






Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA mori pjesë në festimet me rastin e 50 vjetorit të Famullisë Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Southfield të shtetit Michigan. Përfaqësuesit më të lartë të Vatrës, kryetari z.Elmi Berisha, nënkryetari z.Alfons Grishaj, nënkryetari i Këshillit të Vatrës Kolonel Dritan Demiraj, përgjegjësi për Degët e Vatrës z.Mondi Rakaj e shumë personalitete të shquara vatrane në mërgatën e Amerikës kremtuan me entuziazëm, hare dhe gëzim një ngjarje të jashtëzakonshme për Kishën Katolike Shqiptare e komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nën udhëheqjen e Dom Ndue Gjergjit, Kisha Zoja Pajtore e Shqiptarëve e themeluar nga Dom Prek Ndrevashaj, vazhdon misionin e saj historik liturgjik e kombëtar për t’i shërbyer të madhit Zot, besimtarëve, kulturës shqiptare dhe interesave kombëtare të popullit, shtetit e kombit tonë.
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dhe gazeta Dielli dërgojnë urimet më të përzemërta për organizatorët, të ftuarit e veçantë, kumtuesit shkencorë e të gjithë pjesëmarrësit në këtë kremtim të shenjtë. Zoti e bekoftë popullin e kombin shqiptar.