– KISHA “ZOJA E SHKODRËS” NË NJU JORK, NË BASHKËPUNIM ME FEDERATËN VATRA, ORGANIZUAN SIMPOZIUMIN KUSHTUAR 550 VJETORIT TË VDEKJES SË HEROIT KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU ME 17 JANAR/* Kryetari i Vatrës: Ne shqiptarët e Amerikës duhet të kapemi fort pas mesazhit që na ka lënë Heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbe- BASHKIMI!Të gjithë duhet t’i lëmë mënjanë ndasitë sepse sfidat e mëdha që ka përpara Kombi, kërkojnë Bashkim.Nga Dalip GRECA/*Të Të mërkurën me 17 Janar, në ditëvdekjen e 550 vjetorit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu nisën veprimtaritë e përbashkëta të komunitetit shqiptar në Nju Jork, ku Federata Panshqiptare e Amerikës në bashkëpunim me Kishën Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” ishte bashkëorganizatore e Simpoziumit shkencor.
Veprimartitë kanë nisur në orën 5 pasdite me Meshën Përkujtimore kushtuar Heroit Kombëtar. Famullitari i palodhur me shpirt Atdhetar Dom Pjetër Popaj, ka përcjellë mesazhin e Meshës dhe ka prezantuar Ipeshkëvin e Mirditës Imzot Gjergj Meta për Meshën përkujtimore.
Imzot Meta ka përcjellë mesazhet e jetës dhe vepërës së Heroit Kombëtar, duke u ndalur në mesazhet e Lirisë, bashkimit dhe të vizionit Perëndimor të udhëheqësit Legjendar të shqiptarëve, që për 25 vite u bë simbol i qëndresës dhe mbrojtjes jo vetëm të trojeve të Arbërit por edhe të qytetërimit Perëndimor.
Në Meshë ishte i pranishëm edhe Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, zv. Kryetari Agim Rexhaj, me bashkëpunëtorë si dhe shumë vatranë.
Po ashtu merrte pjesë edhe Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës zonja Teuta Sahtacia, diplomati nga Misioni Shqiptarë pranë OKB Arben Idrizi e të tjerë.
Në Qendrën Kulturore “Nëna Terezë” është organizuar Simpoziumi kushtuar heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Hymnet Kombëtare janë intepretuar nga artisti Frederik Ndoci.
Dom Pjetër Popaj ka uruar ligjërusit për Kumtesat e tyre të përgatitura me këtë rast, si dhe pjesmarrësit e shumtë dhe ka përcjellë mesazhin për Heroin Kombëtar: Ne, sot flasim shqip falë heroit tonë. Po ahstu ,falë heroit tonë, kemi simbolet tona kombëtare,Flamurin tonë kombëtar; falë Heroit- gëzojmë shumë nga mirësitë kombëtare që kemi sot. Ne gëzojmë emrin shqiptarë falë atyre 25 viteve lufte dhe qëndrese të Heroit tonë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, tha famullitari dom pjetër Popaj.
Fjalën e hapjes në emër të Komisionit përgatitor e ka mbajtë Kryeredaktori i revistës”Jeta Katolike” z. Mark Shkreli.
Në fjalën e hapjes z. Shkreli ndër të tjera tha: Është nder tepër i madh për mua që Komisioni përgatitor më ka besuar detyrën e hapjes së këtij Simpoziumi Shkencor, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Kryetrimit tonë kombëtar, të madhit dhe të veçuarit, Gjergj Gjon Kastritotit-Skënderbeut….Që nga Viti i Ri 1468, Skënderbeu, bashkë me “Fisnikët e Arbërit”, që i kishte ftuar, sikur kishte bërë më 2 mars 1444, filluan këshillimet për t’u përgatitur për të sulmuar kështjellën turke të Elbasanit. Por, në ato ditë, siç na thotë jetëshkruesi i tij, Prifti Marin Barleti, “…e zunë një palë ethe të rënda…”. Është titulli i një filmi, “Ushtarët vdesin me çizmet mbathur”. Edhe pse me ethe të rënda, kur i thanë se turqit do të sulmonin Shkodrën afër lumit Kir, ai u çua në këmbë, u vesh me rrobat luftarake, por nuk mundi të hyp mbi kalin e tij. U kthye në shtrat për mos t’u ngritur më. I rrethuar nga fisnikët dhe familja, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu vdiq, para 550 vitesh, më 17 janar 1468. Françeskani Dhimitër Frangu, miku dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Heroit tonë Kombëtar, thotë: “…ra i sëmurë nga një ethe e fortë… Më në fund, duke ndjerë vdekjen fare pranë, thirri rreth vetes kapedanët dhe pati me ta një bisedë të gjatë. Ata u përlotën…” (Dh. Frangu, fq. 63).
Duke përcjellë Mesazhin e Heroit Kombëtar z. Shkreli komentoi: Sikur i pati bashkuar fisnikët para vdekjes së tij, pas 550 vitesh, Ai vazhdon t’i bashkojë shqiptarët kudo që janë, në trojet tona dhe në diasporën anë e mbanë botës.
Dy qeveritë e shteteve shqiptare, në Tiranë dhe Prishtinë e kanë shpallur Vitin 2018 – Viti i Gjergj Kastriotit-Skënderbe.
Edhe Kisha Katolike, në Shqipëri dhe Kosovë, e ka bërë të njëjtën gjë. Kudo po organizohen konferenca, simpoziume, seminare, mbrënje solemne, për ta përkujtuar këtë “super-njeri” të kombit tonë. Poashtu, skikur bëmë ne sot, për shpirtin e Gjergjit gjatë vitit do të kremtohen edhe meshë të shumta.
Duke u kthyer pas në përkujtimet e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit, kur Diaspora shqiptare e Amerikës dhe Europës u bashkuan nnë Romë, z. Shkreli solli mesazhin e Papa Gjon Palit të VI, që mori pjesë aktive në ato festime përkujtimore:- Papa Pali VI, më 1968 mori pjesë aktive gjatë manifestimit 4-ditorë në nder të 500-vjetorit të Skënderbeut. Janë të paharrueshme fjalët e tij me atë rast:“Ne ju shohim me kënaqsi, pse e dijmë se shpirti me të cilin ju e kujtoni këtë ditë është ai i gjithmonëshmi i fisit tuaj, i cili gjithëherë, mbi çdo interes ka vendosur vlerat e trashëguara të Besës, të Nderit e të Burrënisë “.
Mandej,theksoi Shkreli, Papa na porosit që këto vlera të trashëguara t’i ruajmë dhe t’ua lëmë trashëgim breznive të reja duke thënë:“Fatosi Skënderbeg ka qenë personifikimi i gjallë i këtyre cilësive: ai ua ka lënë si trashëgim, bashkë me miqësinë e miqëve të vjetër të Atdheut tuaj, ndër të cilët kjo Seli Apostolike gëzohet që bën pjesë, mbasi e numëron veten ndër ata që kurrë s’i dolën fjale. Këto virtyte Gjergj Kastrioti ua ka lënë në roje trashëgim të shënjtë në Atdhe dhe në mërgim”, dhe përfundon porosinë:“Uroj që kjo trashëgimi të japë mundësi dhe meritim, që të jeni element kuptimi dhe paqeje ndërmjet fisesh e gjuhësh të ndryshme. Këso dore do të rindërtohet testamenti i Skënderbeut dhe Atdheu i juaj do të shkëlqejë me meritime të reja, Atdheu i juaj, të cilin na e kemi aq fort për zemër dhe që e bekojmë me dashuri atënore.”..
Në emër të komisionit përgatitor z. Mark Shkreli ka falenderuar famulliatrin e Kishës “Zoja e Shkodrës”, të përndershmin Dom Pjetër Popaj, pa të cilin ky takim nuk do të ndodhte; Kryetarin e Vatrës, z. Dritan Mishto për bashkëpunim në organizimin e këtij simpoziumi; Komisionin Përgatitor dhe koordinatorin z. Leonardo Berishaj; Qendrën “Nëna Tereze” dhe drejtorin z. Marjan Cubi; Grupin “Drita” me në krye z. Mark Berishaj; Dekoruesin e ambientit piktorin-skenograf z. Astrit Tota; dhe “Last but not least”, falënderoj ju, të nderuar bashkatdhetarë që keni marrë mundimin për të ardhë edhe pse sot është ditë pune dhe moti nuk është shumë i volitshëm.
Në veçanti, ai falenderoi kumtuesit e pranishëm, Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, Dr. Azeta Kola, Dr. Pashko Camaj, si dhe z. Fahri Xharra nga Kosova, i cili për arsye shëndetsore nuk mundi të ishte fizikisht.
Moderator i Simpoziumit ishte z. Mhill Velaj, nënkryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane.
Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra ka përshndetur Kryetari i saj z. Dritan Mishto. Ndër të tjera kryetari i Vatrës tha se është kënaqësi që të përshëndes bashkëorganizatorët, Kishën Zoja e Shkodrës, famullitarin Dom Pjetër Popaj, Imzot Gjergj Metën, komisionin, ligjërusit dhe të gjithë pjesmarrësit në këtë simpozium. Me këtë rast, tha z. Mishto, shpreh angazhimin e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra për bashkëpunim me komunitetin për veprimtari të tjera të përbashkëta.
Nga Simpozium, theksoi Kryetari Mishto, ne shqiptarët e Amërikës. duhet të kapemi pas mesazhit që na ka lënë Heroi ynë kombëtar; BASHKIMI!Ndaj të gjithë ne duhet t’i lëmë mënjanë ndasitë sepse sfidat e mëdha që ka Kombi, kërkojnë Bashkim. Së pari kërkohet Bashkimi i Diasporës për të realizuar synimet tona Kombëtare, përfundoi kryetari i Vatrës.
Konsullja e përgjithshme e Kosovës, zonja Teuta Sahatcija ka falenderuar organizatorët për fetsën dhe i ka përgëzuar ata për organizimin e veprimtarive dhe ka bërë thirrje për të qenë ët bashkuar si komunitet në veprimtari të përashkëta.
Ka përshëndetur edhe zv. ambasadori i Misionit Shqiptar në OKB, z. Arben Idrizi.
Një përshjëndetje të vecantë u ka drejtuar pjesmarrsëve dhe organizatorëve edhe një mysafire e vecantë, pjesë e gjakut arbëror, sic u shpreh ajo, që edhe pse nuk mund ta fliste shqipen, e ndjente veten arbërore. Zonja Victori Muzakaj Murphy, që kishte ardhë nga Teksasi në Nju Jork për të ndjekë veprimtaritë për Heroin, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, tha se ishte pjesë e Trungut të Muzakajve, dhe kishet një gjak, atë arbëror.
Këshilltari i Nju Jork-ut, z. Mark Gjonaj, ka përshëndetur dhe ka përcjellë mesazhe bashkimi. Veprimtari Xhevat Kukaj ka recituar një poemë kushtuar Heroit Kombëtar dhe betejave të tij 25 vjecare, që lartësuan racën arbënore përballë turqëve pushtues.
Pjesmarërsit ndoqën Kumtesat e përgatiura nga Profesori Romeo Gurakuqi, dr. Azeta Zhabjaku Kola, Dr. Pashko Camaj si dhe studiusi Fahri Xhara-lexuar prej Mhill Velaj(Kumtesat i gjeni në Dielli online). Pjesmarrësit shijuan në fund edhe ushqime tradicionale si dhe verën Stone Castel, dhuratë nga biznesmeni Rrustem Gecaj.
- Per me shume fotografi shkoni ne Facebook