Në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, të gazetës Dielli dhe të familjes sime ju shpreh ngushëllimet më të dhimbshme familjes Dedushaj, miqve e bashkëpunëtorëve, për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Isuf Dedushaj një ndër personalitetet më të shquara të shkencës dhe mësimdhënies në Kosovë.
Kosova dhe shkenca kombëtare humbi një personalitet të shquar e të spikatur që dha kontribut të jashtëzakonshëm në institucionet kërkimore e shkencore dhe edukimin e gjeneratave.
Profesor Dr. Isuf Dedushaj me kontributin e tij themelor si mjek-epidemiolog, profesor universitar, doktor i shkencave të mjekësisë dhe ish-drejtor ekzekutiv i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, la pas një trashëgimi të shkëlqyer dhe frymëmuese për brezat që vijnë.
Ngushëllime të sinqerta për familjen e miqtë e tij.
Pushoftë në paqen e përjetshme.
Me nderime e respekt
Kryetari i Vatrës
Dr. Elmi Berisha