
Të dashur vëllezër e motra vatranë,
Më lejoni që në emër të Federatës Pan –Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës DIELLI, në emrin tim personal e të familjes sime, t’ju uroj: Gëzuar Vitin e Ri 2026.
Qoftë një vit i jashtëzakonshëm për secilin prej jush. Uroj me shpirt të keni shëndet, sukses, mirësi, begati e mbarësi në familje, punë e çdo angazhim profesional. Dalshi faqebardhë në çdo betejë e sfidë dhe suksesi qoftë kryefjala e përpjekjeve tuaja të frytshme për komb, atdhe e komunitet. Zoti ju gëzoftë, Zoti ju bekoftë përjetë e mot.
Kam një urim special për bashkëpunëtorët e ngushtë në Kryesinë e Këshillin e Vatrës e mbarë vatranët, mirënjohje dhe respekt për punën tuaj të shkëlqyer. Jeni krenari, forcë dhe motivim për të çuar përpara punët e mëdha kombëtare që na presin në vitin që po vjen.
Ju falënderoj me përulësi e mirënjohje të thellë për mbështetjen e pandalshme, durimin dhe përkushtimin tuaj patriotik, intelektual e njerëzor.
Me krenari të veçantë e dinjitet moral e njerëzor, Federata Vatra po vazhdon të udhëheqë proceset kulturore, atdhetare, komunitare, patriotike e mbarëshqiptare në mërgatën shqiptare të Amerikës.
Drita, shpirti, shpresa, begatia, gëzimi, lumturia, dashuria dhe bekimi i Perëndisë mbretëroftë në çdo vatër të familjeve të bekuara e të nderuara shqiptare.
GËZUAR
Zoti i bekoftë shqiptarët, Shqipërinë, Kosovën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miqtë e Vatrës, aleatët e miqtë e kombit tonë.
Më gëzim të veçantë dhe lumturi për të gjithë ju
Kryetari i VATRËS
Dr. Elmi BERISHA