E nderuar familja Paloka
Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta e më të dhimbshme për ndarjen nga jeta të mikut, veprimtarit, bashkëpunëtorit tim të ngushtë që nga periudha e Lidhjes Demokratike të Kosovës në New York e deri në proceset e pavarësisë së Kosovës, Pashk Palokës.
Jemi pranë familjes në këto momente trishtimi e lamtumire.
Veprimtari, atdhetari e aktivisti i shquar i komunitetit shqiptar në New York Pashk Paloka pushoftë në paqen e amshuar dhe ju qofshi jetëgjatë.
Të rroni e ta kujtoni me nderim e respekt përherë Pashk Palokën e pa harruar.
Lusim Zotin për shpirtin e tij.
Pranë jush dhe me nderime
Kryetari i VATRËS
Dr. Elmi BERISHA