
E nderuar familja patriotike Murtezani
Fort i dashur e i nderuar miku ynë i shtrenjtë dhe i çmuar Skënder
Me keqardhje të thellë e dhimbje mësova lajmin e largimit nga jeta të Nanës sate të dashur e të pa harruar Sabrije. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjelli ngushëllimet tona më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen e Nënës suaj të dhembshur e të pazëvendësueshme. Një grua fisnike shqiptare që la pas një trashëgimi familjare e atdhetare të shkëlqyer.
Zoti ju dhashtë forcë për të përballuar pikëllimin për humbjen e njeriut tuaj të shpirtit e të zemrës.
Të gjithë bashkë si vatranë jemi pranë jush e familjes Murtezani, familjarëve, miqve e dashamirësve tuaj në këto ditë të vështira trishtimi e lamtumire.
Ta kujtoni përjetë e mot me nderim dhe respekt të veçantë Nanën tuaj të paharruar.
Jeni në lutjet dhe mendimet tona të përshpirtshme.
Sabrija pushoftë në paqen e përjetshme. Dritë e bekim iu bëftë shpirti i saj.
I pikëlluar
Pranë jush dhe me nderime
Kryetari i VATRËS
Dr.Elmi BERISHA