KEMI DETYRIME RECIPROKE NDAJ PARTNERËVE, POR KURRSESI TË MOS JEMI TË NËNSHTRUAR NDAJ DETYRIMEVE TË PAARSYESHME Intervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ/*
Z.VIKTOR MARTINI, ish i burgosur politik i diktaturës, themeluesi dhe kryetar i parë i shoqatës së ish të burgosurve dhe të persekutuarve politikë në Shkodër dhe nismëtar për krijimin e shoqatës në shkallë kombëtare dhe nënkryetar i saj na e dha këtë intervistë për zhvillimet e fundit në Shqipëri:
ELIDA BUÇPAPAJ – I nderuari Zotëri Viktor Martini, do t’ju isha shumë mirënjohëse nëse do t’u përgjigjeshit disa pyetjeve që lidhen me ngjarjet e fundit në Shqipëri.
Ju ka marrë malli për Shkodrën, sa kohë u bë që jeni kthyer në shtëpinë tuaj?
VIKTOR MARTINI: Ah! Shkodra. Po kush asht ai njeri që nuk e ndjen mungesën e vendlindjes. Ka 20 vite që jam emigrant në SHBA. Vitet e para ishin tepër të vështira. Si emigrant politik nuk kisha të drejtë të shkoja Në Shqipëri. Por mbas 6 vitesh isha i lirë me shkue. Këto 6 vite i kam kja me lot. Këtë e tregon kjart një poezi e imja:
Nuk e njoh këtë erë që fryen,
Nuk i njoh këto gjeth që bien,
Nuk e njoh këtë bumullim,
Jo, jo s’më kënaq kurr e hueja stinë.
Çdo vit shkoj me shue mallin, por s’ka gja që e shuen. Kthehem në Boston i zhuritun me mall në shpirt e jetoj me mallin për Shkodrën e për Shqipërinë.
ELIDA BUÇPAPAJ – Z. Martini sot tema e ditës është çështja e armatimeve kimike të Sirisë, rreth 1500 ton flitet se çmontimi i tyre do të bëhet edhe në Shqipëri, ju ç’mendim keni? Ndërsa Kryeministri i Shqipërisë ka deklaruar se « e rëndësishme është partneriteti me SHBA“ – ju si mendoni rreth këtij deklarimi ?
VIKTOR MARTINI: Çeshtja e armeve kimike ne Shqipëri asht e duhet të jetë çeshtja e dites, sepse populli i thjeshtë as qe i njeh keto arme, nje nder ta dhe une vete. Per kete teme duhet te flasin kimistat, bile me detaje e jo te futet kjo teme prej politikanve me qëllime te keqija per t’ju kundërvënë pales tjeter. Dihet se Shqipëria asht partnere e NATOs, gja pozitive per ne e qe duhet rujtun. Por, nëse keto arme rrezikojnë seriozisht jeten e shendetin e populli Shqiptar, une mendoj se kurrsesi nuk duhet te futen ne Shqiperi. Nga ana tjeter, mendoj, OKB-ja po i largon keto arme nga Siria si rrezikun e perdorimit te tyne ndaj njerzimit e si mund te mendohet qe kete rrezik po e poston ne vendin tonë, po të mos jetë e sigurt se çmontimi i tyne nuk ka rrezik? Te dy partitë, maxhorancë dhe opozitë, kanë dhanun kontribute qe te jemi anëtarë te NATOs, dhe sot jemi anëtarë. E duke kenun anëtarë sigurisht kemi dhe detyrime reciproke te arsyeshme ndaj partnerëve e kurrsesi te jemi te nenshtruem ndaj detyrimeve te paarsyshme, sepse kete nuk na e kerkon as NATO-ja vete. Une nuk jam anëtar i asnje ngjyre partiake e duke mos kenun i anëtarsuem shikoj si i paanshem çdo veprim te politikanëve ne dobinë e popullit Shqiptar. Une e vlerësoj qendrimin e Rames ndaj Amerikes si partenere kryesore, por uroj qe se shpejtit te jemi te inkuadruem dhe ne Shtetet Europjane, pra në BE.
ELIDA BUÇPAPAJ – Të jemi të drejtë, kujtoj se ditën e parë të qeverisjes Kryeministri i Shqipërisë mori tre vendimet e parat ë qeverisë ishin: Vendimi i parë është: Zëvendësimi i portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali; vendimi i dytë: Miratimi i Kodit Etik Ministror dhe vendimi i tretë, ndalimi i importit të plehrave“. Pra është e qartë se qendrimi i Ramës është lidhur me SHBA, dhe unë të them të drejtën e shoh pozitiv këtë qendrim, ju si mendoni i nderuari Z.Martini?
VIKTOR MARTINI: Po jam i azhornuem per tre vendimet qe maxhoraca mori me te marrun qeverisjen. Një) Heqja e portretit te te Presidentit Nishanit. Unë per veten time e kam qujtun si nje veprim te nxituem, sepse duke kenun nje president i zgjedhun nga kryetari i partise së Sali Berishes mbrena dy orëve, duket si akt hakmarrjeje. Po keshtu dhe opozita e sotme u soll me presdentin Topi. Keto janë sjellje primitive te natyres Shqiptare, qe nuk dime te shkeputemi nga hakmarrja ndaj njeni tjetrit , sidomos kur jemi ne poste shtetërore. Ne duhet te kemi si busull ne qeverisje sjelljet e qeverive te qytetërueme. Dy) Miratimi i kodit Etik Ministror – e quej te Arsyshem, sepse duhej te bahej kjo, e vlerësoj. Tre) Ne lidhje me plehrat ishte nje vendim tepër i drejte qe plehrat mos te importoheshin ne Shqipëri, sigurisht kjo u ba i mbeshtetun dhe nga zani i nenshtetasve Shqiptarë. Shqipëria nuk duhet te shtyhet nga varferija, qe te jetë koshi i plehrave te Shteteve te tjera.
ELIDA BUÇPAPAJ – I nderuari Z. Martini, opozita doli në protesta me pretekst zgjedhjet në Korçë, si mendoni?
VIKTOR MARTINI: Dalja e opzites ne protestë asht nje e drejte e ligjeshme. Nga partitë politike Shqipëria asht e mbushun me protesta te arsyshme e te paarsyshme. Nje gja nuk mund ta arsyetoj: Kur nje gja e paligjshme dergohet ne organet kompetente ligjore, perse duhet te mos presim vendimet ligjore? Perse duhet te shqetësojmë popullin e shkretë. Kjo ndodh sepse ne Shqiptaret ndihemi si te poshteruem kur biem nga karrikat. Populli duhet te ndergjegjsohet qe të mos bien viktime per karrikat e politikanëve qe nuk ngopen kurrë me pushtet. 97 kje nje mesim qe duhet te merret ne konsiderat. 97 kurrë të mos perseritet ne token Shqiptare.
ELIDA BUÇPAPAJ – I nderuari Z.Viktor, kthehemi tek zgjedhjet e Korçës, çfarë mendimi keni për procesin dhe me faktet e evidentuara nga Fiks Fare, ndërkohë që fitorja e së majtës, duke i krahasuar votat është tre herë më e madhe se opozita?
VIKTOR MARTINI: Persa i perket votave ne Korçe. Une pres vendimin e organeve kompetente, qe Berisha na e ka keshillue gjithmonë. Por, nëse PS ka pague autobuzat votuesve per te marrun pjesë ne votim, mirë ka veprue qe ka lehtesue gjenjen ekonomike te studenteve. Ky asht nje avaz i vjeter ne partitë politike. Nje anekdotë ne Shkoder thotë: HYPI PATA MAJE PLEPIT ÇKA I THA SHOQES JA PAU VEDIT. Pra, Berisha ate qe mbolli, po korr.
ELIDA BUÇPAPAJ – I nderuari Z.Martini, përpara disa ditësh – në një minierë të dalë jashtë pune, pesë djem të një familje, midis tyre humbën jetën tre vëllezër për të bërë e shitur skrap me qëllim për të mbajtur frymën gjallë. Si do të bëhet kjo punë kështu? U shua një familje dhe askush nuk mban përgjegjësi? Kush e ka fajin dhe çfarë duhet të bëhet?
VIKTOR MARTINI: Fatkeqesia e fundit ne miniera asht tragjedia e varferisë, asht turpi i qeverisjes 23 vjeçare qe nuk po din a nuk po don, me e nxjerrë popullin Shqiptar nga varferia qe e lane kampionet e diktatures se kuqe. Qeveritarët duhet te hjedhin sytë urgjentisht per krijimin e kushteve në miniera qe varferia të mos i detyrojë njerëzit qe te rrezikojnë jeten per te mbijetue. Persa thoni ju, Zonja Buçpapaj, kerkush nuk bëhet pergjegjes, kjo nuk me habit, sepse ne kemi pa krime te shemtume ne kohen e diktatures, kemi pa nanat Shqiptare duke ja u vra neper oborret e shtepijave djelm, burra e me qindra te tjerë te pafajshem në burgje, kampe e interrnime. Kemi perjetue femijë te lindun ne burgje e internime e tjera e tjera e as kerkush nuk u bë pergjegjës. Jo vetem kaq, por, kur nje popull shpresoi se demokracia po vjen dhe do te denoheshin krimet e diktatures, ndodhi e kunderta. Satelitet e diktatures i lehtesuen dhe ju bane gjyqe kafesh. Sa turpe. Kemi pa nje 97 te tmerrshme e kerkush nuk u bë pergjegjes, kemi pa piramidat qe varferuan popullin e askush në qeveris nuk mbajti pergjegjesi. Pa le Gerdecin e tjera e tjera. Duket se papergjegjësia asht e mbrojtun me ligj, per turpin e qeveritarëve. Kur do vijë ajo dite qe jeta e nenshtetasve shqyptarë te jet e garantueme me ligj te pakten sa nje qen ne Amerike.
ELIDA BUÇPAPAJ – I nderuari Z.Martini, disa ditë më parë kryeministri i Shqipërisë emëroi në krye të Institutit të Integrimit të të Përndjekurve zotëri Bedri Blloshmi, i vëllai i poetit Vilson Blloshmit, pushkatuar nga regjimi, edhe vetë Berdiu i burgosur në Burgjet e Diktaturës, në vend të Simon Mirakës. Ne e vlerësuam këtë emërim sepse e dimë se Bedri Blloshmi nuk bëhet dot vëllamë me padrejtësinë dhe kemi besim tek ai, ju çfarë mendimi keni Z.Martini?
VIKTOR MARTINI: Persa i perket emërimit si Drejtor ne insitutin e te denuarve politikë Z.Bedri Blloshmin, aq sa me erdhi keq qe u largue nga kjo detyere Z. Miraka.Thom me erdhi keq, sepse ai u perpoq me ba aq sa kishte mundesi, por kje e pamujtun me ba ate çka ai kishte deshirë, sepse diktatoret e rinj te veshun me emra demokratesh nuk e lajuen ma shume e kjo nuk ashte fajësi.
E uroj Z. Blloshmin ne kete detyre qe mos te jet drejtor i heshtun ndaj çdo padrejtesie qe mund te bahet ndaj kesaj shtrese. Detyra e cila i asht caktue, asht nje prove morale para bashkëvujtesve te vet. Çdokush qe mundohet te hjedhi balte mbi keto shtresa gabohet randë, sepse keto e kan dhanun proven se nuk janë sahanlepisa. I lutem çdo Shqiptari qe te mos hjedhin balte mbi njerëzit e ndershem, për hir te fanatizmit partiak, plage kjo e rand ne shoqerin Shqiptare. Ne perfundim i uroj mbar popullit Shqiptar dite ma te bukura e ma te qeta, duke mbyllun llogoret e vjetra te pergjakuna ne perpjekje per te cilun llogore te reja, per paqe e vëllazërim, larg nga politikat perçarëse. Me shume respekt nga njeriu qe nuk njofti kurr kompromis me asnje pushtet.(* Intervista u dergua nga gazetarja Elida ELIDA BUÇPAPAJ)