
Shkaku i pandemise globale, njejte si edhe per shume shoqata e organizata tjera, edhe per shoqaten tone aktiviteti ka qene shume I kufizuar apo limituar. Jemi munduar ta mbajme frymen vatrane gjalle me teper permes komunikimeve me njeri tjetrin duke perdorur teknologjine, se sa permes komunikimeve direkte. Sikur e kam permendur edhe me heret dega e jone eshte e regjistruar ne shtetin e Connecticut. Nder ato pak aktivitete qe kemi mbajtur gjate kesaj kohe duhet permendur: Ne fund te 2019 kemi organizuar nje tubim ne qytetin e Waterbury-it ku kemi perkujtuar vepren jetesore te akademikut tone te ndjere Dr. Fehmi Aganit. Ne kete tubim eshte flour edhe per pervjetorin e Deklarates Kushtetuese dhe te Kushtetutes se Kacanikut.Poashtu per nder te 28 Nentorit te 2019 e patem pergatitur nje darke te madhe festive me muzike etj, por e anuluam per shkak te termetit tragjik qe ndodhi ne ate kohe ne Shqiperi.I kemi njohtuar anetaret dhe njerezit tjere perreth, per nja 2-3 aktivitete te vogla humanitare, ku njereit kane kontribuar individualisht. Keto kane qene: ndihmat me rastin e temetit tragjik, ndihma nje djali te ri nga Kosova per nevoja shendetsore dhe ndihma simbolike per disa nxenes te nje shkolle nga nje fshat i vogel ne Shqiperi. Shpresoj se me kalimin e pandemise dhe kthimin te normaliteti do te kemi mundesi te organizohemi e konsolidohemi edhe me mire dhe te kemi aktivitete te shumta ne dobi te komunitetit tone.
Me nderime,
Milaim Tahiri – Dega e Vatres ne Hartford, CT