![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2025/02/479723225_1047776337390888_8897018132680529624_n.jpg)
Gjon F. Ivezaj/
Naimi lindi në Frashër më 13 maj 1846. Pas mbarimit të gjimnazit “Zosimea” të Janinës në vitin 1870, jetoi dhjetë vjet në Shqipëri, herë me pushime shëndetësore, herë si nëpunës finance në Janinë, Sarandë dhe Berat. Megjithë gjendjen e keqe shëndetësore, gjatë viteve të krizës lindore Naimi mori pjesë në veprimtarinë patriotike shqiptare; Më 1878 u bë anëtar i Komitetit të Stambollit dhe më 1879 i Shoqërisë së Letrave Shqipe. Por Naimi filloi të zhvillojë veprimtarinë e tij të gjerë patriotike në vitin 1882, kur u vendos në Stamboll pikërisht gjatë valës së reaksionit turk. Këtë veprimtari e vazhdoi deri në vdekje, më 20 tetor 1900. Naim Frashëri u bë i njohur si poet në vitin 1882, me poezinë e tij patriotike “Shqipëria”, të cilën Shoqëria e Stambollit ua shpërndau të riprodhuar për patriotët shqiptarë. Dëshira për lirinë e Shqipërisë dhe urrejtja ndaj sundimtarit turk, e shprehur me një forcë të re poetike, u la mbresa të thella te atdhetarët.
Shkrimet e para shqipe, që u botuan në faqet e revistave “Drita” dhe “Dituria” (1884-1885), si dhe katër nga gjashtë tekstet e përgatitura prej tij, që u botuan në vitin 1886 nga Shoqëria e Bukureshtit, ishin shkrime në prozë dhe poezi me karakter edukativ. Dy të tjera ishin vepra poetike të një rëndësie të veçantë. Në një, në greqisht. “O alithis pothostom Sqipetaron” (Dëshira e vërtetë e shqiptarëve), ai prezantoi para opinionit publik grek kërkesat e lëvizjes kombëtare shqiptare dhe njëkohësisht hidhte idenë e vëllazërimit e të bashkëpunimit midis dy popujve, Në tjetrën në poemën lirike patriotike, Bagëti e Bujqësia”, të shkruar me frymëzim poetik, me një gjuhë të ëmbël pa shembull deri atëhere, Naimi i këndonte me një frymë romantike Shqipërisë, bukurive të saj natyrore, jetës dhe punës së bujqve dhe barinjve shqiptarë, mallit për vendlindjen e tij dhe krenarisë që ndjente si bir i këtij atdheu të bukur. Qëllimi i poemës ishte të zgjonte në bashkatdhetarët dashurinë për Atdheun dhe ndjenjën e vëllazërimit midis tyre. Naimi është nga poetët e parë që i këndoi si luftëtar kombëtar atdheut dhe popullit të tij. Në ditët e errëta të sundimit turk,Bagëti e Bujqësia” u bë vepra më popullore në Shqipëri. Edhe tekstet ngushtësisht shkollore ndryshonin në një masë të theksuar nga letërsia e mëparshme mësimore.
Tekstet shkollore të Naimit ashtu si ato të Sami Frashërit, Pashko Vasës, Jani Vretos, kishin përmbajtje patriotike. “Historia e Shqipërisë” e Naimit e destinuar për klasat e treta të shkollave fillore, kishte qëllim t’u jepte nxënësve jo vetëm njohuritë fillestare mbi Shqipërinë, por edhe t’u ngjallte dashurinë për atdheun. Veç kësaj, ndryshe nga tekstet e shkollave turqisht e greqisht të komuniteteve fetare të vendit, të cilat i përshkonte botëkuptimi klerikal dogmatik, tekstet mësimore të Naimit ashtu si ato të rilindasve të tjerë i karakterizonte fryma laike e iluministe. Në përinjet kësaj letërsie shkollore bëhej gjithashtu përpjekja me sukses për të hedhur bazat e një gjuhe letrare të përbashkët. Se bashku me Kostandin Kristoforidhin dhe Sami Frashërin, lëvrues të kësaj pune të madhe, edhe Naimi e pastroi gjuhën letraes nga fjalët e huaja të panevojshme, sidomos duke u bërë një luftë të vendosur fjalëve turke e greke, që kishin depërtuar në gjuhën e përditshme, të cilat u zëvendësuan ose me fjalët që ruheshin në thesarin e gjuhës popullore ose me anë neologjizmash, shumica e të cilave, brenda pak vjetëve, u bënë pasuri e gjuhës sonë letrare. Në veprat e tij shkollore, sado modeste nga përmbajtja, Naimi shquhej për gjuhën e tij të pastër dhe stilin e rrjedhshëm. Krahas shkrimeve me karakter thjeshtë mësimor, në vitet e mëvonshme Naimi i dha letërsisë shqipe vepra artistike, me fry më patriotike, të cilat në krahasim me letërsinë e mëparshme shënuan një kthesë rrënjësore në fushën e lëvizjes kulturale shqiptare. Nga këto fituan admirimin e veçantë të bashkatdhetarëve përmbledhja e një tufe vjershash lirike me titull, Lulet e verës” (1890) dhe poema epike „Historie Skënderbeut” (1898), që është një historie vjershëruar e heroit tonë kombëtar.
Në “Lulet e verës” poeti i këndon me theks patriotik atdheut, u ngre hymn gjuhës dhe shkollës amtare, dënon pa mëshirë tradhëtarët dhe bën thirrje për bashkimin e shqiptarëve. Edhe në “Historinë e Skënderbeut” ai bën vazhdimisht aluzion për bashkimin e popullit shqiptar kundër sunduesve turq, ashtu si në kohën e Skënderbeut. Me vjershat e tij të zjarrta patriotike, Naim Frashëri fitoi simpatinë dhe respektin e bashkatdhetarëve, të cilët e quajtën apostull të shqiptarizmit”, „bilbil të gjuhës shqipe” dhe e njohën njëzëri si poetin kombëtar të rilindjes shqiptare. Në fushën e mendimit politik e shoqëror Naim Frashëri ish te një demokrat përparimtar. Ashtu si edhe rilindasit e tjerë, ai e urrente regjimin feudal dhe absolutist, ishte përkrahës i regjimit demokratik sipas shembullit të demokracive borgjeze më të përparuara të kohës.
Naimi ka shprehur më se një herë simpati për revolucionet borgjeze dhe në mënyrë të veçantë për revolucionin borgjez të Francës të vitit 1789. Në shkrimet dhe poezitë e Naimit ngrihet vazhdimisht zëri për barazinë e njerëzve, për luftën kundër varfërisë, për emancipimin e gruas per mondernizimin e jetës shoqërore në frymën e ideve politike, borgjeze. Naimi ishte armik i papajtueshëm i absolutizmit dhe anonte nga regjimi republikan. Armik i sundimtarit turk, Naimi u bë armik edhe i dogmës fetare islamike, që ishte dogma zyrtare e shtetit otoman. Pik transition transition nisje e botëkuptimit të tij filozofik e shoqëror u bë nevoja për të çliruar ndërgjegjen e bashkatdhetarëve të vet nga misticizmi islamik dhe nga fanatizmi fetar, që nxiteshin nga sundimtari turk, dhe për të ndriçuar mendjen e brezit të ri shqiptar me njohuri shkencore. Por dogmen islamike,nenkuptohet edhe kristiane, ai nuk e luftoi nga pozita materialiste, gjë që nuk përputjej me kushtet e ambijentit gjysmëfedual e fetarë të shqipërise ne shekullin XIX,por nga pozita idealist. Naim Frashëri përpunoi një botë kuptim në esencën panteist. Megjithëse ushqente simpati një teorinë e Darvinit dhe për për mendimet e materialistëve frengj të shek. XVIII, Naimi pranonte ekzistencën e një zoti që ka krijuar botën materiale. Por zoti nuk ishte një qënie e mbinatyrshme, transhedente, por një qënie imanente. Ky zot është i shkrirë në natyrë dhe është bërë një me të; ai është, tërësia e sendeve, ai gjendet edhe te vetë njeriu. Përpjekjet e Naim Frashërit për ta parë perëndinë kudo e në çdo send, të shpien ta shohësh perëndinë si një materie të hyjnizuar; për më tepër, ato e bëjnë nje rinë të mos e shohë zotin asgjëkundi. Me këto pikëpamje Naimi donte të thoshte se zoti nuk duhej parë në qiell, por në tokë; si rrjedhim, sulltani apo patriku nuk duheshin parë si mëkëmbës të zotit, se rrugët e komunikimit me „zotin” shqiptarët nuk duhej t’i kërkonin në Stamboll, por në malet, gërxhet, pyjet, liqenet dhe lumenjtë e Shqipërisë. Koncepti panteist i botës nuk e pengoi, përkundrazi, e ndihmoi Naimin të përqafonte të dhënat e Shkencave natyrore mbi përbërjen e gjithësisë, mbi origjinën e botës dhe mbi evolucionin e njeriut. Në këtë vështrim panteizmi i Naimit ishte në Shqipëri në shek. XIX një nga rrymat e për paruara të mendimit filozofik, megjithatë diçka më prapa nga pikëpamja filozofike të vëllajt të tij, Sami Frashërit. Mendimet Naimit sherozofike të vëllait të kaluar drejt materializmit por ky hap shërbenin si hap për të kalusolli në historinë e mendimit filozofike vertetë nuk keqkuptim origjinal të panteizmit,
të kombinuar me ide shkencore.
Meritë e madhe e tij është se ai besonte në forcën dhe sovranitetin e arësyes njerëzore. Idetë e tij ky iluminist i shquar që jetoi në ambientin e obskurantizmit turk, ia nënshtroi një qëllimi të lartë: çlirimit të atdheut të robëruar. Në formimin e këtyre pikëpamjeve filozofike ushtroi padyshim influencë edhe doktrina e bektashizmit, që po përhapej në Shqipëri me shpejtësi gjatë shek. XIX, anëtarë të të cilit qenë bërë edhe prindërit e tij. Naimi qëndroi në radhët e këtij sekti mjaft liberal edhe për faktin se bektashinjtë në kohën e tij ishin në luftë të hapur dhe të ashpër kundër halifatit otoman, kundër dogmatizmit të tij dhe kundër politikës shtypëse nacionale të Turqisë. Megjithatë, duke qëndruar në radhët e bektashinjve, Naim Frashëri futi në doktrinën e tyre pikëpamjet e tij përparimtare dhe frymën luftarake patriotike. Bektashizmi i përpunuar nga Naimi është diçka e re. Në veprëzën e tij „Fletore e Bektashinjët” ai shkruante ndër të tjera:,,Bektashinjtë jo vetëm në mes të tyre, po edhe me gjithë njerëzinë janë vëllezër’ e shpirt. Duanë si shpirtin e tyre dhe të tjerëtë musliman’e të krishterë dhe shkojnë mir’e bukurë me gjithë njerëzinë. Po më shumë duanë Mëmëdhenë dhe mëmëdhetarëtë, që kjo është m’e mirë nga gjithë të miratë”.
Foto: wikipedia.org