

Shoqata “Bijtë e shqipes” organizoi një veprimtari madhështore e mbresëlënëse me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës
Nga dr. Sadik Elshani/
Ditën e shtunë , më 15 shkurt 2025 shoqata “Bijtë e Shqipes” në mjediset e saj, në godinë n-kala organizoi një veprimtari madhështore e mbresëlënëse me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Këtë ditë të bekuar të gjithë anëtarët e shoqatës sonë dhe pjesëtarët e komunitetit shqiptaro – amerikan e presin me shumë gëzim e dashuri, sepse pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, kjo është ngjarja e dytë më e madhe në historinë e kombit tonë . Përgatitjet për organizimin e kësaj feste kishin filluar kohë më parë , ishin caktuar folësit, ishte konceptuar programi artistik, si dhe veprimtaritë përcjellë se të këtij manifestimi. Salla ku do të zhvillohej veprimtaria ishte rregulluar e zbukuruar që në orët e para të paraditës, dhe pak para orës së caktuar të fillimit të veprimtarisë dalë ngadalë po mbushej plot me bashkatdhetarë nga Filadelfia dhe vendbanimet përreth. Me pjesë marrjen e tyre na nderuan edhe miqtë e nderuar të shoqatës sonë : poeti dhe ish-kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë , z. Mhill Velaj, i cili vinte nga shteti i Connecticut-it, shoqëruar nga aktori, Shaban Lajçi dhe poeti, shkrimtari, profesori universitar, dr. Besim Muhadri; Koloneli Astrit Hyskaj, kryetar i veteranëve të UÇK-së në ShBA. Duhet cekur ketu me shumë kënaqësi se në këtë veprimtari merrnin pjesë shumë të rinj, disa prej tyre nxënës dhe ish-nxënës të shkollës sonë shqipe. Ata janë shpresa, e ardhmja e shoqatës, komunitetit tonë , që na garantojnë vazhdimësinë e nismave, punës sonë . Kjo veprimtari ishte konceptuar në formë të një simpoziumi të vogël, ku do te trajtohen aspekte të ndryshme të zhvillimeve historike, shoqërore, kulturore të Kosovës ndër vite e shekuj, si dhe përjetime personale nga lufta e fundit në Kosovë .
Sipas traditës së shoqatës sonë këtë veprimtari e hapi kryetari, z. Dritan Matraku, i cili i përshë ndeti dhe i falenderoi miqtë tanë që na nderonin me pjesë marrjen e tyre si dhe gjithë të pranishmit që e kishin mbushur sallën plot. Z. Matraku shprehu kë naqësinë e tij për entuziazmin dhe energjinë pozitive që ka ngjallur kjo festë e madhe në komunitetin tonë . Z. Matraku pastaj theksoi se kjo është një Ditë e Shenjtë jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë kombin tonë , sepse Kosova ka vuajtur shumë gjatë gjithë historisë së saj, ka sakrifikuar shumë për kombin tonë .
Fjalën e rastit e mbajti z. Sadik Elshani, ish-kryetar i shoqatës dhe një herësh shkruesi i këtyre radhëve, i cili që në fillim të fjalës së tij theksoi se 17 Shkurti i vitit 2008 është dita më e shë nuar në historinë e lavdishme të Kosovës. “Është ky një kurorëzim i suksesshëm i angazhimeve dhe luftërave të brezave të tërë të shqiptarëve, përpjekjeve e sakrificave të intelektualëve dhe të gjitha forcave atdhetare e përparimtare, luftës heroike të UÇK-së , punës së madhe të diasporës shqipare dhe sidomos ndihmës vendimtare që na dhanë miqtë tanë në krye më Shtetet e Bashkuara të Amerikës” – theksoi z. Elshani. Në vazhdim z. Elshani i bëri një pasqyrë të shkurtër të ngjarjeve të zhvilluara në Kosovë në periudha të ndryshme historike, duke nënvizuar se që nga Periudha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Kosova ishte bërë qendra e nacionalizmit shqiptar, kështjellë e që ndresës shqiptare, vatër e kryengritjeve për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha otomane. Pastaj z. Elshani përshkroi vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare që kishin mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, krimet e shumta të regjimit të egër serb dhe përpjekjet e vazhdueshmë që bëntë ai regjim për zhdukjen e shqiptarëve nga faqja e dheut. Por, ai vuri në dukje edhe qëndrersën, përpjekjet dhe luftërat e shqiptarëve për të mbrojtur trollin e tyre, qenjen e tyre shqiptare. “Në këtë Ditë të Shenjtë për Kosovën dhe gjithë shqiptarinë kujtojmë ngjarje të lavdishme, gra e burra, figura të ndritura të kombit tonë , që bënë çdo përpjekje mbinjerëzore, madje duke sakrifikuar edhe jetë n e tyre. Kujtojmë e nderojmë Sylejman Vokshin, Ymer Prizrenin Dedë Gjo Lulin, Isa Boletinin, Idriz Seferin, Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Shotë e Azem Galicën, Shaban Polluzhën, Adem Demaçin, Ukshin Hotin, dr. Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin e shumë e shumë të tjerë . Lista me emrat e atyre që luftuan me pushkë e me penë është e gjatë , ngjarjet që çuan deri në fitoren përfundimtare të Kosovës janë të shumta. Krenohemi me të gjithë ata mijëra djem e vajza, gra e burra që luftuan me armë në dorë në luftën e fundit për t’i dalë zot vendit, për ta mbrojtur pragun e shtëpisë , nderin dhe dinjitetin e familjeve shqiptare” – u shpreh z. Elshani. Rrugëtimin, fatin historik, shpesh tragjik të Kosovës, z. Elshani tha se mund të përmblidhet me tri vargje të një poezie të tij trivargjëshe që ia kishte kushtuar Kosovës:
“E lyer në gjak
E etur për liri
Historia kurrë s’të futi në gji”.
Si ngjarje kthesë në historinë e Kosovës z. Elshani e vlerësoi hapjen e shkollave shqipe në Kosovë gjatë periudhës së Luftë s së Dytë Botë rore, 1941 – 1944, kur për herë të parë u hapën shkollat shqipe dhe hodhë n farë n e arsimit shqip në Kosovë . Një rëndësi të veçantë z. Elshani i kushtoi edhe themelimit të Universitetit të Prishtinës më 15 shkurt 1970, i cili u bë një vatër diturie për të gjithë shqiptarët që jetonin në trojet e tyre në ish-Jugosllavi. Aty u arsimua dhe u edukua rinia shqiptare, duke u brumosur me ndjenjat e atdhedashurisë , aty u krijua intelegjenca shqiptare. Aty u zhvilluan demonstratat studentore të vitit 1968 dhe më vonë ato të vitit 1981, të cilat i dridhen themelet e shtetit jugosllav.
Z. Elshani në fjalë n e tij u përqendrua edhe në ngjarjet e dekadës së fundit të shekullit të kaluar: lëvizjen paqësore të udhëhequr nga dr. Ibrahim Rugova, lëvizje e cila gëzoi edhe përkrahjen ndërkombëtare të Kosovës; luftën e lavdishme të UÇK-së dhe ndërhyrjen ushtarake të NATO-s që Kosovë s ia sollen lirinë e shumëpritur. Kosova u ringjallë nga hiri si Feniksi, ai shpendi mitologjik që në mënyrë ciklike ringjallet, lind nga hiri i vet.
Një pjesë të fjalës së tij z. Elshani ia kushtoi edhe zhvillimeve të kohëve të fundit në Kosovë, duke vënë theksin në përpjekjet që duhet të bëjmë të gjithë për ndë timin e vendit, ngritjen e institucioneve funksionale shtetërore, krijimin e një shoqërie demokratike ku të gjithë qytetarët i gëzojnë të drejtat e barabarta, të drejtat njerëzore. Bukur e ka thënë Mit’hat Frashë ri: “Në robëri puna le të jetë lufta e juaj – në liri lufta le të jetë puna e juaj”. “Duhet t’i ruajmë , t’i zgjerojmë e t’i forcojmë aleancat, marrëdhë niet e mira me vendet demokratike përendimore, sidomos ato me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ata janë çlirimtarët tanë , garantuesit e pavarësisë së shtetit tonë . Atyre gjithmonë duhet t’u jemi vetëm mirënjohës, përkrahja dhe mbështetja e tyre është jetike për që ndrueshmërinë e jetëgjatësinë e shtetit të Kosovës. Respekti e mirënjohja nuk janë servilizëm, siç mendojnë disa, por janë cilësi fisnike, virtyte të larta njerëzore” – porositi z. Elshani në fund të fjalës së tij të rastit.
Zonja Doruntina Rukiqi para të pranishmëve solli përjetimet e saj si vajzë 13 vjecare gjatë luftës së fundit në Kosovë, fill pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi forcat serbe. Ajo rrëfeu se si policia kishte trokitur në derën e apartamentit të tyre dhe i kishte urdhëruar që të largoheshin për pesë minuta dhe të merrnin rrugën drejt kufirit të Maqedonisë . Aty për aty jeta e saj dhe e familjes u rrokullis. I përshkroi ato skena të tmerrshme, ankthin e shqiptarëve të dëbuar nga vatrat e tyre, fytyrat e tyre që reflektonin pikëllim, dëshpë rim, pasiguri dhe në anën tjetër fytyrat e tërbuara të ushtarëve serbë . Tregoi pastaj për që ndrimin e familjes në një kamp në Maqedoni dhe më vonë ardhjen e tyre në Amerikë . Zonja Rukiqi falenderoi komunitetin e Cape May Court House, Nju Xhersi, për ndihmën që u kishin dhë në atyre për t’u adaptuar me jetën e re në Amerikë . Ajo sot është magjistre dhe punon në një kolegj dhe ndërkohë është duke punuar për tezë n e saj të doktoraturës. Është e martuar me z. Milot Rukiqi dhe ata janë prindërit e Aritës, yllit të shkollës sonë , këngëtare e talentuar me një zë engjëllor.
Zoti Llazar Vero në fillim të fjalës së tij solli kujtimet e tij me fqinjët kosovarë në Fier, familje që ishin dëbuar me forcë nga Kosova nga regjimi serb në periudhën në mes të dy luftërave botërore dhe ishin vendosur në Shqipëri. Nga baca Hysen Gashi kishte dëgjuar rrëfimet për Kosovën, luftërat heroike të Shotë e Azem Galicës. Edhe z. Llazar Vero kishte përgatitur një material për ngjarjet dhe figurat tona historike, përpjekjet e shqiptarëve ndër shekuj për liri e pavarësi. Ketu nuk po i cekim detajet nga fjala e z.Vero, pë r t’u mos u përsë ritur me ato që janë shkruar pak më lart në këtë shkrim. Zoti Vero në fund të fjalës së tij u shpreh se përpjekjet e shqiptarëve nuk duhet të rreshtin deri në bashkimin kombëtar.
Zoti Mhill Velaj shprehu kënaqësin që ndodhej në mesin e “Bijve të Shqipes” dhe përgëzoi për organizimin e kësaj veprimtarie madhështore. Pastaj ai recitoi disa vargje për Kosovën. Koloneli Astrit Huskaj foli për luftë n e UÇK-së , organizimin dhe operacionet e saj ushtarake. Foli për luftën në Prekaz – betejën e Jasharajve me forcat e shumta serbe, për betejën e Koshares, Operacionin “Shigjeta” (beteja e Pashtrikut). Rrëfeu për ndë rhyrjen ushtarake të NATOS-s dhe baskëpunimin, bashkë veprimin me forcat ushtarake të UÇK-së . Lufta e UCK-së dhe lufta e NATO-s ia sollën lirinë Kosovës. Dr. Besim Muhadri për këtë veprimtari kishte përgatitur kumtesën me titull: “Tema e lirisë dhe pavarësisë në poezinë e Din Mehmetit”. Që në fillim të fjalës së tij profesor Muhadri u shpreh se lahuta, kënga, pushka, poezia gjitnmonë kanë shkuar krah më krah. Din Mehmeti, pa dyshim, është poeti më i mirë , më popullor i Kosovës, poezia e tij ë shtë poezia e që ndresës, metaforës së kullës. Din Mehmeti shkroi një varg poezish që lidheshin me aktin e lirisë së Kosovës, poezi për Adem Jasharin. Si dikur vargjet e Rilindësve tanë që ngriten ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve, ashtu edhe vargjet e Din Mehmetit frymëzuan luftëtarët e lirisë në luftën e fundit në Kosovë . Aktori Shaban Lajçi recitoi disa vargje për Kosovën dhe trojet shqiptare. Zoti Lutfi Brami lexoi një poezi që ia kishte kushtuar Reçakut, fshatit që kishte përjetuar një masakër të tmerrshme.
Në vazhdim të kë saj veprimtarie u shfaq një program i bukur artistik me videoinçizime. Zonja Irena Cepele kishte përgatitur një poezi për Kosovën shoqëruar me pamje filmike magjepëse dhe të recituar me mjeshtëri të rrallë artistike nga aktori i njohur i komunitetit shqiptaro – amerikan, Xhevat Limani. Aty ku reciton Xhevat Limani, bëhet nami. Pastaj u shfaq një dokumentar i shkurtër për historinë e Kosovës, përgatitur nga Arsim Bajrami. Mjaft emocione ngjalli te të pranishmit videoja ku Lasgush Poradeci i përlotur recitonte poezinë e tij për Kosovën. U pëlqye edhe videoja me këngë “Rrjedhë në këngë e ligjërime “, kënduar nga tenori i talentuar, Ramë Lahaj, shoqëruar me pamje të bukuara të natyrë s së Kosovës, ushtarët e FSK-së dhe filmime të disa artistëve e sporistëve kosovarë , që shënonin çaste të sukseseve të tyre në arenën ndërkombëtare. Në fund videoja me këngën “Mora fjalë ”, kënduar nga Shkurte Fejza, e ndezi atmosferën në sallë – të gjithë e shoqëronin me duartrokijte dhe këndonin së bashku me këngëtaren.
Kjo veprimtari ishte një rast i mirë për t’u shprehur mirënjohje e falenderime disa anëtarëve të dalluar të komunitetit dhe miqve tanë . Shoqata “Bijtë e Shqipes” nderoi me Certifikatë Mirënjohjeje këta veprimtarë : Kolonelin Astrit Huskaj, zonjën Doruntina Rukiqi, vëllezë rit Osmanollaj: Leotrim, Shkëlqim e Përparim. Koloneli Astrit Hyskaj i dorëzoi zotit Mexhit Koboci, nënkryetar i shoqatës, një dekoratë nga familja Jashari.
Në fund për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktel i pasur me ushqime të shijshme e pije të ndryshme, ashtu siç i ka hije festimit të kësaj Dite të Madhe. Nuk mungoi as keku me flamurin e Kosovës. Edhe gjatë koktelit vazhduan bisedat për Kosovën, historinë dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet ajo sot.
Shtetit të dytë shqiptar, Kosovës sonë të dashur i urojmë mbarësi e përjetësi!
Philadelphia, më 16 shkurt 2025