-Bisede e gazetares Marjana Bulku me me Ergin Oda & Grupi/
– Na tregoni si ka lindur ideja për koncertin ”Vendi im”?
-Ideja si fillim erdhi shume spontanisht (por jo edhe e pa menduar më parë )pa ndonje tendencë apo vizion të largët.
Fillimisht u iniçua nga Ergin Oda – Bariton e më pas u bisedua e shtjellua si ide, mes nje grupi të vogel muzikantësh Shqiptarë ( të cilët tani po bëjnë emër edhe në New York falë talentit dhe punës së tyre sistematike) u nis pra si nje projekt i vogël artistiko -tematik që për synim do kishte promovimin e muzikës të pasur Shqiptare e cila duke pasur fans Komunitetin mbarë shqiptar në New York e më gjere ka rastin më të mirë që t’i prezantohej atij shqiptar por jo vetëm përmes një eventi dinjitoz edhe si nevojë emergjente të kthimit në traditë që Pavarsia e Kosoves të festohet me madhështinë që i ka hije asaj ku arti rrëfen edhe historinë tonë të dhimbshme por edhe krenare përmes veprave të pavdekshme të kompozitoëve tanë dhe artistëve të mrekullueshëm që për fat i kemi edhe këtu.
Ky është Koncerti i parë nën titullin: “VENDI IM” pagezuar nga Ergin Oda – Baritone dhe Drejtues i projektit (inspiruar nga kenga “Mallengjimi” i artistit të popullit Muharrem Qena, e që perputhej bukur me karakterin e eventit u dha për herë të parë me 17 Shkurt të vitit 2018, për ti dhënë kahje Teatrale artit muzikor.Një vit më vonë dhe per t’a shndërruar në njërin nga Eventet më të rendesishme dedikuar kremtimit të Pavarsise Kosoves këtu në Amerike ku jeton një komunitet vital që jo vetëm i gëzohet Pavarësisë së Kosovës por ka punuar aq shumë për faktimin e saj ne mendojmë se kjo festë madhështore me titull “Vendi im “ tashmë në vitin 2020 dëshmon angazhimin patriotik të artistëve shqiptarë në këtë kryeqendër boterore edhe ekonomike por edhe politike i thurin këngë e lavde Kosovës.
2. Cili është qëllimi i ketij koncertit përpos kremtimit të Pavarësisë së Kosovës?
Qëllimi themelor i Koncertit/Eventit (tashmë vjetor) është për t’a ushqyer këtë Komunitet që jeton shume larg trojeve të veta me këngen dhe muzikën e pastër shqipe! Ne i kemi të gjitha kapacitetet artistike falë artistëve profesionistë që kanë emigruar së fundmi në SHBA dhe ngjitja e tyre në skenë është një kënaqsi e shumfishtë besoj jo vetëm për ne si artistë por edhe për audiencën që i do artistët në skenë sepse aty është “fusha e tyre e veprimit”. Me ardhjen e nje grupi artistesh profesionist nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia situata është shumë më e favorshme dhe komuniteti ka një rast ideal të ndjejë madhështinë e artit shqiptar në hapësirat pafund të Amerikës së madhe. Projekti si i tille synon të ketë një jetëgjatësi dhe Pavarsine e Vendit t’a kremtojë çdo vit me më shumë dinjitet e jehone. Projekti poashtu për qëllim te tij ka edukimin e gjeneratave që vijnë me melosin e pasur shqiptare të trasheguar me breza dhe ketij komuniteti të etur per frymen e atdheut t’i servohet thesari ynë i çmuar siç është folklori dhe kenga e popullit.
Kremta e Pavarsise së Kosoves, mbahet me date 15 shkurt te vitit 2020 ne Teatrin “Victor Borge Hall” që funksionon brenda Shtepise Skandinave këtu në New York.
4. Kush do te jete pjese e ketij koncerti?, na thuaj më shumë detaje për kureshtarët që to t’u ndjekin por edhe ata që nuk do munden?
Koncerti këtë vit mbledh një kastë artistesh të suksesshem Shqiptarë e Amerikane te shkolluar në frymen e Muzikes Klasike kryesisht, e që për rezidencë të karieres së tyre kane New York-un. Kasti i perzgjedhur me shume kujdes do sjellë vepra dhe kengë Premier në Skenen e Teatrit Skandinav. Një numër i fuqishem Baleti vjen nga e vetmja artiste Shqiptare rezidente ne Metropolitan Opera balerina Oriada Islami do vijë si dedikim për Femrat e dhunuara seksualisht gjatë luftes së Kosovës .Audienca përmes vallezimit do ketë rastin ”t’a perjetojë ”vetëm për 7 minuta torturen dhe dhunën që është ushtruar ndaj këtyre vajzave në luften më të pergjakshme të Kosoves (me synimin për t’kerkuar drejtesi dhe per t’i thënë jo heshtjes karshi një ngjarje kaq tragjike e cila nuk duhet falur e as harruar). Ky numer baleti i paraprin ngritjes së një fondi përmes Koncertit, e që do drejtohet nga Vasfije Krasniqi Goodman dhe Organizata e saj Joprofitabile “Vasfije initiative”. Në skenë do të ngiten emra si: Yasuhiko Fukuoka, kompozitor japonez i muzikes së filmit dhe Pianist i dalluar e që është prezantuar në skena si; Lincoln Center, Festival de Cannes, Broadway, Feinstein’s/54 Below etc…
Kitaristi i mirenjohur në skenat e muzikes Jazz, asaj të filmit e më gjerë Sean Harkness, Emra të rendesishem Shqiptare nga skena e Operas, muzikes klasike dhe mjuzikllit si: Baritoni Ergin Oda, Sopranoja Deshira Ahmeti dhe Tenori Riad Ymeri, karrriera e të cileve vazhdon me hapa të suksesshem në New York e më gjere. Violincelistja e njohur Gjilberta Lucaj, violinistja nga Shqiperia Joana Kaimi që tani karieren e saj prej violinisteje e zhvillonkëtu në New York. Klarinetisti i dalluar/talentuar Igli Tuga, Pianistja e shkelqyer Elona Muça, Kurse koncertin do t’a moderojë aktori yne i njjohur Kushtrim Hoxha, kariera e të cilit është duke lulezuar bindshem në New York dhe në seritë e njohura Amerikane. Koncerti/Evnti tek publiku Shqiptare dhe ai Amerikan, vjen drejtuar nga; Ergin Oda – Drejtues dhe Producent i Eventit dhe menaxhuar nga Aida Gashi.
5. Sa është e rendesishme që komuniti artistik shqiptar po bën organizime të tilla ne ShBA?
Organizime të tilla jane ushqim organik për audiencen Shqiptare që bën jetë edhe këtej Oqeanit, mendoj askush më mire se artistet profesionit mbledhur tok, nuk do arrijë të realizojë organizime të illa me qellim të paster orientimin e komunitetit nga vlerat e pasura të folklorit, e qe është karta më mire e identitetit shqiptar.Projekte të kesaj natyre duhen mbeshtetur bindshem dhe artistet profesionist Shqiptare që veprojnë këtej Oqeanit të jenë s’a me kompaktibil në promovimin e vlerave dhe mbjelljen e një tradite të tille si fare e frytedhenese tek’ brezat që vijne.
6. Sa ndikon kjo në perhapjen e kultures shqiptare dhe prezantimin e saj ne SHBA?
Projekte të tilla gezojne ndikim të pa diskutueshem dhe lejnë shije të mirë dhe edukojnë vlerat tona ma t’mira .
New York si njeri nga qytetet me diversitetin më të madh në botë është i admirueshem pikerisht për këtë arsye; gershetimin e kulturave dhe traditave nën një qiell të perbashket. Muzika burimore Shqiptare do ishte ngjyre e theksuar në këtë pikture me shume ngjyra me komponentë nga shume kultura që jetojnë në harmoni të plote ne qytetin që nuk fle kurrë. Besoj me kalimin e viteve projekti do shenojë rritje dhe shtrirje, gjithmone me të njejtin motiv; promovimin e vlerave dhe kulturës Shqiptare ne SHBA
Intervistoi Marjana Bulku