Nga Frank Shkreli/
Historiani shqiptar Kastriot Dervishi ka botuar ditët e fundit një dokument, sipas të cilit provohet se Nexhmije Hoxha, bashkshortja e diktatorit komunsit shqiptar, Enver Hoxha, në rininë e saj, para se të behej komuniste e devotshme, na paska qenë e regjistruar në Partinë Fashiste. Megjithëse dokumenti konsiderohet original, disa janë shprehur se Nexhmije Hoxha nuk ka qenë fashiste por vetëm e regjistruar në Rininë Fashiste. Ky pretendim është sikur të thuash se “pionerët e Enverit” nuk ishin komunistë dhe nuk mbështesnin regjimitin e tij brutal. Dihet se organizata të tilla kishte nën fashizëm dhe nën komunizëm. Më kujtohen zgjedhjet e para “pluraliste” të vitit 1991, kur isha në Tiranë me delegacionin e parë të Departmentit të Shtetit për të hapur ambasadën e parë amerikane atje dhe për të marrë pjesë si vërejtës në ato zgjedhje. Kujtoj rastin kur për herë të parë, me të arritur në Tiranë, na ra në dorë lista e partive të regjistruara që do të merrnin pjesë në zgjedhje, ku përveç Partisë së Punës, Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane ishin të renditura edhe Fronti Demokratik, Bashkimi i Grave, Bashkimi i Rinisë, Partia Agrare, Komiteti i Veteranëve dhe kandidatë të “pavarur”. Reagimi i parë i kolegëve të mi amerikanë ishte pozitiv se në sipërfaqe dukej si një garë elektorale me të vërtetë pluraliste, por entuziazmi i tyre u shua shpejt kur u thashë se këto organizata ishin satelite të Partisë së Punës dhe se garonin me të njëjtit kandidatë koalicioni të PPSH-së dhe si të tilla ishin krejtsisht të varura nga PPSH-ja. Me këtë dua të them se në këtë mënyrë vepronte edhe fashizmi në rininë e Nexhmijes, ndërsa krijonte organizata të ngjashme satelite si këto të Partisë së Punës së Shqipërisë më vonë për tu dukur më “demokratike” dhe më “gjithëpërfshirëse”. Nuk ka aq shumë rëndësi nëse Nexhmije Hoxha e pranon vërtetësinë e dokumentit që provon antarësimin e saj në Partinë Fashiste, ose jo. Është e natyrshme që ajo do të përgnjeshtrojë një gjë të tillë. Ç’pret tjetër. Por ajo nuk mund të mohojë gjërat e përbashkëta që, sipas studiuesve dhe historianëve perëndimorë, ekzistojnë midis komunizmit dhe nacizmit. Me Nexhmijen dhe me antarsimin e saj në Partinë Fashiste le të merren historianët, por deshta vetëm të ve në dukje atë që me qindra historianë dhe ekspertë perëndimorë, të cilët me librat, me dokumentarët, me studime dhe analiza të ndryshme kanë dokumentuar historikisht dhe shkencërisht, se këto dy regjime ekstremisht brutale të shekullit të kaluar, kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe si diktatura, pavarsisht se përpiqen të dallohen nga njëra tjetra, në të vërtetë janë njësoj, sidomos për nga brutaliteti qqë kanë përdorur ndaj kundërshtarve të vet dhe të tjerëve. Prandaj nga ky këndveshtrim nuk është vështirë të shihet se kalimi i Nexhmije Hoxhës nga Partia Fashiste në Partinë Komuniste, duhet të ketë qenë një vendim jo vetëm oportunist, por edhe krejtsisht i natyrshëm për të, kur të merren parasyshë ngjashmëritë midis dy ideologjive totalitare, komunizmit dhe fashizmit. Siç thashë më lartë, në botën perëndimore ka një literaturë të pasur, librash, studimesh dhe analizash mbi baraz-vlerat dhe ngashmëritë – si në teori ashtu edhe në praktikë — midis këtyre dy ideologjive radikale të cilat gjatë shekullit të kaluar sollën pasoja të tmershme katastrofike për Europën dhe për mbarë botën, me pasoja të cilat shihen edhe sot e kësaj dite në shumë vende ish-komuniste, përfshirë edhe Shqipërinë.
Një ndër këto studime akademike është edhe libri i botuar para dy tre vitesh nga Profesori i Shkencave Politike të Universitetit Maryland këtu në Shtetet e Bashkuara, Vladimir Tismeanu, me titull, “Djalli në Histori – Komunizmi dhe Fashizmi”. Në këtë studim, Profesori amerikan Tismeanu, me origjinë nga Rumania, krahason komunizmin me fashizmin, si dy sisteme garuese me njëri tjetrin, por gjithashtu edhe si dy sisteme që për nga zhvillimi dhe ushtrimi brutal i pushtetit, puqen në ideologjinë e tyre të totalitarizmit djallëzor, në emër të parimit të një nështrimi të përgjithshëm skllavërues të njeriut ndaj regjimit. Profesori Tismeanu krahason ngjashmëritë midis këtyre dy sistemeve politike më të përgjakshme që ka njohur historia. Në librin e tij, “Djalli në Histori”, Profesori i Universitetit Maryland shqyrton, ndër të tjera, se si është e mundur që frymëzimet utopike që u propaganduan nga regjimet komuniste dhe fashiste në Europë fillim shekullin e kaluar për një revolucion botëror dhe rilindje kombëtare, të këtheheshin në regjime vrasëse. Si është e mundur që një gjë e tillë të ndodhte? Si është e mundur që dy sisteme, që në sipërfaqe dukeshin si krejtsisht ndryshe nga njëri tjetri, të bënin krime të përmasave të tilla kundër njerëzimit, duke krijuar Auschwitzin nazist dhe gulage komuniste anë e mbanë Europës. Libri në fjalë u përgjigjet disa pyetjeve themelore mbi moralin dhe politikën, që do e s’do, janë pyetje që rrjedhin nga krahasimi i ngjashmërive midis nacizmit dhe komunizmit, dy sisteme që më në fund, nënvijon autori, dështuan mizorisht ekonomikisht dhe politikisht, por që përfunduan në humbje të mëdha në jetë njerzish të pafajshëm. Një ndër shqetësimet e tij është përballimi ose mungesa e përballimit me historinë. Profesori Tismeanu shkruan se është me rëndësi të përballohemi me të kaluarën. Për tu marrë me të kaluarën, sado e vështirë të jetë ajo, është një lloj terapie për individët dhe për shoqërinë, thotë ai. Tismeanu thekson se nuk mund të ketë heshtje ose të ndërtohet një mur që të ndajë të tashmen nga e kaluara e turbullt, nëqoftse një shoqëri është seriuoze dhe dëshiron t’a distancojë veten nga tmerret e nacizmit dhe të komunizmit.
Profesori Tismeanu shkruan se megjithëse regjimet totalitare të shekullit të kaluar identifikohen me emërat e Leninit, Hitlerit, Stalinit dhe adhurueseve të tyre komunistë anë e mbanë Europës dhe ndonëse këta ishin të pa moral dhe vrarës psikopatë, është e vështirë, thotë ai, të shpjegohet mbështetja ndaj këtyre diktatorëve të cilët konsideroheshin si perendi nga turma të mëdha të popullit. Është vështirë të shpjegohej, jo vetëm atëherë, por edhe sot, përkrahja që vihet re nga një numër nostalgjikësh, sidomos ndaj komunizmit dhe ndaj këtyre diktatorëve të mëdhej dhe atyre më të vegjël, si Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxha. Për të kuptuar barbarizmin e këtyre dy regjimeve – komunizmit dhe nacizmit – profesori Tismeanu thotë se është e nevojshme që sot të përballemi me teoritë dhe praktikën e këtyre regjimeve si dhe me mendimet dhe ideologjitë që frymëzuan një shkatërrim të tillë në masë, nga dy sisteme: komunizmi dhe nacizmi, njëri i të majtës ekstreme dhe tjetri i të djathtës ekstreme, por të cilët në fund të fundit, kanë aq shumë gjëra të përbashkëta midis tyre.
Prandaj, debati aktual nëse Nexhmije Hoxha ishte anëtare e Partisë Fashiste, e Rinisë Fashiste a po e Partisë Komuniste, nuk ka asnjë rëndësi fare, pasi këto sisteme nuk dallohen shumë nga njëri tjetri. Njëri sistem nuk ishte më i mirë se tjetri, përkundrazi, ata puqen me njëri tjetrin për nga brutaliteti dhe për nga krimet kundër njerzimit. Shoqja Nexhmije duket se e paska ndjerë veten rehat si në njërën ashtu edhe në tjetrën. Më rëndësi ka zhvillimi i një debati serioz se si të shkëputet Shqipëria dhe shqiptarët njëherë e mirë nga trashëgimia e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe Nexhmije Hoxhës. Kur do të marrë marrë fund periudha e ashtuquajtur “post-komuniste”? Kur do të ndahet kjo klasë politike, qeveritë dhe autoritetet post-komuniste shqiptare të 25-viteve të fundit nga sjelljet autoritare të para-ardhësve të tyre komunistë? Kur do të hapen dosjet, që e vërteta të dalë në dritë, që e bardha të ndahet nga e zeza, më në fund. Njëri nga deputetët socialistë shqiptarë u shpreh ditët e fundit se anti-fashizmi është një vlerë perëndimore, gjë që është e vërtetë. Por deputeti socialist dështoi të thonte njëkohsisht se edhe anti-komunizmi është një vlerë perëndimore. Pa vlerat perëndimore anti-komuniste dhe anti-fashiste dhe pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, zor se ishte fituar lufta kundër fashizmit dhe komunizmit. Vlerat perëndimore nuk mund të pretendohen duke ruajtur me fanatizëm trashëgiminë e regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës. Për hir të vlerave perëndimore, kemi nevojë për pak më shumë dritë nga ajo periudhë e errët, ju lutem!
Ballina e librit “Djalli në Histori” e autorit amerikan me origjinë rumune, V. Tismeanu
a kritikudr. says
Shqiperia esht ne rrugen e komunizmit.Nexhmije ka denure ashper njrzit qe nuke kishin pikpamje Si ajo apo bashkshorti.
prandaj devijoj e nuke Na dha doren ,ne rrjeshtin e populit.shume,besoj e Mebane mend kalove dh persona. ???????? hypocrite ,intriganete.kane vra njerzite ne prapa scene Kane humbur gjurm,ja Humber varrin,emrin nuke ja shkruan kerkund ne historic.
Mr Butka kerkon drejtesi.Jam I sigurte ska per Ta gjetur drejtesin ndofta behet ndonje leshim me kaluar radhen.Por gjaku I atyre qe luftuan kinder nzifashizmit duhet vlersohet.
A munde te Bejn partite e sotme?? Jo.Sepse jan Pickett e komunizmit ne cdo meter katrore.Oh se mos gjindet documente dhe per bashkshortin-e.h..Ateher do dale te them ”rrofte komunizmi me te made”.?po nexhi komunistve shqiptare pse nuke ju a njohu vjetersin e vitit 41,por thane ata jane antar Pkj.Jo nexhjmje te gjth Ata Kane qen antar pksh emin Duraku,Fadil Hoxha,imer pula ?xhavita Nimani ,dhe Formuan organ e parties ne gjakon e prizren.enveri ju than”hyni dhe ne shqiperi e krijoni organizate atje.
Ne 43 Titua me nene e vukmanovic tempos I preu mardhenjet partikake me krahintat shqiptare..por p.kmiuniste e juaj nuk ju a njohu shqiptarve te shqiparise vjetesrin asaj kohe ???????????
Jakov says
E kam thene shume here se sistemi qe u krijua ne Shqiperi pas 1944ishte nje forme analoge e kalimint nga nje diktature ne tjetren ,madje me e qe see para .29 nentorin e vitit 1944 do ta kujtojme vetem se nje pushtim te ri te Shqiperise nga ata qe pretenduan se po krijonin nje sistem demokratik me liri per popullin ,pa dhune e mashtrime .Ajo qe u krijua ne fakt ishte ana tjeter e se njejtes medalje –dhune kunder popullit ,shtetezime ne cdo front e kunder kujtdo qe pati vene nje fare pasurie me pune e djerse .Shteti i krijuar rishtas me Demonin ne krye ,vrau e preu gjithe pretendentet qe ai parashikoi se perbenin rrezik per te –po aq sac beri edhe rregjimi fashist /Jo me kot me shume te drejt ,populli ne demostratat e tij kunder kesaj dhune te pashembellt thirri –Enver -Hitler .Jeta e se shoqes se Liciferrit akoma sot pas 26 vjetesh tranzicion serial ,eshte jo vetem turp per popullin shqiptare qe fyen ate qe sot e quajne Demokraci .Shqiperia e sotme vazhdon te kendoje akoma hymne per Lugatin ,madje jo shume kohe me pare ne Tv –programin e Canit -na u prezantua nje “Kengetore “nga Kosova qe akoma kendonte per gjithe lugeterit e me pareshem perfshi Dulle ,dhe atyre te sotmeve .A ka skandal me te madh –nuk e besoje ? Gijotina e pas 1991 duhej te binte mbi ta pa meshire e indulgjenca .S’ka meshire per armikun –meshira ndaj tij ,te con ne gabime te renda ,qe kane kosto teper te larte per te ar dhemen a cdo vendi ne bote e konkretisht per situaten qe po kalon tranzicioni i pakuptimte shqiptare .Pse ?Pa dallim ,pas 1991 erdhen ne PUSHT_SHTET ata qe ishin te perlyer me luget e gjellet e sistemit te kaluar .Ata jane akoma sot ne qeveri dhe bejne ligjin duke vjedhur e genjyer qofte e dhe aleatet e tyre ,perfshi amerikanet qe shpesh bejne sikur nuk i shohin prockat komuniste ne Shqiperi .Merrni e analizoni ,nje per nje se kush jane personalisht ata qe per 25 vjet e coroditen ate vend ,qe sot aspiron te jete pjese e BE .Eshte nje nonsence ky pranim para se te plotesohen kushtet (te gjitha ato qe parasheh ligjeshmeria europiane ) .Jane fryre si kaposha deti duke bere anger -xhuf nga mengjezi e deri ne mbremje se –kjo eshte nje e drejte qe na takon —Teper qesharake ! Kam shume frike se BE do ta bej kete budallallek -para vitit te ri 2017 .Le te presim edhe idiotesira te tjera prej tyre .Mos e ndotni BE me ata qe e fryne Europen me droge e kriminela te dhjuneshem jo vetem brenda ,por edhe ne gjithe Europen plake .Kanabistani akoma nuk e ka vendin ne Europe por ne Egropen qe kane germuar vet deri sot .Komunizmi shqiptare duhet te paguaj harac per gjithe ato poshtersira qe ka bere ne vite dhe vazhdon ne po ate rruge te baballareve te tyre ,kriminelet e dy shekujve .
Bep Frania says
Zotni Shkreli, Me andje I lexoj shkrimet t’uej se gjithmone shkrueni pa zhigla dhe qitni ne pah shume gjana,qe nexhmija e pjedha e saje, qe mjerisht po drejton sot ne Shqipni, po mundohen ma meshef hordheqet e tyne.Edhe si t’u hapshin dosjet nuk kan me u gjete ato qe lyen durte me gjak,por emnat e ndoj spijuni qe per te marr nji rracjone buket mateper bani spijundhek.
vazhdoni se heret o vone e verteta do te dale ne drite.Ju lumt
Bep frania