Nga Shenasi RAMA/
Komenti dhe pershtypja e pare qe te vjen ndermend eshte se vizita ishte tejet e tensionuar dhe jo e frutshme.
Gjendja ne Beograd ishte si gjendje lufte, ishte dite pushimi ne Serbi, dhe nen fjalet e perhapura te atentateve, u mundesua ky simbolizem me ngarkese tejet negative nacionaliste shoviniste.
Rruget nga aeroporti ne Pallatin Serbija ishin pa njerez, protokolli u respektua, takimi u be, dhe secili politikan tha ate qe iu duhej thene kombeve e popujve te vet ne konferencen per shtyp, tamam si nje teater kabuki, dhe natyrisht u nenshkruan ato marreveshje qe ishin justifikimi per takimin.
Te dy palet mund te shkojne tek njerezit e tyre duke thene se kjo ishte nje fitore. Vucic, se bashku me Nikolic do te thote se amabsadori Amerikan, Kirby dhe Kancelarja gjermane e kerkuan kete dhe nuk kishim cfare te benim ndryshe.
Edi Rama do te thote se mbrojti te drejtat e shqiptareve e foli per Kosoven dhe u sollem keshtu se gjermanet na e kerkuan kete. Me nje fjale ted y palet do te thone se bene qoken, lane duart dhe nuk e “shiten kombin e tyre” kur kane interesa te tjera per te cilat pajtohen pa medyshje sepse njera pale nuk ka ndonje dashuri per popullin e vet.
Mirepo si ne cdo loje te tille, nuk ka vetem fitimtare, por ka edhe humbes. Dhe fituesit nuk percaktohen nga konferencat per shtyp por nga arritja e qelimve qe shpesh edhe nuk permenden fare. .
Ne menyre te sterholluar, profesionale dhe pa lene shkas per interpretime qe e shohin sjelljen e tyre si shperfillese, serbet dhe paria e tyre ia arriten qe te dimensionojne viziten dhe ta paraqesin si duan ata. Thelbi doli ne marreveshjet e ne diskutimet thelbesore lidhur me infrastrukturen, pakicat, ekonomine, BE dhe mbi te gjitha Kosoven. Tani, ti marrim keto pika me radhe.
Se pari, ne lidhje me pakicat, nuk ka pakice te perfillshme serbe ne shtetin shqiptar, por ka qindramije shqiptare ne Serbi qe Kryeministri Rama as nuk i zuri ne goje, as nuk vizitoi ndonje dyqan te djegur nga ekstremistet, as takoi ndonje shqiptar te rrahur prej tyre. Megjithate duke I vene ne te njejtin nivel, Kryeministri Serb jo vetem merr ate qe nuk I perket, por edhe ve shterngesa ne ate qe mundet me kerkue shteti shqiptar ne lidhje me pakicen shqiptare ne shtetin serb qe eshte me qindramijera vete. Nuk reduktohet kjo pakice ne Presheven e nje shkolle ne Bujanovc.
Se dyti, ne lidhje infrastrukturen, dihet tashme se edhe kinezet edhe te tjeret kane planet e tyre per te ndertuar rruget e kalimet qe nisin me portet si i Shengjinit dhe shkojne deri ne Beograd, apo nga Tivari ne Beograd. Nuk eshte secret qe kryeministri shqiptar ka nenshkruar marreveshjen qe e ben portin e Shengjinit pike hyrjeje per kinezet dhe interesat e tyre dhe kalimin perms MAqedonise e deri ne Beograd project prioritar te qeverise shqiptare. Nuk eshte koridor I BE ky, por pjese e Rruges se Mendafshit kinezo-ruse.
Se treti, ne lidhje me ekonomine dihet se nuk ka pasur ndalese ndonjehere biznesi midis Tiranes e Beogradit, Zemunit e klaneve te krimit ne Tirane ne te gjtiha partite. Supermarketet, mielli serb, energjia per te cilen qeveria harxhoi 40 milione euro, bota kriminale qe I ka rrenjet deri ne krye te qeverive, trafiku I mishit te bardhe, shitja e interesave dhe e njerezve jane fakte te ditura. Ka disa shqiptare qe kane qene pararoja e ketyre interesave. Mero Baze, per shembull ia ka njerre bojen dikur ketij kryeministri dhe kryetarit te Kuvendit, dhe shume qeveritareve, dhe me pas edhe Qeverise se Sali berishes per lidhjet e tyre kriminale ekonomike e Serbine. Figura symbol eshte Damir Fazllici, por askush nuk mundet me harrue interesat e Vellezerve Karic nga Peja e te tjereve qe kane investuar si ne kosove ashtu edhe ne Shtetin shqiptar. Megjithate, duhet ta shohim njehere kete marreveshje per ta gjykuar.
Se katerti, ne lidhje me BE-ne, kryeministri rama e beri qoken, do te marre nje grusht me pare nga gjermanet, e Vucic, do te vazhdoje te punoje ne politiken e shtetit serb qe sheh prioritare Rusine dhe marredheniet pansllaviste, ortodokse. Mirepo BE eshte halve e ftohte. As ne nuk jemi europiane, as serbet nuk jane, edhe pse mburren, si e tregon ai monumenti ne Kragujevac se kane shpikur pirunin…. Ne ende jemi ne procesin e shperberjes se perandorise otomane dhe sillemi si ne kohen e asaj perandorie. Keta tanet sillen si jenicere qe duan nje kocke e nje zot me iu sherbye dhe shesin kombin e vet, Serbet sillen me dinakeri e duke u mbeshtetur ne besnikerine qorre te popullit te vet, sipas parimit te njohur te Nikolla Pashiqit.
Dhe ne fund nje gje interesante, mundesia e ndarjes se Kosoves dhe diskutimi per te. Nuk ka pune Edi Rama me kerkue nga Serbet Kosoven, si ka ardhe puna duhet me kerkue Kosova shqiperine prej grekeve e Jenicereve. Megjithate, duke e njohur mendesine e tyre, them se nuk ishte e rastit pllakata qe serbet e Kosoves presin Vucic si kryeministrin e tyre ne Dhjetor… Jo me I dhane kredit Hashim Thacit, sepse nuk e meriton, por ky takim ma ka perforcuar shume bindjen se nga marria apo nga urtia, ka qene nje gje e mire qe shqiptaret e Kosoves nuk kane qeveri, sepse kush po don me e nda Kosoven nuk po din me ke me fole, pavaresisht presioneve qe po bahen mbi ta.
Se pesti, reflektimi i kesaj vizite ne te dy makinat e propagandes te kontrolluara nga parite respektive eshte tejet domethenes. Ate qe sheh ne Tirane nuk e sheh ne Beograd. Ja tani serbet nxoren Edi Ramen duke u perkulur paksa me shume se duhet para flamurit serb, foton e nje pjestari te delegacionit duke bete selfie me flamuret shqiptare e serbe (qe tregon se cfare kalamanesh kemi ne delegacion), rruget bosh, dhe pllakatet ne komunat serbe ne Kosove qe e tregojne hapur agjenden me Serbine. Dhe me e bukura eshte se Vucic thote “pakicat jane ura bashkepunimi” dhe do te shkojme drejt Europes nepermjet infrastruktures” dhe se Rama nuk ka pune me Kosoven (e Metohine per Serbet) tamam si e pata parashikuar edhe ne shkrimin e me parshem dhe nenteksti eshte i qarte…
Ashtu si edhe e pata parashikuar ketu tek RRETHI I FERRIT edhe kjo vizite doli per faqe te zeze. Tani cdo detaj po merr nje rendesi simbolike dhe ogurzeze, qe nga perkulja pak e tepert e Edi Rames para flamurit serb, tek vendosja e flamureve ne takim tek rruget bosh, dhe policia e tepert, tek mungesa e dhenies se celesave te Beogradit, ndryshimet me viziten ne Presheve, sjellja ne konferencen per shtyp, mesazhet qe u percollen e deri ngrirja e ketyre dy politikaneve qe e dine se kjo ishte nje vizite e deshtuar pa filluar. por ana e mire eshte se tani paria e Tiranes nuk kendon dot me bratsvo-jedinstva, apo fraternite-unite, apo Europa uber alles. Dhe ana e keqe eshte se shqiptaret me ne fund do te fillojne ta kuptojne se internacionalizmi, pavaresisht ne formen qe vjen, qofte ajo e internacionalizmit proletar apo kjo e kozmopolitanizmit capitalist eshte rruga e gabuar. Kush mendon se i zgjidh punet duke e perkedhelur gjarperin e ka gabim. Dhe si ka thane edhe Prof. Dr. Gjergj Mullaga, filozofi popullor, kush e ka dreqin komshi, duhet me prite gjithcka te keqe prej tij e “fundi dalte hajer.”
*Ky shkrim u publikua nga Shenasi Rama në blogun e tij Rrethi i Ferrit.Shenasi Rama ka qenë zëdhënësi dhe këshilltari Politik i i UCK-se, sot është profesor në Nju York University
lek mirakaj says
Po më duket pak si ajo prralla me «ujin e nxehtë e të ftoftë».Mos me e permend Kosoven ,nënshtrim,e ngren problemin kosovar në një stad ma të avancuem ,joserioze.Të pakten për probleme që janë me inters kombëtar le të bashkohemi e të mbështesim këdo që është në qeveri, na pëlqen apo jo.Kemi boll për çfar me u ngatrru në shpi,me të huejtë le të veprojmë sëbshku
J Rrapi says
Cfare komenti te besh per kete person qe qenka dhe professor (mund te jet se gabova por nuk ka haber fare nga politika)
Ne vend te mbroje dhe lavderoj ate qe tha Rama per Kosoven, qe nuk ja tha vetem Serbise por edhe te tjereve qe e terheqin fillin por se kepusin, por hedhe dengla pse u perkul Rama para flamurit. Une mendoj se Rama tregoi nje pjekuri politike dhe trimeri qe I tha gjerat hapur dhe prere. Kosova eshte nje realitet.Rama nepermjet fjales se tij I takoi te gjithe, I takoi edhe ata qe kishin dyqanet te djegura nga serbet. Te lumte zoti Kryeminister na perfaqesove me dinjinitet
Konica says
Kam respekt per Shinasi Ramen sepse shume nga analizat e tij per zhvillimet kryesisht ne Shqiperi jane interesante dhe te dobishme. Analiza qe na ka paraqitur per viziten e Rames ne Serbi eshte e ceket dhe pershkohet nga nje pesimizem i pajustifikuar. Sh. Rama kundershton cdo element te kesaj vizite pa dhene asnje alternative tjeter. Bile mu per kete fakt, analiza e tij behete krejt e pabesueshme. Nuk eshte e veshtire te parshikosh ngjarje kur ke te besh me Serbet. E veshtire eshte te japesh ide qe orientojne drejt zhvillimeve pozitive. Per fat te keq, kete nuk e gjen shpesh ne analizat e Rames.