Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA përshëndet rezolutën e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë që votoi kundër raportit të ish -të dërguarit të Këshillit të Evropës Dikc Martyt duke i konsideruar të pabaza pretendimet e ngritura në këtë raport. Federata Vatra është e bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër okupatorit serb dhe regjimit gjenocidal të Millosheviçit ka qenë luftë e pastër, e ndershme, e drejtë dhe çlirimtare. Vatra shpreh bindjen e thellë se pretendimet e ngritura në Raportin e Dick Martyt janë të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte. Federata Vatra u bën thirrje edhe institucioneve kombëtare e ndërkombëtare që ta rrëzojnë këtë Raport si të pavërtetë. Vatra, vatranët dhe shqiptaro-amerikanët krenohen me luftën heroike të UÇK-së. Askush nuk do të guxojë asnjëherë që ta njollosë apo baltosë luftën e UÇK për çlirimin e Kosovës. Vatra është e bindur se Lufta e UÇK ishte një luftë e drejtë dhe heroike për t’u çliruar prej gjenocidit e pushtuesit serb.
Me bindje të thellë e respekt
Kryetari i VATRËS
Elmi BERISHA