Kuvendi votoi shkarkimin e ministrave, Edmond Panariti, Edmond Haxhinasto dhe Vangjel Tavo. Si dhe votoi ministrat e rinj, në postin e Zv.kryeministrit dhe Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, Ministër i Jashtem, Aldo Bumçi, ministër i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Visar Zhiti dhe Ministër i Ekonomisë Florion Mima./
Shkrimtari i mirënjohur, Visar Zhiti nga një i dënuar nga diktatura me 10 vite burg politik, bëhet ministër i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve.
Visar Zhiti u lind më 2 dhjetor 1952 në Durrës dhe u rrit në Lushnjë, ku kreu edhe gjimnazin. Ka studiuar Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Shkodrës e disa vite punoi në Kukës si mësues. Në vitin 1973 provon të botojë dorëshkrimin poetik ”Rapsodia e jetës së trëndafilave”, botim që s’u jetësua dot, pasi dorëshkrimi interpretohet nga redaktorët e shtëpisë botuese shtetërore si “shtrembërim i realitetit socialist”. Mjaftoi vetëm kaq, për ta dënuar pastaj më 1980 me 10 vite burg.
Arrestimi i Visarit, erdhi pas denoncimit që i bënë redaktorët e libri të tij në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, në Tiranë, që e cilësonin si armik dhe akuza ndaj tij ishte: ”Nxirës i realitetit kundra realizmit socialist dhe poezi me ekuivoke kundra partisë e udhëheqësit të saj”.
Pasi kaloi nëtë muaj në hetuesi, duke i provuar gati të katër stinët e vitit aty në qeli, Visari doli në gjygj aty nga mesi i prillit i vitit 1980-të. Gjygji u bë në qytetin e Kukësit me dyer të hapura dhe me ftesa, duke zgjatur për dy ditë.
Visar Zhiti nuk i pranoi akuzat që i bëheshin duke u shprehur: “Në letërsi gjërat janë gjithmonë subjektive dhe si të tilla ato lënë mundësi për keqinterpretime. E për këto nuk mund të quhesh armik”. Pas këtyre fjalëve, prokurori e akuzoi atë se po bënte përsëri agjitacion e propagandë dhe aty në sallë. Në përfundim trupi gjykues e dënoi me dhjetë vjet burg politik dhe heqjen e të drejtës së botimit përgjithmonë kur të dilte nga burgu.
Tre katër vitet e para të dënimit, Visari i vuajti në burgun e Spaçit duke punuar me tre turne nëpër galeritë e minierave të piritit. Më pas ai u dërgua në kampin e Qafë- Barit (Pukë) duke punuar në minierat e akullta të saj, që dikur specialistët sovjetikë i kishin cilësuar si të papërshtatëshme për të punuar fuqi njerzore. Edhe në ato kushte Visari gjente mundësinë për të shkruar poezi…
Gjatë afro tetë vjetëve në ato burgje, ai shkroi rreth 400 poezi duke i nxjerrë të gjitha prej andej, me anë të nënës së tij kur i vinte për takim. Po në burgun e Spaçit ai shkroi dhe një roman të vogël, i cili i humbi gjatë kontrolleve që bëheshin nga komanda e kampit.
Pas lirimit nga burgu, Visar Zhiti ka botuar disa libra
Libri i tij i parë me poezi është:
”Kujtesa e ajrit”, Tiranë, 1993
Pastaj vijojnë me rradhë:
”Koha e krisur”, Tiranë, 1993
”Hedh një kafkë te këmbët tuaja”, Tiranë, 1994
”Mbjellja e vetëtimave”, Shkup, 1994
”Dyert e gjalla”, Tiranë, Eurorilindja, 1995
”Kohë e vrarë në sy”, Prishtinë, ”Rilindja”, 1997
”Si shkohet në Kosovë, Tiranë, ”Toena”, 2000
”Rrugët e ferrit”, Tiranë, 2001
Visar Zhiti ka shkruar edhe librin ”Pazari i Këpuctarit”
”Molla e dënuar”, Poozi të zhgjedhura, (Condemned Apple),
përkthyer nga Robert Elsie, (Los Angeles: Green Integer, 2005).
Poetit Visar Zhiti në vitin 1991 iu dha çmimi italian për poezi “Leopardi d’oro” (Leopardi i artë), kurse në vitin 1997 ai mori çmimin prestigjioz “Ada Negri”.
Përveç kësaj krijimtarije të frytshme, Visar Zhiti ka punuar si gazetar, kurse më vonë, pas shembjes së komunizmit, ka punuar në shërbimet administrative të Kuvendit të Ri Shqiptar në vitin 1996 u zgjodh deputet në parlament.
Mbas realiteteve të zymta të politikës shqiptare, ai u tërhoq nga politika. Në vitin 1997 ai u emërua atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, ku ai qëndroi deri në vitin 1999. Së fundi ka punuar në Ministrinë e Jashtme.
Kuvendi votoi shkarkimin e ministrave, Edmond Panariti, Edmond Haxhinasto dhe Vangjel Tavo. Si dhe votoi ministrat e rinj, në postin e Zv.kryeministrit dhe Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, Ministër i Jashtem, Aldo Bumçi, ministër i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Visar Zhiti dhe Ministër i Ekonomisë Florion Mima./
LEK MIRAKAJ says
nje motiv me shum per te votuar te djathten, qe me largimin e l.s.i dhe kthimin ne pozicione te djathta, i motivon ish te persekutuarit, per pjesmarje masive ne votimet e 23 qe4rshorit.urime visarit perfaqesues i denje i shtreses te ish te persekutuarve politike.
lary says
i kujt rregjimi eshte i persekutuar.ku ka qene me pare SALA.pse se beri me pare kete minister apo nuk ishte i pjekur per kete detyre