VATRA URON AMBASADOREN BESIANA KADARE PER ZGJEDHJEN ZV/PRESIDENTE TE ASAMBLESE SE OKB NE SESIONIN E 75/
Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”falenderon ambasadoren e Republikës së Shqipërisë Besiana Kadare për zgjedhjen në postin e lartë të Zv/Presidentes të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara!
Ambasadorja e Shqipërisë Besiana Kadare do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG, ku përfshihen shtetet e Ballkanit, Europa Lindore, Rusia, Ukraina, Bjellorusia, Azerbajxhani, Armenia etj.
Sesioni i sivjetshëm do të mbahet në shtator, por ndryshe nga tradita e përvitshme, nuk do të ketë delegecione nga shtetet e botës për shkak të krizës së koronavirusit.
Zgjedhja e znj Besiana Kadare në postin e lartë të Zv/Presidentes të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët dhe Vatra dëshiron që ambasadorja Kadare, e bija e shkrimtarit të Shquar Ismail Kadare, të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë dhe të jap kontribut të rëndësishëm gjatë Sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Vatra dëshiron që ky pozicion të shfrytëzohet në mënyrë diplomatike edhe për të shtuar njohjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
Vatra i uron suksese Ambasadores Kadare në detyrën e rëndësishme!
KRYETARI I FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMËERIKËS”VATRA
ELMI BERISHA