

10 mendime si do të doja ta shihja unë progesin e Vatrës në kohën tone.
Iris Halili
Kryetare e Deges Vatra Miami
Pa asnjë mëdyshje prej 110- vjetësh shqiptarët brënda dhe jashtë tokës së tyre nuk kanë mundur të krijojnë një institucion të dytë që t’i afrohet Vatrës për nga vlerat memoriale që ka skalituar ndër vite. Vatra është dhe mbetet Vatra ! Ka qënë, është dhe do të jetë tempulli i përpjekjes shqiptare në emigracion për t’ju gjendur sa më pranë bashkëkombasve në Shtetet e Bashkuara apo kudo në botë , ka qenë dhe është e para në veprim për çështjet kombëtare apo në përcjellje të mesazheve të paqes, tolerancës dhe demokracisë. Ka qenë dhe është mikpritëjsa e të gjithë lidereve shqiptarë sikur dhe përçuesja e zërit të bashkëkombasve shqiptarë në nivelet më të larta të dimplomacisë. Nuk ka institucion të dytë në rrethet shqiptare që kurrë se humbi as emrin, as identitetin dhe as misionin e saj që çdo shqiptar në SHBA të mos i harroj rrënjet ,ti dojë dhe vlerësojë ato, si dhe të dojë dhe respektojë vendin qe i mirepriti në çdo kohë -SHBA. Vatra mbetet një institucion shqiptar sa shpirtëror aq dhe popullor. Vatra është vatra!
Në këto ditë celebrimi të 110 -vjetorit të Vatrës , si dhe në përfundim të kuventin të saj unë po hedh disa ide se si ky institucion i vyer , kjo vlerë kombëtare do të duhej t’i përshtatej sipas meje kohës që po jetojmë .
- Së pari, Vatra do të duhet t’i përshtatet botës së informimit në të cilin jetojmë. Sot ajo nuk se ka misionin vetëm të informoj, pasi aktualisht edhe mediat nuk e kanë më atë qëllim parësor ngaqë social media mbetet informuesja më e shpejtë dhe e drejpërdrejtë . Sot misioni i Vatres është t’i qartësojë bashkëatdhetaret duke u përcjellë mendimin e balancuar , të pjekur , intelektual dhe paqësor.
- Sipas kanunores , misioni i Vatres nuk është të merret me politikë. Megjithatë sikur thonte Noli: “politika është si mezeja ,, hyn në do tavoline” , ndaj dhe Vatra sado të përpiqet nuk mund ta shmag atë, por e rëndësishme është që Vatra t’i shërbejë interesave të shqiptarëve dhe të mos druhet të thotë fjalën e saj qartazi kur kupton se keto interesa po shkelen apo keqpërdoren nga palët. Vatra nuk ka pse hyn në debatin politik të ditës , por gjithmonë të jetë e ekuiliburar dhe të mos hesht para së vertëtës duke patur vetëm një interes: bashkimin e shqiptarëve dhe mos lejimin e përçarjes së tyre.
- Sot Shqiptaret e shpërndarë anembanë globit më shumë se kurrë kanë nevojë të duan njeri – tjetrin dhe të mos harrojnë rrënjët. Është fatkeqesi që në qytetet kryesore të SHBA ku ka edhe mbi 100 mijë Shqiptarë ende nuk ka një skedar organizimësh, që do t’i mblidhte shqiptarët pranë njëri -tjetrit përtej koncerteve apo mbrëmjeve gala!! Ne duhet të jemi më krijues në organizimet për komunitetin tone.
- Unë mendoj gjithashtu se Vatra duhet të institucionalizoj suportin që duhet të ketë emigranti shqiptar që vjen me banim në SHBA . Çdo emigrant duhet të ndihmohet nga bashkëkombasit me banim në SHBA dhe Vatra duhet të marr rolin e ndërmjetësit në këtë mision integrimi të emigrantëve të rinj.
- Degët duhet të bënen me aktive në publikimin e ngjarjeve apo historive të shqiptare në Shtetet apo qytetet përkatëse . Këto të trajohen nga vetë degët dhe të botohen në Gazetën Dielli në një apo gjysëm faqe , ku seicila degë gjen hapësirë sipas anëtarësimit që ka . Po këtu të bëhen edhe njoftimet për emigrantet e rinj që janë vendosur ne shtetin/qytetin përkatës si dhe të njoftohen bashkëkombasit për ndihmën që mund të japin në mënyrë që emigrant i ri të ndihet sa më i mirëpritur.
- Vatra duhet t’ i mbledhë rreth vetes të gjithë Shqiptarët pasi ajo është shtëpia e përbashkët e të gjitheve , por mbi të gjitha duhet të synojë të afrojë brezin e dytë të emigrantëve, të rinjtë që kanë lindur në SHBA apo edhe atyre që kanë ardhur këtu shumë të vegjël.
- Vatra me patjeter duhet të gjejë të gjitha mjetet dhe mundësitë për të hapur shkolla Shqipe në të gjitha kryeqendrat e SHBA ku ka emigrantë shqiptarë dhe në asnjë rrethanë të mos jap skolarshipe nëse kandidati nuk di gjuhën e nënës – të shkruar , të folur dhe të lexuar . Kjo duhet të jete e vendosur qartazi në rregulloren e skolarshipeve, pasi është fatkeqësi e madhe që emigrantët shqiptarë nuk u flasin apo mësojnë fëmijve të tyre gjuhën që na bën krenarë si komb e na bashkon të tanëve.
- Është jo elegante që takimet apo tavolinas e Vatres nuk sheh asnjë zonjë, apo sheh një apo dy. Personalisht jam e kënaqur që me hapjen e deges më të re të Vatrës në Miamit nëntorin e kaluar, 75% e anëtarëve janë zonja. Ky model duhet të shoqërojë çdo degë të Vatrës. Prania e zonjave në Vatër do të risë edhe më shumë numrin e anëtarësisë si dhe do ti jap këtij institucioni dimensionin e kohës që jetojmë.
- Nëpërmjet gazetës Dielli, Vatra gjithashtu duhet t’i bëjë edhe më shumë reklamë bizneseve Shqiptare në SHBA, të promovojë suksesin e tyre dhe ti ofrojë ata të kontribojnë edhe më shumë në aktivitetet e Vatrës.
- Komuniteti shqiptar duhet te afrohen ne Vatër duke ju propozuar projekte sa më ambicioze që do tu shërbenin planeve të tyrë të biznesit, profesionit, planeve intelektuale etj . Vatra duhet të jetë qëndra , shtëpia ku shqiptarët e SHBA-së jo vëtëm që kërkojnë zgjidhjen por edhe e gjejnë atë!
Kështu do të doja ta shihja unë Vatrën në shekullin që jetojmë !
Në kohën tonë misioni i Vatrës nuk është vetëm të mbajë të ndezur frymën që krijuan etërit por edhe të kryejë ndryshime që nëse nuk kihen në përparësi do e bëjnë këtë institucion të mbetet me tëpër një mision simbolik sesa një ndërmarrje aktive. Dhe asnjë nga ne nuk e duam këtë. Ne duam që Vatra të jetojë përjetësisht bashkë me veprën e të gjithë bashkëatdhetarëve që i dhanë asaj emër për më shumë se një shekull. Dhë për këtë asnjëherë nuk duhet të harrojmë se kohët e reja kërkojnë të përshtatemi me ide të reja, që padyshim sjellin sfida të reja!