-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli takoi zëvendës-administratoren e USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Susan Kosinski Fritz/
UASHINGTON, 12 Prill 2016/ Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesëmarrjes në Konferencën ndërkombëtare parlamentare të shteteve anëtare të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot në selinë e USAID-it në Uashington është pritur në një takim të veçantë nga Susan Kosinski Fritz, zëvendës-administratore e lartë për Evropë dhe Euroazi.
Kryetari Veseli e falënderoi Fritz për ndihmën e pareshtur të Misionit të USAID-it ndaj Kosovës dhe Kuvendit të saj në veçanti, duke e konsideruar këtë përkrahje shumë të çmuar dhe tejet të nevojshme për institucionet e vendit, gjatë procesit të ndërtimit dhe konsolidimit demokratik.
Kreu i Kuvendit kosovar shfaqi shpresën se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, thekson njoftimi i dërguar.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet Kuvendi dhe shteti i Kosovës, si dhe për fokusin e projekteve zhvillimore, që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë./b.j/
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.