
Me këtë rast, Vatra shpërndau dhurata dhe lodra për fëmijët e Shkollës Shqipe Vatra, si dhe për të gjithë fëmijët e tjerë të pranishëm.
Gjithashtu festuam edhe ditëlindjen e Mars Dulatahut, një nga nxënësit tanë të dashur. Mars, Zoti të dhëntë shëndet të plotë dhe edhe 100 vite të tjera të mbushura me bekime, gëzime e lumturi!![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Të pranishmit sollën dhe shijuan bashkë ushqime të shijshme tradicionale shqiptare, duke krijuar një atmosferë vërtet familjare e të ngrohtë.
Vatra Tampa Bay falënderon nga zemra të gjithë prindërit dhe të pranishmit për kontributin dhe pjesëmarrjen e tyre të çmuar. Një falënderim i veçantë shkon për znj. Migena Canhasi për dekorimet e mrekullueshme!
Vatra Tampa Bay i uron të gjithë komunitetit shqiptar në Tampa Bay e më gjerë: Për shumë vjet Gëzuar Festat e Fundvitit! Ardhtë viti 2026 i bardhë, i bekuar, dhe me plot begati!![]()
![]()
![]()
![]()