
Të nderuar bashkombas të Krishterë,
Të dashur vëllezër e motra vatranë,
Më lejoni që në emër të Federatës Pan–Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, në emrin tim personal dhe të familjes sime, t’ju uroj: Gëzuar e Përshumëvjet Krishtlindjen. Në këtë natë të shenjtë të lindjes së Krishtit, me besim, me shpresë dhe me zemrën plot, uroj për ju e familjet tuaja çdo bekim, mirësi, paqe e begati prej Zotit të gjithëpushtetshëm.
Krishtlindja është festë e dritës, besimit dhe shpresës. Kjo Krishtlindje na bashkon dhe na afron më shumë me njëri-tjetrin, na ndez e ngroh zemrat tona bujare, na fton për më shumë dashuri për çdo njeri, për falje ndaj keqbërësve, solidaritet me të pamundurit, dhembshuri për skamnorët dhe paqe shpirtërore.
Bekimi i Krishtit, dashuria, sakrifica, mirësia, shpresa, besimi dhe fuqia hyjnore le të jenë e vetmja forcë që udhëheq zemrat e mendjet tona për një jetë dhe një botë të udhëhequr prej bekimeve e mësimeve të të madhit Zot.
Bekimi dhe fjala e Zotit mbretëroftë përjetë e mot në çdo vatër të familjeve të nderuara e të bekuara shqiptare.
Më gëzim të veçantë e çdo të mirë për ju
Kryetari i VATRËS
Dr. Elmi BERISHA