2 Qershor 1912, Manchester, New Hampshire. Në dekadën e fundit të shkullit XIX dhe dekadat e para të shekullit XX Shqiptarët e Jugut kur emigruan grupe-grupe në Tokën e lirisë, i mbanin këmbët në Massachusetts, që ishte një nga qendrat më të mëdha mikrpitëse për shqiptarët. Një masë jo e vogël shqiptarësh kishin zënë vend edhe në qytetin e Manchester-New Hampshire, qytet i ndërtuar pranë lumit Merrimack në jug të New Hamshire.Nuk dihet se cfarë i tërhoqi shqiptarët drejt Machesterit, ndoshta një fabrikë e vjetër pëlhurash, që i ka dhënë emër Manchesterit për Industrinë tekstile. Gjithësesi pas themelimit të Federatës, dega e Manchesterit ishte ndër të parat që u planifikua që të formohej në fillim të qershorit 1912.
Organizator i kësaj dege ishte vetë Faik Konica, që së bashku me Imzot Nolin dhe editorin e Diellit Kristo Floqi ishin përgjegjës për ngritjen e degëve.
Para se të formohej dega e Vatrës, në Manchester egzistonte Klubi ”Zgjimi”, në sallën e të cilit u organizua formimi i degës nr.4, degës së Manchesterit. Faik Konica që shquhej për gojtari u tregoi arsyen përse ishin bashkuar shqiptarët në Federatën Pan Shqiptare të Amerikës”VATRA” dhe Misionin e saj Kombëtar. Pastaj bënë zgjedhjet. Pleqësia u zgjodh kështu: Kryetar z. Theodos P. Spiro, Sekretar u zgjodh z. Toli Josif, arkëtar u zgjodh z. Lambi Vangjel Polena, ndërsa pleq u zhjodhën:Z. Haxhi Adem, Spiro Postoli dhe Josif Blushi.
Një degë tjetër në New Hampshirë u themelua kohë më pas, ajo në Laconia. N.H, që mbante numrin 37. Por le të kthehemi tek dega nr.4.
Pesë vjet pas themelimit dega numëronte më shumë se 60 anëtar. Në Ditën e Madhe të 3 Qershorit 1917,në nisjen e Fushatës për Shpëtimin e Shqipërisë nga kjo degë kontribuan 64 vatranë, kontributet e të cilëve ishin sipas kësaj liste:
1-Jace S. Selenica $10.00
2- Qani Sulejman $10.00
3- Hysen Xheladin $10.00
4- Isuf Bejko $10.00
5- Veli Sami $10.00
6-Haxhi Adem $10.00
7-Krati Vangjel $10.00
8-Kosta Isaak $ 10.00
9-Serafim Blushi $ 10.00
10-Emin Kurti $10.00
11- Islam Kurti $10.00
12-Avni Grapshi $10.00
13-Kaman Angoni $ 10.00
14-Qazim Angoni $ 10.00
15-Muhedin Kalo $ 10.00
16- Kadri Çipi $10.00
17- Kareman Çipi $10.00
18- Ymer Hysen $ 10.00
19-Shasho Selo $10.00
20-Miçe Pando $ 5.00
21-Luka L. Blushi $15.00
22- Mihal Nikolla $10.00
23-Vellazeria Filip $10.00
24- Hysen Bido $10.00
25- Qazim Grapshi $10.00
26-Ihmet Poshi $10.00
27-Islam K. Çenko $10.00
28-Serjan Abdall $10.00
29- Xhevdet Harxhi $10.00
30- Siri A. Karagjozi $10.00
31-Ali J. Mertinji $10.00
32-Hasbi Tahir $10.00
33-Ibrahim Xheladin $ 5.00
34-Alex Petro $2.00
35.Muharrem Haasan$ 5.00
36-Koli Lazi $10.00
37-Toli Josif $10.00
38-Adem Ajas $ 5.00
39-Refat Xhemal $ 5.00
40. Nani Dh. Treska $ 5.00
41- Mehmet Jaup $10.00
42- Lili J. Adams $5.00
43-Kosta Vasil $ 2.00
44-Gaqi S. Bellovoda $ 5.00
45. Islam Shasho’ $10.00
46-Toli Naum $12.00
47- Vangjel Kona $ 5.00
48- Kristo Petro $5.00
49-Hamit Hysen $ 10.00
50- Goni P. Spiro $ 5.00
51-Lili Nini $2.00
52- Rrapi Theodor $ 2.00
53-Kristo Grigor $ 5.00
54-Saliko Reso $10.00
55-Isuf Dhrami $10.00
56-Spiro John $2.00
57-John Petro $1.00
58.Thimi Dh. Katundi $3.00
59- Kosta Dimçe $ 1.00
60- Aleks Z. Luarasi $2.00
61-Ali Manastiri $5.00
62-Duçe Ali Manastiri $5.00
63-Andrea Stefan $ 5.00
64- Hysen Abdall $ 10.00
PS: Shuma e përgjithshme e ndihmave të degës Manchester N. H $ 494.00, numri i ndihmëtarëve 64, ndihma mesater $7.84 për person. rekordin e kolonisë në Manchester e mbajti Luka L. Blushi me $15.00.
(Vijon) -Përgatiti:Dalip Greca