
Dijetari, filologu dhe historiani shqiptar Hasan Kaleshi (Kërçovë-Meqedoni 1922- Prishtinë-Kosovë 1976), orientalist me famë evropiane dhe anëtar i Akademisë Shkencore Arabe në Kajro që nga 1967, u promovua pas mjë mungesë të gjatë me festimin e 100 vjetorit (7 mars 2022-6 mars 2023) me ribotimin e veprave të zgjedhura në 10 vëllime me nja 4000 faqe në Prishtinë (Shtëpia botues Dija). Gjatë këtij viti bashkëpunëtorët e tij që punuan me të në Degën e Orientalistikës në Universitetin e Prishtinës, në krye me Prof.Feti Mehdiun, mbledhën dhe botuan 10 vëllime me punime të tij të zgjedhura në gjuhë të ndryshme që i dinte dhe në të cilat i botonte punimet e tij : shqip, serbo-kroatisht, anglisht, frëngjisht, turqisht e arabishte. Kuptohet,shumica e vëllimve (7) u botuan në shqip, kurse nga një në anglisht e frëngjisht, serbokroatisht,arabisht dhe në turqisht që po del me numër 11 gjatë ktij viti. Me fjalë të tjera,100 vjetori i Hasan Kaleshit vetëm hapi rrugën për kthimin në skenë shkencore të një dijetari unik që fliste e shkruante në 10 gjuhë dhe njehte mirë arkivat e Vjenës dhe Stambollit , por që u anashkalluar për arsye të ndryshme.
Një dëshmi për këtë e kemi botimin e ri që doli në Shkup më 2023 me punime të zgjedhura të Hasan Kaleshit me titull “Studime folologjike dhe historiografike”, që e përgatitën dy filologë të njohur që e përcollën mirë punën shkencore të Hasan Kaleshit: Qemal Murati dhe Feti Mehdiut. Në krahsimi me kompletin ( 1-10) që e botoi shtëpia botuese “Dija” në Prishtinë, kësaj here librin botoi Instituti i trashëgimisë shpirtërore shpirtërore e kulturore të Shiptarëve (Shkup 2023), pra një institucion shkencor me peshë për sudimet albanologjike në Maqedoninë e Veriut.
Libri me 475 faqe ndahet në katër pjesë : 1.Stududime mbi veprën e Sami Frashërit, 2. Gjurmime filologjike-gjuhësore,3.Çështje kulturë-historike dhe 4.Kritika e recensione. Vlen të përmendet këtu se shumica e këtyre punimeve të Hasan Kaleshit u botuan bashkërisht për harë të parë, kurse një pjesë e tyre u botua më parë në disa vëllime të Kopmletit për arsye teknike.
Kur merret parasysh se gati një e treta e punimve të Kaleshit në këtë botim kanë të bëjnë me Sami Frashërin, të cilët zbërthenin aspekte të reja në vitet 50 e 60 të shek.XX të kësaj figure historike , pra në kohën kur u huq emri i Sami Frashëriit nga gjimnazi në Prishtinë që mbante emrinin e tij gjatë 1941-1955 dhe u zevendësua me emrin serb Ivo Llolla Ribar, shifet ç’kontribut bëne Kaleshi vetëm në këtë segment shkencor. Me vonë,këto punime të Kaleshit hapën rrugë për studime e përkthime të veprave të Sami Frashërit që po vazhdojnë deri me tani,pasi që pritet gjatë 2024-2025 të dalë një komplet i ri me vepra të zgjedhura të Sami Frashërit,të përgatitur nga ishbashkëpuntorë dhe ishstudentë të Kaleshit.
Në lidhje me këtë mund të vështrohet pjesa e dytë e punimeve fillologjike-gjuhësore që zbërthenin po ashtu aspekte tjera kur u botuan në vitet 60 të shek.XX në saj të njohjës tij së tij gjuhët evropiane dhe orientale,sikurse “Ndiket orientale në tregimet popullore shqiptare” dhe “Disa apekte të luftës për alfabetin shqip në Stamboll” e tjera. Në këto punime vërehet sa njohja e tij me arkivat e Vjenës dhe Stambollit ndihmoi për të na sjellë të dhëna të panjohura deri atëherë.
Në pjesën e tretë “Çështje kulturë-historike” na sjellë punime origjinale që sollën risi për historiagrafinë shqiptare sikurse “Depërtimi turk në Ballkan dhe Islamizmi: Faktorët ruajtjes së qenësisë etnike dhe kombëtare të popullit shqiptar” dhe “Çfarë të dhënash na japin kronikat osmane për luftrat shqiptaro-tuke në shekullin XV” e tjera. Disa punime zgjuan interesim dhe diskutime gjë që ishte nomale sepse Kaleshi prekte me guxim disa dogma të imponuara në historiografinë shqiptare gjatë regjimit komunist në Shqipëri dhe në Jugosllavi.Punimi i tij “Depërtimi turk në Ballkan” ishte thjeshtë një tezë që e shtroi më herët Jakov Milaj në Librin e tij “Raca shqiptare”(Tiranë 1944),por tani Kaleshi e paraqiti me një qasje të re në bazë të burimeve të ndryshme duke hapur rrugën për gjurmime e mendime të ndryshme. Koha tregoi se kjo tezë vlente në disa raste,përkatësisht jashtë Shqipërisë 1912. Kështu,dihet se Greqia u kujdes ti dëbonte çamët muslimanë gjatë 1923-1945 në Turqi dhe në Shqipëri sepse e kishte më lehtë t’i greqizonte çamët orthodoksë. Po ashtu,Qemal Murati në parathëmien e librit tregon se si shkoi puna e asimilimit të shqiptarëve në Maqedoni në zonën limitrove të Rekës së Epërme të Gostivarit pas 1912,ku shqiptarët orthodoksë u asimiluar në serbë dhe shqiptarët myslimanë mbetën shqiptarë(f.15).
Në pjesën “Kritika dhe recensione” kemi disa punime që tregonin guximin shkencor e Kaleshit sikurse “Rusifikimi i botimeve në Shqipëri” që e botoi më 1953,duke kritukuar përjashtimin e ribotimeve të veprave të Fishtës dhe Konicës “sepse veprat e tyre u vunë në indeksin e veprave të ndaluara si në kohën e inkoizicionit”,kurse e kritikon imponimin e politikës së ditës në letërsinë e re shqiptare “pasi Bedri Spahiu mori rolin e Zhdanovit në Shqipëri”(f.425-426).
Libri ka dy parathënie të Qmal Muratit dhe Feti Mehdiut që japin përgjegjen në pyetje që po shtrohet kohëve të fundit: Përse opusi i Hasan Kaleshit vlersohet ndryshe në Shqipëri e Maqedoni në krahsim me Kosovën? Vërtetë,Kaleshi e kreu gjiminazin “Sami Frashëri” në Prishtinë më 1943 dhe vazhdoi studimet e orientalistikës në Beograd (1946-1951) dhe u bë një nga gjenerata e parë të intektualëve shqiptarë në Kosovë. Kështu,ai mori pjesë në themellimin e Institutit albanologjik në Prishtinë më 1953 (i cili u mbyll më 1955) dhe u kthye në këtë institut kur rihap më 1967,kurse më 1970 kaloi në Degën e historisë nëUniversitetin e Prishtinë që u hemellua atë vit, ndërsa e themelloi Degën e Orientalistikës dhe mbeti shefi i sad deri në vdekje më 1976.
Në dy parathëniet dhe dy pasthëniet e këtij libra kemi të dhëna që sqarojnë anateminë e një rrethi politiko-kulturor në Kosovë që kishte ndikim në institucionet shkencore të asaj kohë. Kështu,ndonëse Kaleshi ishte akademik i parë shqiptar,pasi u zgjodh anëtar i Akademisë shkencore arabe në Kajro më 1967 dhe kishte famë evropiane,ai nuk hyri më 1975 në Shoqatën e Shkencave Arteve të Kosovës,e cila ishte bërthamë e Akedimisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës që u formua më 1978.
Në parathënien e gjatë të Q.Muratit nxirret në pah aspekti politik i kësaj anatemi jo shkencore ndaj Kaleshit,e cila u paraqit në shesh me rastin e 100 vjetorit të lindjes dhe të botimit të veprave të zgjedhura të tijt në 10 vëllime. Ky botim nxorri shumë rise për gjeneratën që lindi në Kosovë pas 1999, ndaj u shtrua me të drejtë pyetja : si mund të anashkallohet një figurë e këtill nga institucionet shkencore ku punonte Kaleshi? Në lidhje me këtë Q.Murati e vlerson Kaleshin si “dijetar i angazhuar për kauzën shqiptare,i prerë dhe i guximshëm, që ishte i pari që u morë me studimin e figurave kombëtare ..si me Gjergj Fishtën,kur profesorët e “patriotët” të tjerë nuk kishin pasur guxim t’ia përmendin as emrin”(f.10 ).Tani,ajo gjeneratë që nuk kishte guxim ta përmend emrin e Fishtës deri në vdekjen e Kaleshit,mori vendim të pashkruar për “anashkalimin” e Kaleshit kur u bë në vendimmarrje ,kurse me botimin e veprave të zgjedhura të Kaleshit në 10 vëllime ai vendim për “anashkallimin” e Kaleshit doli në shesh.Kështu,Q.Murati kritikon paraqitjen e shkrimtarit Mehmet Kraja,tani Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,për deklaratën e tij në një intervistë televizive më 7.04.2022 se Kaleshi “u anashkalluar në kohën kur ishte gjallë dhe pas vdekjes..sepse ai mbronte tezat serbe për shqiptarët”. Qemal Murati vetëm më këto punime të Kaleshit ,të botuar nga një institucion shkencor me peshë në Shkup,konsideron se mendimin për Kaleshin si shkencëtar e japin vetëm filologët dhe historianët e jo kryetar i Akademisë “i cili nuk është as historian as filolog i mirëfilltë”(f.12).
Është e vërtetetë se mund të kontestohet ndonjë mendim të Kaleshit në një punim të tij, por nuk mund të “anashkallohet” Kaleshi me një vendim të pashkruar dikur e tani i shprehur vonë më 2022 ,sepse opusi i Kaleshit që ende është në botim gjatë 2023-2024 është tani në duar të gjeneratës së re të filologëve dhe histrianëve shqiptarë,që ka përfituar prej punimeve të Kaleshit duke shkuar edhe larg, për çka do flasim më vonë për rast konkret në Shqipëri.