar i Këshillit të Teqesë Baba Rexhebit, përfaqësuesi i Kishës Orthodokse z.Aleksander Kume. Përfaqësuesit e opozitës theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes masive në votime prej shqiptarëve të diasporës si detyrë patriotike për të kontribuar për Shqipërinë e zhvillimin e saj demokratik e euroatlantik. Vatra ofroi mbështetje në këtë proces shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe opozitën si alternativa e vërtetë për shqiptarët për zhvillim ekonomik, shtet ligjor, rend e siguri dhe reforma demokratike.
Vatra bën thirrje që diaspora shqiptare e Amerikës të regjistrohet për të votuar dhe uron e shpreson që të fitojë më i miri që mendon, mbron e lartëson interesat kombëtare.