Kukesi:” Qyteti i legjendave që strehoi gjysmë milon shqiptarë nga Kosova dhe u zgjua nga rruga Durrës-Kukës, dhe unaza verilindore”/
Nga Kukesi, BEQIR SINA/
KUKES: Kuksianët thuhet se janë popull inteligjent, autoironik. Popull, që nuk ankohen apo të qahen, përdorin shprehje të të urtëve për të nënkuptuar situatën në të cilën ndodhen. Janë banorë të një qyteti shumë të rëndësishëm që neve na ndriçon, por varfëria e prekshme ngado, i ka lënë në terr dhe mund ta vreshë atë sidomos kur ti je një visitor i thjeshtë dhe banon jashtë tij. Dikur banorët e saj thonë se “nuk e shmangie dot këtë qytet për të kaluar përtej kufirit, (kuptohet se atëhere ishin vetëm ish familjet e qeveritarëve ose fëmijët e tyre, ose kalonte tek tukë ndonjë grup artistik, apo sportivë , ndonjë grup“turistësh” i thënshin, i kufirit shqiptaro 0 shqiptarë për të dalë në Kosovë,) ndërsa sot, Kukësin me Prizerin mund t’a kalosh si kaloje dikur Tiranën me Durrësin megjithëse ai ka mbetur në fund të një rruge qorre, përbri Rrugës së Kombit. Mirëpo, unë nuk kam shkuar në Kukës, për të zbuluar atë qytet si Kristofor Kolombi Amerikën, por për të parë këtë qytet që 25 vjet më parë ishte i ndaluar për mua dhe ndoshta për mijëra dhe mijëra shqiptarë të tjetrë që rregjimi na shikonte si “armiqët” e popullit, dhe na frikësohej se mos “arratiseshim” një alibi kjo që ngjallte frikën e ish pushtetarëve.dhe tonën,
Ndërkaq, vizitova këto ditë udhëtimi nëpër Shqipëri dhe trojet etnike shqiptare , në pjesën verilindore të Iliriadës edhe Kukësin, për të parë një qytet që lidhet me një pjesë të hsitorisë së vyer kombëtare apo vërtetësinë e një legjende ndër vite, që sot është kthyer në realitet dhe në thesarin ose pasurinë e historisë tonë kombëtare.
Një qytet i cili 5 vite më parë në cilësinë e jetesës në bazë të një sondazhi të zhvilluar nga Programi i USAID për Qeverisjen Vendore(LGPA), në dhjetë bashki të përzgjedhura,rezulton se banorët e Kukësit jetonin në një standard jetese më të mirë, se më parë. Pothuajse në të gjithë pyetësorët, banorët e kësaj zone veriore kanë shprehur optimizmin për një përmirësim të jetesës dhe zhvillim më të mirë ekonomik, tregonte ky sondazh mjaft interesant.
Kurse , duhet të veçojë se ky është udhëtimi i parë i im në Kukës, nëpërmjet rrugës Peshkopi – Kukës, dhe më pastaj Rrugën e Kombit dy veprat monumentale të qeverisë demokratike , dhe ish Kryeministrit Berisha, ose siç do t’a quaja unë “Rosveltin e Shqipërisë”, e me thënë të vërtetën e meriton të quhet e tillë sepse ishte ai që “çau malet” bashkoi Shqipërinë me Kosovën duke ndërtuar një super rrugë, që për më pak se tre orë lidhë Tiranën më Prishtinën.
Sot, nga Kukësi, për dy orë je në kryeqytet në Tiranë. Tuneli i gjatë 5.8 kilometra që ka çarë malin përtej, nuk ka asgjë më pak, se ato të ndërtuara kudo në Evropë apo tunelet në Shtetet e Bashkuara.
Në këtë mes vjeshtë , rruga që kalon përmes luginave të bukura dhe maleve të thepisuara e cila lidhë Peshkopin me Kukësin, për një orë, dhe është me dy kalime, një rrugë e standarteve bashkëkohore, rruga që përshkrova për të vizituar Kukësin, nga Kalaja e Dodës më solli një befasi të veçantë, duke mu dukur vetja sikur kaloi nëpër rrugët malorë te Kolorados .
Kjo rrugë ka një gjatësi 64 km me investim prej 42 milione euro. Ajo lidh Kukësin me Peshkopinë, nxjerrë nga izolimi dhe u shërben 44 mije banorëve të 12 komunave të Kukësit dhe Peshkopisë që shtrihen në luginën e Drinit. Ajo shkurton rreth tre herë distancën e këtyre komunave me Tiranën. Rruga bën të mundur shfrytëzimin e potencialit turistik të jashtëzakonshëm të Korabit dhe vargmaleve të Kukësit dhe Peshkopisë. Rruga gjithashtu është pjesë e unazës veri – lindore që fillon në Valbonë dhe përfundon në Librazhd për të vazhduar me unazën jug-lindore të vendit, është ndërtuar nga qeverisaj e partisë demokratike në dy mandatet e fundit prej ish kryeministrit Berisha nën moton :”” Ne mbajmë premtimet tona!”
Një udhëtim që të lë “pa frymë” dhe është i paharruheshëm është ai që kalon nëpër autostradën Durrës-Kukës-Morinë (A1, apo edhe “Rruga e Kombit”) i cili është projekti më madhor rrugor shqiptar në tërë historinë e kombit tonë.
Rruga u lëshua në përdorim në qershor të vitit 2009 nga ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha. Kjo autostradë e lidh Durrësin me vendkalimin kufitar me Kosovën në Morinë ndërsa kalon nëpër Milot, Rrëshen, Reps, Thirrë, Kalimash e Kukës ndër të tjera. Ajo ka një gjerësi 25-31 metra, gjatësi prej 170 kilometra dhe në të zhvillohet shpejtësi 80–120 km/h. Nga kufiri në Morinë deri në Durrës, rruga ekzistuese 180 kilometërshe që përshkohej për 6 deri 7 orë, është kthyer në një rrugë të shpejtë që të mund të kalohet për vetëm 2,5 orë. Autostrada afron Kosovën me Shqipërinë dhe bregdetin e Adriatikut duke u lidhur edhe me një projekt të ngjashëm në Kosovë,autostradën Merdare-Vërmicë, momentalisht në zhvillim e sipër.Fillimisht e hedhur se ide nga presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova në vitin 1999, me ish kryeministrin Majko projekti filloi të realizohet në vitin 2003, kur Banka Botërore financoi studimin e fizibilitetit që përshkon kjo autostradë tani.
Në një kryqëzim mes këtyre dy rrugëve , para të shfaqet qyteti më i ri në Shqipëri, Kukësi 34 vjeçar. Pallatet uniforme të realizmit socialist, thyhen tek tuk nga ndonjë godinë e lartë e xhamtë. Qendra është një hapësirë e madhe ku në skajet rreth saj janë të ndërtuara Bashkia, Pallati i Kulturës, Qarku, Kulla e Qëndresës symbol i asaj pritjes së të larguarve nga Kosova dhe Gjykata e Rrethit. Në një kënd, është busti i Skënderbeut, bust i cili në këtë hapësirë të madhe duket në miniaturë. Në cepin e gjykatës shtrihet shëtitorja e Kukësit, një ndër shëtitoret më të mëdha. Nga njëra anë sheh liqenin e Fierzës, nga tjetra pallatet standarde, me hapësira të lira për qytetarët e kënde lojërash publike për të vegjlit.
Sipas një reportazhi të gazetës shqiptare te gazetares Rezarta Delisula thuhet se :”Kukësi është qytet unik në Shqipëri sepse është tredimensional. Në këtë zonë janë tre Kukësa; Kukësi i vjetër i përmbytur në vitin 1978, Kukësi i ri apo ky aktual i banuar në vitin 1978 dhe Kukësi i nëntokës, një qytet i ndërtuar paralelisht me qytetin e ri në vitin 1978. Frika nga ndonjë sulm i mundshëm i jugosllavëve e detyroi shtetin komunist të Enver Hoxhës, të ndërtonte paralelisht me Kukësin e ri, këtë qytet të nëndheshëm që rrallëkush e di se ekziston. Qyteti i nëndheshëm është 2.4 kilometra, aq sa është edhe shtrirja e qytetit sipër, pa zgjerimet e viteve post ’90, në formën e tuneleve që lidhen me pikat kyçe të qytetit dhe 7 lagjet e tij. Ka disa hyrje të vendosura në lagje dhe në qendër ku janë institucionet, e në momentet e një alarmi për sulm, i gjithë Kukësi do të kishte mundësi të mbrohej nga qyteti i nëndheshëm, i tëri i kredhur në beton”. Për këtë sipas saj kryetari i bashkisë së qytetit zoti Hasan Halilaj ka shpjeguar se ai ishte ndërtuar për të përmbushur nevojat elementare të një qyteti. “Në Kukësin e nëntokës, poshtë këmbëve të qytetarëve të saj shtrihen, spitali, materniteti, shtypshkronja, ujësjellësi, komiteti ekzekutiv, ai i partisë, sallë e madhe për mitingje apo takime me popullin, burgu, hetuesia si dhe komiteti i partisë. Çdo lagje e qytetit ka një tunel që e bashkon me qendrën”, thotë Hasan Halilaj. Ai shprehet se si kuksian, e dinte që kishte tunele nën tokë në formën e vendstrehimeve, por kurrë se kishte besuar një dublim të tillë të një qyteti të tërë, mbi tokë me nëntokë.
Ndërkohë, sipas Dielsulës, thuhet se edhe Bukurosh Onuzi, punonjës i UNDP ka thënë se para dy vitesh në Kukës erdhi një ekspert ndërkombëtar i turizmit, e pasi pa qytetin e nëndheshëm, u mrekullua. “Ai na propozoi që ky qytet i nëndheshëm të kthehet pikë të vizitueshme nga turistët. Ai kishte qenë më parë në Vietnam, por tha se Kukësi nën tokë as nuk krahasohej me atë që kish gjetur në Azi. Edhe unë kam parë një qytet të ngjashëm në Ballkan por i pakrahasueshëm me këtë poshtë nesh. Ky i ka të gjitha strukturat për të pasur formën e një qyteti të mirëfilltë”, thotë Onuzi. Deri në vitin 1991 qyteti i nëndheshëm është ruajtur dhe mirëmbajtur nga strukturat shtetërore, ndërsa pas saj nisi degradimi. Aktualisht në qytetin e nëntokës mungon ndriçimi e ka dëme të konsiderueshme, megjithatë me pak investim mund të rikthehet si më parë.
Kulla e përkujtimit të “Eksodit ’99”’ në Kukës
Kulla e përkujtimit të dëbimit masiv të popullatës shqiptare nga Kosova në vitin 1999 nga ish-regjimi i diktatorit Sllobodan Millosheviq, e cila është ngritur në shenjë të falënderimit popullit të Shqipërisë e madhështon bukurinë dhe krenarinë e Kukësit.Kulla e përkujtimit të dëbimit masiv të popullatës shqiptare nga Kosova në vitin 1999 nga ish-regjimi i diktatorit Sllobodan Millosheviq, e cila është ngritur në shenjë të falënderimit popullit të Shqipërisë për strehim dhe mikpritje të treguar më se 460.000 kosovarëve, është e vendosur rrëzë një kodre buzë liqenit të Kukësit, shumë afrë me Hotel Amerika. Kulla e Eksodit në Kukës, është e ndërtuar aty ku popullata kosovare ishte strehuar në çadra masive, është e gjatë 23.5 metra.Kulla përkujtimore e “Eksodit ’99”, ka për qëllim që të ruhet moto “Mos ta harrojmë të kaluarën”, që qytetarët e Kosovës të bëjnë vizita miqësore, të vizitojnë vendet ku qëndruan gjatë ditëve më të vështira, që të vizitojnë nikoqirët e tyre, që të vizitojnë varrezat e atyre që mbetën në Shqipëri si pasojë e dëbimit dhe vuajtjeve gjatë rrugës. Data e fillimit të përkujtimit është marrë 15 prilli, për shkak se nga shtëpitë e tyre, brenda vetëm një dite në aksionin famëkeq “Patkoi”, i organizuar nga ish-regjimi i Millosheviqit, u dëbuan më se 100.000 qytetarë të Mitrovicës dhe atyre nga Shala dhe Drenica të cilët strehimin e përkohshëm e gjetën në Mitrovicë.
Ekipi i Kukësit ka hyrë në historinë e futbollit shqiptar, duke kaluar edhe fazën e tretë të Europa League. Jehona madhe e këtij suksesi, kalo edhe përtej oqeanit Atlantik, deri në Amerikë, ku shqiptarët e Amerikës nëpërmjet ekrantit të televizorit ndoqën si asnjëherë ndeshjet e skuadrës së Kukësit që bëri histori.
Mbasi ky është një sukses i paprecedent në historinë e futbollit shqiptar.
Kukësi është e para skuadër shqiptare dhe e vetme që ka luajëtur në play- off të Ligës së Europës. Kështuqë edhe e ashtuquajtura :”Ëndrra e verës e kuksianëve ka entuziazmuar shumë shqiptarët kudo që janë, duke shtuar shpresat se edhe kombëtarja jonë nën sheblullin kukësian në të ardhmen do arrijë një sukses të madh, e pse jo kualifikimin në botëror apo atë europian.”
Kukësi është ndërtuar i ri dhe në 1976, kur Kukësi i vjetër u mbyt në ujërat e Liqenit të Fierzës u popullua nga banorët e qytetit të vjetër e nga të ardhur nga zona përreth.Kukësi i Ri është ndërtuar një një rrafshnaltë që rrethohet në trë anë nga liqeni e në një krah nga Mali i Gjallicës që ngrihet i vetmuar dhe i zhveshur (në pjesën që shesh nga qyteti) nga 400 deri në mbi 2500 metra mbi nivelin e detit. Sapo hyn në Kukës bie në sy ndërtesa e ish – Turizmit, një ndërtesë madhështore sipër urës së Drinit të zi që lidh Kukësin me pjesën tjetër të Shqipërisë, më pas pasi kalon një lagje popullore periferike hyn në qytet. Qyteti ka një Bulevard kryesor që shkon nga Sheshi Skënderbej ku është qendra e qytetit dhe shumica e institucioeve dhe ku në krye të bulevardit bie në sy ndërtesa e Radio Kukësit, Sheshi i gjerë dhe monumenti në kujtim të viktimave të 1999-ës. Por zhurma bëhet e gjitha në anën tjetër të qytetit. Nisë nga axhensia, aty ku nisesh për në juglindje, (Bicaj, Bushtricë, Peshkopi), duke vazhdar më tej te stacioni i veriut (Bardhoc, Morinë, Prizren), më tej të stacioni që nisen drejt verilindje (Zapod, Topojan, Shishtavec), duke dale te pazari ku bëhet edhe kambizmi e deri te Shota (monumeti i Shote Galicës) ku nisesh për në veri perëndim e jug perëndim (Shëmri, Has, Tropojë) duket sikur e gjithë jeta e qytetit është e përqendruar aty.
Qyteti vetë funksionon si qendër pazari për të gjithë malësorët e zonës, ndaj është normale që ti shohësh të mbledhur të gjithë aty, duke ardhë më furgonët që i zbresin në 7 dhe i marrin përsëri për në malësi në ora 13. më pas qyteti shpërqendrohet në Bulevard.
Në kafenetë e rrugës kryesore.
Kukësi si qytet është shumë i ri. Krahina e Lumës ka patur disa qendra të sajat që shpesh kanë qenë më të rëndësishme se edhe vetë qyteti, si Bicajt, Zhuri apo Kalaja e Dodës. Por Zhuri u pre jashtë kufirit shtetëror duke e humbur rëndësinë që kishte për Lumën, Kalaja e Dodës iu kalua Dibrës në juridiksion dhe në pjesën që mbeti u formua qyteti i Kukësit që do të shërbente si qendër e Lumës, Hasit, Gorës dhe Malziut.
Varret ilire të zbuluar në luginën e Drinit në Kënetë dhe në Kolsh flasin për një jetë në këto anë të paktën që para 4000 vitesh. Por Kukësi ka qenë gjithnjë pjesë e Prizrenit dhe në hijë të Prizrenit. Dhe në histori nuk përmendet thuajse askund. Sepse përmendet si prizrenas. Në Lumë është zhvilluar një nga betejat më të harrura të kombit shqiptar,ajo e zhvilluar në 1912 kur Perandoria Osamane po binte dhe oreksi i fqinjëve ishte shtuar. Në Qafë të Kolesjanit sot ka një monument të lënë pas dore që përkujton këtë ngjarje. Monumenti tjetër në Sheshin Skëndërbej dëshmon për një ngajrje tjetër që ka shënuar jetën e kësaj zone si rrallë kund në botë. Në vitin 1999 mbi 500 000 mijë shqiptarë nga Kosova kaluan nëpër apo u ndalën në Kukës dhe për këtë gjë Kukësi u bë qyteti i parë dhe i vetmi në botë i emëruar ndonjëherë për çmimin Nobel.
Kukësi nga qytet i lënë në harresë, është kthyer në vëmëndjen e publikut me ngjarjet e fundit. Që nga 1999 e këtëj ai rri si elemnet i rëndësishëm i debatit. U debatua shumë për aeroportin e Kukësit (4 km nga qyteti në Shtiqën) i cili është ndërtuar dhe ende nuk po vihet në funksion, u debatua edhe më shumë për autostradën Durrës–Milot–Kukës, e cila mund të jetë çelësi i zhvillimit i këtyre zonave.
Kukësi ka një pasuri nëntokësore shumë të madhe e cila shfrytëzohej me minierat e Kalimashit, Gjegjanit, Lojmes etj., dhe që pritet të vihet në punë së shpejti.
Kohët e fundit është ndërtuar nëj punishte për përpunimin e patates, që është produkti kryesor i bujqësisë së kësaj zone.
Të famshëm në Kukës janë edhe sixhadet dhe qilimat që prodhohen në mënyrë artizanale me tezgjah, por që dikur prodhoheshin nga një punishte industriale si dhe kostumet e ndryshme popullore.
Malësorët e zonës së Çajës, Bushtricës e Topojanit janë të njohur si barinj në të gjithë Shqipërinë të cilët kanë arritur të mbarështojnë rracën e tyre të deles dhe të qenit të stanit. (Lumjanët, delja lumjane, qeni i Lumës).