
Të dashur bashkombas të besimit Islam
Më lejoni që në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, të familjes sime dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht: Gëzuar Fitër Bajramin.
Në këtë festë të shenjtë çdo besimtar përulet para Zotit të gjithësisë në shenjë mirënjohje e falenderimi për kalimin me lutje e sakrificë të një muaji të madhërishëm e përshpirtshmërie ndaj Zotit.
Uroj nga zemra që ta kaloni gëzuar dhe me lumturi me familjen dhe njerëzit tuaj të zemrës.
Mësimet dhe bekimet e Zotit ju shoqërofshin përgjatë gjithë jetës suaj të dashur miq.
Kjo festë e shenjtë na fton për vepra të mira, reflektim, bamirësi, përkujdesje ndaj të pamundurve në shoqërinë tonë.
Kjo festë e madhe le të na zgjojë dëshirën për të falur, për të dashur dhe për të dhënë më të mirën nga vetja jonë.
Gëzuar nga zemra.
Me respekt e gëzim
Kryetari i VATRËS
Elmi BERISHA