Kryetari I Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, z. Dritan Mishto I shoqëruar nga zv. Kryetari Agim Rexhaj, anëtarët e Kryesisë Zef Balaj, Marjan Cubi, anëtari i Këshillit të të Urtëve Zef Përndocaj dhe editori I Diellit, vizituan mbrëmjen e së Enjtes, 28 dhjetor 2017, Presidentin e Nderit të Vatrës, z. Agim Karagjozi, në shtëpinë e tij ne Floral Park, NJu Jork.
Z; Agim Karagjozi, i dekoruar nga presidentet e Shqipërisë me dekoratën Nderi I Kombit” dhe me Urdhërin e Artë të Shqiponjës, si dhe Qytetar Nderi i Gjirokastrës, është vatrani me i hershëm në Vatër, që nga viti 1956, dhe që e derjtoi Vatrën për 2 dekada, dha dorëheqje për arsye moshe me 18 Mars 2010, është President Nderi I Vatrës.Karagjozi uroi z. Mishto për zgjidhjen në krye të Vatrës gjatë Kuvendit të fundit të Vatrës dhe e përgëzoi për gjallërimin e Vatrës dhe veprimtaritë që ajo po organizon. Ai tha se në kohën e tij,atij dhe brezit të vet, iu desh që të luftonin për mbiejtesën e Vatrës, kohë e cila ka mbetë pas dhe ky rrezik fatmirsisht nuk është më sot.Karagjozi kujtoi veprimtaritë e Vatrës në kohën e tij, vizitat në Kosovë dhe Shqipëri, takimet dhe miqësia me Azem Hajdarin dhe Ahmet Krasniqin, vizitat e vështira në Tropojë në verën e vitit 1988, dhe kontributet që dërguan vatranët për Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, ndihmat për të plagosurit e Luftës në Spitalin e Tropojës etj.
Kryetari i Vatrës, z. Mishto e falenderoi z. Karagjozi për kontributin dhe drejtimin e Vatrës. Ju dhe brezi Juaj , tha ai, keni meritan që e mbajtët gjallë me sakrifica Vatrën dhe dhatë gjithcka nga vetja. Është detyra jonë që ta vitalizojmë vatrën dhe ta mbajnë atë në krye të Diasporës dhe të kryejmë detyrën ndaj Çështjes Kombtare dhe ndaj Amerikës.
Më pas z. Mishto e informoi z, Karagjozi për veprimtaritë e fundit të Vatrës dhe degëve të saj nëpër shtetet e Amerikës.Ai I tregoi edhe për vlerësimin e punës së vatranëve që kane mbi 50 vjet anëtarësi e aktivitet në Vatër. Z. Karagjozi e vlerësoi si një ide pozitive vlerësimin e vatranëe të vjetër si dhe vizitat në shtëpitë e vatranëve të vjetër.
Në bisedën e ngrohtë ishte i pranishëm edhe I biri i z. Agim, Zyhdi Karagjozi, biznesmen dhe anëtar i Këshillit të Vatrës. Ai shfaqi shqetësimin për përfshirjen e rinisë shqiptare në veprimtari kriminale dhe shfaqi mendimin se Vatra duhet të punojë më shumë në këtë drejtim.
Gjatë bisedës u sollën në kujtesë shumë veprimtari të Vatrës në kohën që z. Karagjozi ishte në krye të Vatrës.
- Karagjozi falenderoi për vizitën, ndërsa kryetari i Vatrës dhe shoqëruesit e tij e falenderuan për mikpritjen dhe i uruan shëndet dhe e uruan për Vitin e Ri 2018.