FEDERATA VATRA MBYLLI VEPRIMTARITË E VITIT TË KONICËS NË MËNYRË DINJITOZE/
Për një vit, nga Dhjetori i Vitit 2015 e deri në 26 Nëntor 2016, Federata Vatra, organizoi veprimtari kushtuar Faik Konicës. Finalja ishte të Shtunën me 26 Nëntor 2016 me tre veprimtari të përbashkëta: Simpozium kushtuar Veprës dhe Jetës së Konicës, Promovimi i romaneve të Faik Konicës “Martesa e Lejlës” e “Sotiri dhe Mitka”, si dhe Ekspozita për Faik Konicën.Pjesmarrësit ishin të shumtë dhe disa prej tyre e ndoqën në këmbë në fund të sallës, madje dhe në korridor. Kishin ardhë edhe nga Florida, Michigani, Bostoni, Nju Xhersi, dhe Kënektikat.
Simpoziumin e ka hapë kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, i cili u uroi mirëseardhjen pjesmarrësve dhe prezantoi moderatorin e veprimtarisë Profesorin Mithat Gashi, i cili ftoi Pastor Fr. Nathan Preston – nga Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Kollit, për të përcjellë Lutjen Fetare. Ishin te pranishëm edhe Imam Elez Osmani si dhe dom Fran Kola.
Simpoziumi kushtuar Faik Konicës solli kumtesa me nivel shkencor falë punës serioze të studiuesve: Ilir Ikonomi-gazetar në Zërin e Amerikës, autor i librave “Faik Konica- jeta në Washngton”, “Pavarësia-Udhëtimi i Paharruar i Ismail Qemalit” dhe libri i sapobotuar “Esat Pashë Toptani-Njeriu, Lufta, Pushteti”… Z. Ilir Ikonomi solli një kumtesë interesante për Faik Konicën- Diplomat(sa keq që nuk patën rast ta dëgjonin diplomatët tanë në Nju Jork a Washington!), Neka Doko,drejtoreshë e Bibliotekës Fan S Noli pranë Kryekishës së Shëngjergjit në Boston, studiuese e “shkollës franceze”,-solli Kumtesën për Faikun në Harvard; studiuesi Fotaq Andrea,ardhur nga Franca, që solli në këtë vit të Konicës edhe dy librat e tij” Faik Konica-Përlindësi Modern”, një libër i ndërtuar me fletore Koniciane me 450 faqe, si dhe librin me dy romanet e panjohura të Faik Konicës, alias Gjoni i Krujës”Martesa e Lejlës” dhe “Sotiri dhe Milka”, sponsorizuar nga VATRA(fitues i cmimit “Konica”),u paraqit me kumtesën” Roli i “Vatrës” në trajtimin shkencor dhe evidentimin e vlerave të veprës koniciane “.
– Anton Cefa, ish Editor i Diellit, studiues, kritik letrar, poet e publicist, autor i librit fitues të cmimit Konica” Faik Konica:”Për shpiritën e Vatrës jam responsible unë”, dhe shumë librave të tjerë,solli një kumtesë interesante, duke depërtuar në shpirtin konician, studiusja e bibliotekës”Luigj Gurakuqi” në Shkodër, doktorante,kritike letrare, autore librash Arjeta Ferlushkaj,-solli një kumtesë interesante për Albaninë e Faik Konicës, Studiuesit Idriz Lamaj, ish gazetar i Zëri të Amerikës, dhe autor i shumë librave me studime historike,solli kumtesën”MERITA E FAIK KONICËS PËR PËRCAKTIMIN E ALFABETIT TË PËRBASHKËT SHQIPTAR”, studiuesi Agron Alibali, autor i librit fitues të Konkursit të Vatrës” Faik Konica-Dritëhijet e një diplomati” solli kumtesën ” BIBLIOTEKA E FAIK KONICËS, që u lexua nga Asllan Bushati), studiuesi Thanas Gjika,autor librash e një mori studimesh, pjesmarrës në konkursin e Vatrës me librin”“Mosdënimi i krimit është krim i ri”, – solli kumtesën “DOKTOR GJIPERA –ROMANI I PARE REALIST I LETËRSISË SHQIPE.” e lexuar nga Fotaq Andrea) dhe Editori i Diellit, Dalip Greca solli Kumtesën”Faik Konica dhe Gazeta Dielli”. Studiesit sollën këndvështrime dhe interpretime të reja, fakte, dokumente, letërkëmbime, argumente dhe zbulime të reja rreth veprës dhe jetës së Faik Konicës.
Në seancën e dytë u bë promovimi i romaneve të Faik Konicës. Autori-përkthyes që i solli romanet nga frëngjishtja në shqip, Fotaq Andrea, tregoi me detaje se si ra në gjurmë të romave, këshillimet dhe bashkëbisedimet e gjata me ekspetrtë të historisë dhe të Letërsisë, dhe më pas përkthikmi dhe botimi i romaneve. Ekspertja Neka Doko, në fjalën e saj evidentoi vlerat e romaneve.
Vatrani nga Bostoni, Sotir Pani, i biri i ish kryetarit të Vatrës Vasil Pani, dhe i nipi i Josif Panit, nga pionierët e organizimit të Lëvizjes Kombëtare në SHBA, prezantoi librin”At e bir për mëmëdhenë”, libër që i kushtohet babait dhe gjyshit të tij, me botues Kolec Traboini. Edhe ky libër ishte paraqitë në konkursin për Faik Konicën.
***
Në emër të Jurisë të Konkursit për Librat, essenë, studimin më të mirë për Konicën(Vetëm për vitin 2016), Editori i Diellit prezantoi fituesit. Ai falenderoi vatranin biznesmen Zef Balaj,për sponsorizimin e këtij konkursi. Po ashtu iu ndanë “Mirënjohje” studiuesve kontribuesë për Jetën dhe veprën e Konicës.
***
- Kolec Ndoja, Kryetar i degës së Vatrës në South Florida, pasi përshëndeti organizatorët, ligjërusit, vlerësoi figurën e Faik Konicës. Ai u zotua se do të merrte përsipër që me shpenzimet e veta do të vendosë një Bust të Faik Konicës në Shkodër, pranë Kolegjit, ku mësoi Faiku. Inisiativa e tij mori duartrokitjet e të pranishmëve.
Z.Ndoja u zotua se së shpejti do të jepte lajmin e blerjes së shtëpisë të Fan S. Nolit dhe kthimin e saj në shtëpi muze.
Ilir Ikonomi, i dhuroi Kryetarit të Vatrës me dedikim librin e tij më të fundit”Esat Pashë Toptani-Njeriu, Lufta, Pushteti”. Z. Ikonomi tërhoqi vëmendjen për shtëpinë e Faik Konicës në Konicë, të cilën ai e kishte vizituar dhe fotografuar në vitin 2010. Ikonomi kërkoi që Vatra të bëjë përpjeke, duke i kërkuar shtetit shqiptar, që kjo shtëpi në Konicë, së paku të ketë një pllakë ku të shkruhet se aty ka lindë Faik Konica. Autoritetet greke e ruajnë atë shtëpi thjesht si një ndërtesë muslimane për të tërheqë turistët, por nuk japin identitetin e saj.
Pas simpoziumit u shtrua një kokteijl në Bibliotekn e Vatrës.
Në fund të veprimtarisë u vizitua Ekspoziat për Konicën.