Rreth orës 11:00 të ditës së sotme, Visar Zhiti, i propozuar nga qeveria për ambasador në Vatikan, pati një takim me Presidentin Bujar Nishani, që ka deklaruar se do e refuzojë kandidaturën e tij.
“Nuk pati asnjë gjë të re, ato që janë thënë në shtyp,” tha Zhiti pasi doli.
“Më thirri dhe ato që kishte për të thënë me shkrim, m’i tha me gojë”.
“Nuk i kam kërkuar asgjë Presidentit,” tha Zhiti.
“Shqipërisë time i kam shërbyer edhe në burg, kur nuk donte Shqipëria. Në burg kam qenë edhe me priftërinjtë e Vatikanit, me priftërinjtë e burgosur. Kemi bërë dhe festa e kungime të fshehta”.
“Më vjen keq për vendin që ka njerëz kaq të dobët që nuk kanë interes të parë vendin por interesat e tyre vetjake”
“Dal duke thënë o Zot mëshiroje Presidentin se nuk e di çfarë bën”, theksoi Zhiti.
Nuk ka dyshim se Visary asht njeri i provuem prej vujtjeve ne nji menyre qe nuk e meriton askush. Asht edhe e vertet se Visar Zhiti ka mujt jo vetem me i durue vujtjet ne menyre sejnike dhe te nderueshme por aq ma teper ka dit me e shpreh dhimjen fisike dhe shpirtnire ne nji form poetike qe nderon tan ish pernjekurit dhe martiret e luftes anti komuniste. Nese baba i jem nuk ka vorr, ka rreshtat e Vizar Zhitit qe e nderoin sakrificen e ti. Por me duket se Visarit i mungon pervoja ne fushen politike. Ma mire do te ishte ken per Visarin me terhjeke kandidaturen e vet per hater te harmonise kombetare se me ja hjell vretjen atyne qe qindroin kundra ambicjeve monopartiake e partise post komuniste. Se si Edi Rama ka mujt me e perdor eminin i lavdrueshem i Visa Zhitit per me perça opoziten, kristianizmi shqiptar dhe me prish harmonin interfetare, nuk e kuptoj as pak. Zoti i Madh duhet te falin ata qe kan pru diktaturen ne Shqipni e jo ata qe kan qindrue dhe vazdoin me e qindrue edhe sot.
E megjithate, Zotni Visar Zhiti ka punue, punon e do të punojë për të bukurën Shqipëni dhe për të mirët e të urtët shqipëtarë.