Homazhe tek varri i Eduard Grishaj, vëllait të nënkryetarit të Vatrës Alfons Grishaj-
Një delegacion i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” i kryesuar nga Kryetari z. Elmi Berisha, ka udhëtuarnë fundjavë drejt Shqipërisë në mbështetje të proceseve demokratike në Javën e Provës së Madhe për konsolidimin e Demokracisë së brishtë shqiptare, që për tre dekada zvarritet në tranzicionin e tejzgjatur, si në asnjë vend tjetër të ish Lindjes komuniste.
Vizita filloi nga qyteti i Shkodrës, ku delegacioni i Vatrës shkoi fillimisht në varrezat e qytetit, ku prehet Eduard Grishaj, vëllai i nënkryetarit të Vatrës, Z. Alfons Grisha.Studiuesi i njohur, Eduard Grishaj,mik i Vatrës,humbi jetën në një aksident të rëndë mbrëmjen e së Mërkurës, 17 Mars 2021. Në emër të Vatrës u vendos një kurorë me lule.
Në përbërje të delegacionit të Vatrës bëjnë pjesë: nënkryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” Dr. Pashko Camaj, Anton Raja-anëtar i kryesisë së Vatrës, Mondi Rakaj-anëtar i kryesisë dhe kryetar i degës në Michigan, anëtari i këshillit të përgjithshëm të Vatrës, Kolonel Dritan Demiraj. Me delegacionin e Vatrës ishte në Shkodër dhe drejtori ekzekutiv i Rrjetit Global të Bizneseve të Diaspores Shqiptare Dr. Naim Dedushaj.
Nesër, e Martë 20 Prill me delegacionin e Vatrës bashkohet edhe sekretarja Nazo Veliu.I planifikuar për këtë vizitë ishte dhe kryeredaktori i Diellit, Dalip Greca, por për arsye vetiake, ai u tërhoq. I urojmë sukses delegacionit të Vatrës, që i rikthehet një praktike shumëvjecare.
Shprehim keqardhjen që Diaspora u shmang nga zgjedhjet e 25 Prillit, por asaj askush nuk mund t’ia mohojë kontributin Kombëtar. (Dielli)…