Nga Fritz RADOVANI – Melbourne, 31 Korrik 2021
Fatkeqsi! Madje fatkeqsi e madhe! Shqipnia Europjane, e të Madhit dhe të Pavdekshmit Gjergj Kastriotit Skenderbeut e Nanë Terezes, prap me u drejtue nga komunistët barbarë e tiranë trashigimtarët e Enver Hoxhës, e shka asht ma e keqja tue rikthye nen sundimin e Beogradit, Stambollit dhe injorancës antieuropjane, tue kenë dhe antare e NATO-s, në një kohë kur pritej hapja e dyerve t’ Europës, me porosi të Papës Gjon Pali II. Bisedohet per “minishengen”, gjoja e mendueme nga tre drejtuesit e tre vendeve, njeni thonë asht votue nga “minishqiptarët”.., mik i Erdoganit ! E ky po thonë se asht edhe “kokëbosh”, por jo sa ata që kanë votue per te! Ai tallet e vazhdon me mbushë xhepat… E ata, kujtojnë se asht budallë!.. Kështu kujtuene dikur edhe per Ahmet Zogun me Pashiqin, per Enverin me Titon e Ramizin që vriste: “Edhe gjak do bëjmë, po pushtetin nuk do t’ ua lëshojmë…” E qe, ku janë me thesare, dekorata e tituj varg’eqafë…E kush asht budalla?! – Nuk ju mjaftojnë 109 vjet histori ?! Do t’ Ju kujtoj rreshtat e fundit të fjalimit At Fishtës, në Paris në 1919, me titull: “Shqiptarët e të drejtat e tyne”, lexue nga Imz. L.Bumçi: “E pra, kujtoj unë, se, për me kenë burra fjalet, na duhet me thanë edhe për Shqipninë ato shka thomi për të tjerë në Paris, Romë, Athinë, Varshavë…Në mos paça harrue, si kam ndij prej Profesorave të mij, Grotius ka pasë thanë se, tashma asht ba si zanat me ua shndrrue Zotin popujve. Por përkundrazi, Jean-Jacques Rousseau vërret: “Ani, por të paktën pyetni ma parë, mostjeter, këto bagëti njerzore!”. “Shumë interesant, edhe per “minishengen”.., duhet studjue At Fishta !!”