Shkëlqen Ergin Oda,që përkrah sopranos Beata Royzman – Fluutistes së njohur Lule Ballata – në Cello talentja nga Shkodra Gjilberta Lucaj – pianisti mjaft i njohur amerikan Gary Norden dhe kitaristi i famshëm Fation Macula me datë 20 tetor në mbrëmje dhanë një show – shfaqje klasike në Nju Jork./
Nga Beqir SINA New York City/
BROADWAY NYC : Bendi shqiptaro – amerikan, me solistin “…my name is Cosmopolitan!”, Ergin Oda- bariton/vokalist, përkrah sopranos Beata Royzman – Falutistes se njohur Lule Ballata – në Cello talentia nga Shkodra Gjilberta Lucaj – pianisti mjaft i njohur amerikan Gary Norden dhe kitaristi i famshë Fation Macula me datë 20 tetor në mbrëmje dhanë një show – shfaqje klasike në Nju Jork.
Koncerti i muzikës klasike ishte mjaftë i larmishëm, mbasi përfshite edhe disa perla të autoreve të ndryshëm nga bota, dhe nuk munguan dhe këngët e pastra dhe burimore shqiptare dhe Arbereshe.
Një mbrëmje për të festuar me artistë dhe muzikë nga e gjithë bota, e quajti këtë shfaqeje moderatoria e saj Etrita Ibroci
“Kur e mendon se çfarë na vjen prej muzikës – nuk ka asnjë arsye të vetme mbasi ajo është një koncept ndërkulturor, universal tek përcaktimi i çfarë do muzike që mund të jetë, tha Ibroci, dhe shtojë se “muzika nuk ka kufij kjo është një “fytyrë” njerëzore dhe shpirterore e çdonjerit”.
Duke e lidhur me shfaqjen ajo tha se muzika, është ajo që mund të ndryshojë botën, sepse ajo mund të ndryshojë njerëzit. Kjo është gjuha universale e njerëzimit. Muzika është bukuria e formës, harmoni, një shprehje e mendimit, ndjenjës dhe pasion. Është multikulturore, shumëdimensionale, globale dhe unike.
Ndërkohë, për ta bërë edhe më të dashur shfaqjen, moderatoria paraqiti Bendin shqiptaro – amerikan, “…my name is Cosmopolitan!”, duke thënë se “sonte, në këtë mbrëmje njujorkeze , artistët tanë të talentuar, të cilët jan të frymëzuar nga eksperienca dhe ndikimet e tyre, do të paraqesën disa nga pjesët më të njohura muzikore me të cilat ata u rritën në jetën e tyre artistike.
Shfaqjen “Unë jamë Cosmopolitan” e moderojë me shumë elegancë Etrita Ibroci
Artsiti i talentuar Ergin Oda bariton/vocal – erdhi mbrëm para një publiku të zgjedhur, duke dhuruar një shfaqje muzikore në një nga kabaret më të njohura të Brodueijt – Broadway në qytetin e Nju Jorkut, Metropolitan Room, dhe, duke u bërë kështu ndoshta, këngëtari i parë shqiptar i muzikës klasike, që do të ngjitej në një skenë ku janë ngjitur yje të mëdha të botës si: Joe Franklin, Kai Hoffman, Liza Minnelli, Dorothy Bishop, Tori Amos, Julie Andreës, Bjork.
Ai do të shkelqente në këtë natë klasike njujorkeze, mbasi solli me talentin e tij në këtë skenë përpos performancave muzikore të autorve të famshëm të huaj, edhe muzikën e kristaltë shqipe dhe atë arbereshe nga Italia si këngët : • Unë biri yt Kosovë! • Margjelo (Prenk Jakova)• Vajta kalova (Arbëreshe) / (Arr. Zeqirja Ballata)• Moj e Bukura More (Arberesh Song – 500 years old)
Artisti Ergin Oda për këtë koncert recital në skenën e Metropolitan Room mori edhe mbështetjen e shumë artistëve, afaristëve dhe biznesmeneve shqiptaro – amerikan, përfshirë edhe atë të çiftit DioGuardi – ish kongresisitin Joe DioGuardi Presidenti i LQSHA, dhe publiciten Shirli Kloyes DioGuardi – Këshilltare e Çështjeve Ballkanike , Dr. Shpresa Zhakli – ambasadoren e Autizmit në botë, z. Shemsi Shehu – Boston,z. Sokol Malushaga nga “Ari Grouping”,z. Neal Asanaj “ DD Interior” , çiftin Maria dhe Zef Dusi nga familja e artistëve të njohur Dusi, veprimtari Zef Balaj – anëtar i Bordit të LQSHA dhe kryesisë së Vatrës, pronar i kompanisë “Balaj Realty Co” dhe Etrita Ibroci – financiere profesionale e kompanisë Kepler Cheuvreux North America.
Moderatoria – ulqinakja, Etrita Ibroci, e cila për ta bër edhe më të dashur muzikën e burimore shqiptare, këtu përtej oqeanit Atlantik, doli në sken e veshur me një kostum folklorik të Ulqinit për të prezantuar muzikën shqiptare, e cila sihte pjesë e shfaqjes me katër këngë. Njëri prej tyre ka qenë pjesë e kulturës dhe traditës sonë për mbi 50 vjet, dhe ne ende e këndojmë me të njëjtin pasion dhe intensitet, tha ajo.
Ibroci :“Muzika shqiptare përbën një ndër pasurit më të mëdha të kulturës sonë. Që nga kohët më të hershme ajo na dha ndienjën e lirës dhe dinjitetit përballë shtypjes në shoqëri dhe familje.Ne shqiptarët indentifikohemi me muzikën nga kengëtarët si Vaçe Zela, Nexhmije Pagarusha, e deri tek artistët e shumtë që kemi tani. Muzika shqiptare nuk njeh fe, pasuri, apo kufijnë – ajo është unike, e gjithanshme dhe magjike. Muzika shqiptare na bashkon të gjithëve! Ajo na shtyjen që të ngrihemi dhe të jemi sa më krenar se jemi shqiptarë.”
Duke folur pas shfaqjes me artsitin e talentuar Ergin Oda – ai tregon se zgjodhi, Metropolitan Room, ngaqë është njëra ndër skenat më të njohura në New York, ku edhe artistët të njohur – kan bërë karier të shëndosh dhe të pasur në Broadway, teksa kan interpretuar në po në atë sken, e cila më pas u ka hapur dyert drejt sukseseve të reja.
“Fakti, që unë interpretoj musical dhe classical music, tha ai i përgjigjet shumë jehona e kësaj skene, poashtu, këtë mbrëmje dëshirova t’ua dedikoj miqëve dhe komunitetit, kështuqë është mjaftushëm intime për një mbrëmje të kësaj natyre”
Këngët Arbëreshe, shprehet Oda, jan pika ime e dobët, poashtu kohë-ekzistenca e tyre është shumë e lasht. Andaj, desha pikërisht përmes këtyre këngëve t’a përçoj mesazhin e kësaj kënge edhe tek publiku amerikan, për të treguar se sa e vjetër dhe me vler është kënga dhe muzika shqipe, kurse kasti i artistëve është përzgjedhur me shumë kujdes, njëherit muzicientet e ftuar jan’ miqt e mi, me të cilët unë kaloj shumë kohë në aspektin muzikor e skenik
Këtë lloj shfaqeje talenti shqiptar në SHBA, e quan si një cak, ndaj vetes së tij, që ta promovoj muzikën shqipe të pastër në skenat Amerikane, ashtu si dhe këngën Arbereshe e cila sipas tij është shumë e denj dhe e pasur për të qen lidere e shfaqjeve të rradhës
“Mendoj, që këtej Oqeanit, tha Oda, është prezantuar shumë pak muzika jonë burimore e pa bastarduar, dhe kjo sikur komunitetin tonë e ka bërë konfuz, ndonjeher, kur bie fjala se çfarë është e jona dhe çfarë e huazuar, fakti që kam studiuar etnomuzikologji në fillet e para më obligon që këtë thesar që posedon kombi ynë ta vë në piedestal dhe t’a prezantoj si pasaport shqiptare përball publikut amerikan”
Duket se në të njëjtën linjë me mendimin e talentit shqiptar në SHBA, poashtu qëndroi edhe publiku shqiptar, mjaft i kulturuar dhe me një shije dhe luks të veçant për muzikën klasike në shfaqjen në Metropolitan Room. Teksa, shihej që publiku të ishte tejet i përmalluar për këngën e pastër shqipe, duke dhënë edhe siniale shprese se duhet vazhduar kjo traditë, edhe këtu përtej Oqeanit, e cila ka traditën e saj prej nga kur kan ardhur shqiptarët e parë në Amerikë, me Bandën muzikore të Federatës Panshqiptare VATRA në Bostonin nolian.
“Megjithatë, na tha baritoni i talentuar Egrin Oda, mendoj se ky ka qen një shfaqje -show tepër e përgatitur në të gjitha detajet e tij dhe publiku ka ngelur i suprizuar dhe i “uritur” njëkohësisht, që shfaqja të vazhdoj ende, në shfaqjen e dytë e cila do jepet këtë fund viti me 6 dhjetor, ku unë mendoj, shpreht ai të përfshij edhe më shumë këng shqipe, ngaqë e shoh si të nevojshme, për këtë komunitet”.
Ai konkludon në fund se :”Nëse do t’a përmblidhja me pak fjal mbrëmjen e këtij show- shfaqeje në cabaren Metropolitan Room “…my name is Cosmopolitan!”, mendoj që ishte një shfaqje “fresh” e freskët, dhe unike në llojin e saj, ky ishte targeti im nga fillimi, të sjell diçka të re në skenën e musikalit në metropolin e botës New York, dhe fakti që unë këndoj në shumë gjuhë më bëri që dhe shfaqjen t’a titulloj ashtu”
Zenel Çeliku says
Pershendetje te nderuar kolege te “Diellit”. E shikoj here pas here gazeten tuaj, me mire ska, sepse Ju prekni probleme te shume anshme. Une kame qene shume here ne USA, si gazetar per aktivitete nderkombetare qe zhvillohen atje, sepse jame anetar ne Institutin Nderkomebtar te Shtypit.Si gazetar, jame vleresuar me Cmimin “GOLD Njy Jork 2012” ,si i tille edhe me cmimin EXELENC, gjithshtu ne Maj 2015 jame vleresuar nga Misioni Diplomatik me cmimin “Misonar i Paqes dhe Presporitet”.Ne profesioin tim te gazetarit prej 21 vitesh te cilin une e dashurj, ndjehem shume i plotesuar, ndaj me deshire do te deshiroja me kenaqesi qe shkrimet dhe analizat e mia (politike,sociale dhe ekonomike) te jene pjese e “Diellit”- sigurisht pa pagese.
Te dashur kolge, medeshire dhe respekt, dua te shpreh vleresimet e mia pozitive per stafin tuaj.
Miqesisht dhe vllazerisht,
Zenel Çeliku