
Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra uron të gjithë besimtarët shqiptarë bektashi: Gëzuar festën e Sulltan Nevruzit. Kjo festë e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe ardhtë e begatë dhe e bekuar për çdo familje shqiptare. Sot më shumë se kurrë lutemi për paqe dhe për shpresë. Le të triumfojë Dashuria mbi urrejtjen, zhvillimi e paqja mbi luftën, e mira mbi të keqen, progresi mbi regresin, gëzimi mbi trishtimin, vëllazëria mbi konfliktin. Në këtë ditë feste të bëkuar, lusim Zoti ti pastrojë mendjet dhe zemrat e mbushura me urrejtje, smirë, karrierizëm, egoizëm, xhelozi dhe të jetë një pranverë e jashtëzakonshme pastrimi, lulëzimi, zhvillimi e përparimi për çdo besimtar dhe për çdo shqiptar.
Gëzuar nga zemra
Kryetari i Vatrës
Elmi Berisha