Ligji i luftës me Shqipërinë dhe pakti detar ndër 7 temat e diskutimeve/
Ligji i luftës me Shqipërinë dhe pakti detar do të jenë dy ndër shtatë temat e diskutimeve në Tiranën zyrtare të kreut të diplomacisë greke, Niko Kotzias.
Një lajm i tillë u bë sot publik nga e përditshmja greke, “ Kathimerini”, e cila citon në artikullin e saj burime zyrtare të qeverisë greke.
Kotzias pritet të vizitojë vendin tonë dy javët e fundit të korrikut dhe sipas të përditshes greke diskutimi i Marrëveshjes së Detit të vitit 2009, diskutimi për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë e miratuar nga Greqia që në vitin 1987, por që Presidenti i asaj kohe Christos Sartzetakis kishte refuzuar nënshkrimin, për zbatimin e tijjanë dy nga temat që do të jenë në qendër të takimeve me zyrtarët e lartë në Tiranë.
Gjithashtu një tjetër cështje do të jetë dhe diskutim për respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.
Sipas “ Kathimerinit”, minoriteti grek nuk ka qenë asnjëherë i respektuar në Shqipëri. Ajo shton, se as Censusi i 2012-ës, nuk u dha të drejtën e regjistrimit të origjinës etnike, sikundër pjesës tjetër të minoriteteve në Shqipëri, gjë që ishte kritikuar edhe nga Këshilli i Europës dhe Organizata të tjera.
Po kështu, do të diskutohet për ndërtimin e 3 varrezave për ushtarët grekë të vrarë gjatë luftës në vitin 1940, mbështjetja e Greqisë për prespektivën europiane të Shqipërisë, por edhe për një njohje të mundshme të pavarësisë së Kosovës nga Athina zyrtare.
Pritet që kreu i diplomacisë greke të fokusohet gjatë vizitës së tij dhe tek aleanca e qeverisë “Rama” me PDIU, gjë e cila nuk është pritur mirë nga qeveria greke pas largimit nga posti i nënkryetarit të Kuvendit Vangjel Dule të PBDNJ dhe zëvendësimit të tij me kreun e partisë së çamëve Shpëtim Idrizi.(ABC)
kodrasadikit says
Mrekulli do te ishte sikur te drejtat e minoritetit greke ne Shqipni te barazoheshin e te ishin reciproke per Arvanitasit e shqiptaret qe jetojne atje .Shqiptaret e Greqise si njohin e si pranojne te drejtat e shqiptareve Ortodokse qe jetojne ne Greqi absurde …
Thanas L. Gjika says
Ne keto bisedime duhet ngulur kembe per heqjen e ligjit te luftes midis dy vendeve, per njohjen e Paveresise se Kosoves nga shteti grek, per njohjen e minoritetit shqiptar ne Greqi, i cili duhet te kete po ato te drejta qe gezon minoriteti grek ne Shqiperi: mesimi i gjuhes shqipe ne shkollat greke ku ka shqiptare te vjeter dhe te vajtur pas vitit 1990. Shqiptaret ne Greqi duhet te gezojne te drejten qe ne qytetet ku ka shume shqiptare te mundesohet mbajtja e sherbesave fetare ne gjuhen shqipe prej prifterinjve e hoxhallareve qe duhen derguar nga Shqiperia, etj.
Me respekt, Thanas Gjika.
Minoriteti grek ne Shqiperi i ka pasur dhe i ka te drejtat
nora says
nuk jam dakort me ju thanas.
1-sa per ligjin e luftes le ta mbajne , nuk na trembin e mbajne se tremben.
1- per kosoven po e njohen mire per ta po nuk e njohen nuk ka problem.
3- nuk ka minoritet shqiptar ne greqi por ka shqiptare e arvaniatas qe jetojne ne trojet e tyre.
4- minoriteti grek qe erdhen si puntore bujqer i kane pasur me shume se ne vete shqiptaret.
5- e drejta e shkolles ne gjuhen shqipe eshte e drejte nderkombetare tu kerkohet ne baze te koventave .
5- po ashtu edhe e fese .
POR AJO QE DUHET TE JETE PIKA E BIZEDIMEVE DUHET:
1- TE lejohen camet te vizitojne token e te pareve
1- Deti qe nuk paten guxim ta kerkonin para 1990.
Na kane borxh e nuk ju kemi prandaj duhet te kemi epersi ne bisedime. ndryshe behet loja e berishes.