Nga Valentin Lumaj/
E njohur tashmë si një nga Degët më të vjetra të Vatrës ( Dega 33 e Detroitit ) shtohet me “vatranin” më të ri, të cilin Kanunorja “se pranon”, por gjyshi i tij ka vendosur t’i paguaj kuatizacionin per vitin 2014 dhe vitet ne vazhdim. E ky është Emiljano Rakaj, djali i sapolindur i Sekretarit e Vatrës për Degën e Detroitit, Mondi Rakaj. I ati i Mondit, Pal Rakaj e ka vendosur këtë pa asnjë ngurrim, sapo Emiljano ka lindur. “ Ja edhe vatrani më i ri”, – thotë Pali, kur na fton për një kafe, e cila siç shihet i kalon kufijtë e kafes.
Të pranishëm në këtë gëzim ishin Don Fran Kola, Famullitari i Kishës Katolike të Shën Palit, një nga Qendrat më të njohura fetare dhe kombëtare në emigracion, Alfons Grishaj “ Pishtar i Demokracisë” dhe Kryetar i Degës së Vatrës në Michigan, Botuesi Pjeter Jaku, aktivistet e njohur Kujtim Qafa, Julian Çefa etj.
Përshëndetjet dhe urimet në raste të tilla janë të pakursyera, ashtu siç janë dhe deshirat e secilit për të marrë pjesë në gëzime si ky. Secili prej nesh e ka pasë një ditë të tillë, mvaret se si e kanë përjetuar dhe se ku. Në emigrim, gëzimi i lindjeve bëhët i dyfishtë. Çdo njëri i lindur në emigracion mbart me vete gjithë jetën peshën e dy atdheve, atdheun e babait dhe të kombit prej nga vjen dhe atdheun ku ka lindur. Të lindësh në Amerikë është një privilegj që shumëkush në botë e deshiron. Fëmija, natyrisht nuk e din se ku ka lindur, por e ndjen dorën e një vendi si Amerika dhe, disa herë më mirë është kur e ndjen edhe dorën e përkushtimin e prindit.
Emiljani, si dhe shumë fëmijë të tjerë shqiptarësh dhe nacionalitetesh të tjera, që lindin në Amerikë, kanë nevojë për një pikë reference në patriotizmin dhe frymën kombëtare, me të cilën duhen rritur dhe për të cilën i detyrohen gjithë jetën prindërve, atdheut dhe fëmijëve të tyre. Vitet kalojnë shpejt e asgjë nuk duhet lënë për nesër, ndaj “ nxiton “ Pal Rakaj për ta “berë” anëtar të Vatrës, ndaj gëzohet Nëna Gjyle, ndaj ndjehet mirë nëna që e lindi Matilda që para pak muajsh e la atdheun, ndërsa Fredi, xhaxhai i Emiljanos, mendon se si do ketë fatin e tij dhe të gjithë e urojnë dhe presin dasmen!
Mondi, tashmë baba mediton familjen, të nesërmen, duke parë në sytë e tij të qeshur, Palin dhe Gjylen, Ferdin dhe motren, duke parë gjithë udhën, prej nga erdhi deri këtu.
Le të kemi sa më shumë fëmijë e prindër të tillë për t’i shtuar atdheut, për t’i shtuar shqiptarisë një vatran si Emiljani!
Jete te gjate vatra it te vogel.Le te jete Emiliani i sapo lindur vazhdimesia e asaj qe me mund e sakrifica te paret e tij e ngriten. Le te jete anetaresia tij ne Vater ajo qe per Komb e Ceshtje Kombetare shqiptaret nuk kane moshe. Urime familjes Rakaj per kete dhurate te cmuar te Zotit. nga i cili Ai ka marre bekimin
Te Pershendes Nazo Veliu,
Te uroj Gezuar e Pershumvjet Vitin e Ri 2014 Ty dhe familjes tende. Te Falenderoj nga zemra per urimet tuaja te perzemerta per gezimin tone familjar qe na ka Gezuar pa mase tani para festave. Une dhe Baba I’m shprehem Deshiren qe ta rregjistrojme qe diten e lindjes Vatran. Ju pergezoj per missionin / punen tuaj te Shenjte ne Qender ne New York. Urime edhe nje here e shpresoj te shihemi shpejt ne New York ne Kuvendin e Vatres .
Te fala te gjithe Shokeve
Me Rrespekt
Mondi Rakaj
Vatra Michigan