I dashur miku ynë i çmuar Dr. Pashko Camaj
E nderuar familja Camaj
Lajmi se motra juaj e shtrenjtë Drita ndërroi jetë, na trishtoi shumë. Ajo luftoi fort deri në momentet e fundit duke humbur betejen me sëmundjen e pa shërueshme. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen e motrës suaj të shtrenjtë Drita. Jemi pranë familjes Camaj, familjarëve e miqve në këto momente trishtimi, lamtumire e humbje. Lusim Zotin për shpirtin e Dritës. Pushoftë në paqe e përjetësi. Pranë jush dhe me nderime Kryetari i VATRËS Elmi BERISHA