Nga Luan Çipi/
Në kryeqyteti Kanadaz, Ottawa, ku banoja prej gati një muaji, kisha dëgjuar shpesh të flitej për pikat turistike më interesante për rreth dhe kisha mësuar se vend nderi zinin: “Nodre Dame” (Kisha Katolike më e madhe në vend) dhe “BIODOME”, (qendër muzeore e madhe), të dyja të vendosur në Montreal, Provinca Kebek, në qytetin e dytë më të madh në vend, pas Torontos.
Sa kishim festuar me madhështi “Krishtlindjet” dhe “Vitin e Ri 2014”, pikërisht më 1 janar 2014, ditë e Mërkurë, pasi përshkuam rreth 200 km rrugë, kryesisht në autostradën 417 dhe pas gati 2 ore udhëtim pa trafik të renduar, natyrisht me shpejtësi marramendëse, mbërritëm në Montreal dhe u akomoduam te Hoteli “Delta”, një hotel me katër yje, në Zonën Qendrore të qytetit.
Të nesërmen, herët në mëngjes, për të arritur te objektivi ynë, na u desh të bënim vetëm pak kilometra rrugë, po në një të ftohtë të pazakontë, sepse jashtë temperatura shënonte -31 gradë C. Pasi parkuam makinat dhe paguam biletat, e pamë veten qysh në fillim të befasuar nga të papriturat e muzeut te madh shumëplanësh, që në të njëjtën kohë ishte bashkim dhe kombinim akuarium- zoopark- kopsht botanik, në kushte të njëjta natyrore origjinale përkatëse Kanadeze-Amerikane Veri Jug dhe Polare Veri-Jug.
“BIODOME MONTREAL”, ky muze i gjallë gjigand, është vendosur në ish Velodromin e Montrealit, ndërtuar fillimisht si “Qytet Sportiv” në Olimpiadën e Lojnave Verore të Montrealit të vitit 1976, në pjesën përkatëse në një sipërfaqe prej rreth 7000 m2, Objekti me arkitekturë të përshtatur bukur, ishte konvertuar si Muze përfundimisht në vitin 1992, me rastin e 350 vjetorit të themelimit të qytetit Montreal. Inisiator për këtë transformim madhështor të ish Velodromit në Muze shumëprofilësh bionatyror, u bë ish Drejtori i Kopshtit Botanik të Montrealit, z.Pierre Borque, që duhet kujtuar me nderim të posaçëm, për arritjen e tij tepër te suksesshme, origjinale e të dobishme.
Përshtatja u bë në një hapësirë racionale e kryesisht të mbyllur, që tërheq çdo vit rreth një milion vizitorë nga e gjithë bota. E veçanta e këtij muzeu të gjallë peshqish, shpendësh, reptilësh, kafshësh dhe speciesh bimore të origjinave të larguar nga njeri tjetri, është krijimi i kushteve origjinale në katër ekosisteme të ndryshme. Kjo do të thotë përshtatje respektove të njëkohshme në vegjetacion, klimë, dritë, temperaturë, teren me ndryshim e luhatje stinore. Këto ndryshime në hapësirat përkatëse, janë ndërtuar edhe pse të papërputhshme, në një sipërfaqe relativisht të kufizuar, duke përdorur teknika të veçanta ndarëse, izoluese, ngrohëse, ftohëse, lëvizëse, aromatike, ndriçuese errësuese, etj., duke lejuar ndërveprime normale në ndryshimin e mjedisit dhe në përshtatje të kushteve jetësore të specieve, llojeve dhe varieteteve.
Biodomi i Montrealit mund të soditet bukur ne kohë të mirë edhe nga kulla madhështore e Stadiumit Olimpik të Qytetit Montreal të Provincës Frankofone të Kebekut. Prej andej sheh dhe përfytyron se vizitori ndjek një rrugë vetëm prej 500 ml.: Pasi kalon hyrjen dhe kryen pagesën e vizitës, ndeshe me bllokimin e parë në formë tuneli, i quajtur “EcoTransit”, i projektuar (si dhe të tjerët që pasojnë) për të ruajtur ndryshimet e temperaturës. Më pas hyn në paretet e izoluara nga një strukturë xhami për të siguruar në Abitatin “Amerika” lagështinë ajrore prej 75% , që kërko mjedisi sipas popullimit dhe temperatura në rritje në 28 ° C gjatë gjithë ditës.
Pasi kalon te . EcoTransiti i dytë, ofron qasje në Laurentian Maple Forest , i frymëzuar, freskuar dhe nga peizazh malor i “Mauricie”, Kanada .
Në një tuneli të dytë, nëpërmjet EcoTransitit përkatës, risigurohet rënie e mjaftueshme dhe e shpejtë në temperaturë para “Gjirit Shën Lawrence” dhe aty del befasueshëm dhe shpaloset me madhështi bukuria e një pishinë gjigande.
EcoTransit fundit i jep qasje në një korridor tjetër, kalimit në botën polare veri e jug.
Prezantimet të mëtejshme vënë në dispozicion të vizitorëve pamje po kaq të bukura, në një sipërfaqe madhështore, kombinuar nga autorët artistikisht, të ambjenteve thuajse natyror me piktura të sajuara të mjediseve përrallore. Tamam këtu vihet në dispozicion të vizitorëve një amfiteatër tepër panoramik dhe i këndshëm, sidomos për . fëmijët, që mund të luajnë e të kënaqen me pamjen e natyrës thuajse reale, me shpendët, peshqit dhe kafshët për rreth.
“Biodome Montreal” është një muze madhështor, natyrisht me shpenzime vjetore maksimale për mirëmbajtjen dhe shërbimin e aseteve të tij, për mbarështimin dhe ushqimin e kafshëve, peshqve, reptilëve dhe shpendëve, për kultivimin e bimësisë dhe për harxhimin e energjive përdoruese, në përballim të nevojave të për mbi 4800 kafshëve të 229 llojeve dhe të 750 kultivarëv
bimorë.
Veç kësaj aty bëhet një punë e mirëfilltë studimore e shkencore për mbijetese, riprodhim dhe pasurim sasior e cilësor. Stafi i kualifikuar në nivel të lart shkencor, interesohet tej kufirit rajonal e shtetëror, përshtatur nga një politikë në përputhje me standardet ndërkombëtare të rritjes dhe mbarështimit të kafshëve dhe kultivimin e seleksionimin e bimëve. Veprimet e ruajtjes dhe të shtimit të specieve dhe kultivarëve me tendencë përmirësuese në Biodome, bëjnë që gjallesat të jetojnë në koleksionet e tyre, por edhe për ruajtjen e përmirësimin e mjedisit natyror..Specialistët e profesioneve përkatëse në Biodome marrin pjesë në disa programe kombëtare e ndërkombëtare të konservimit për të parandaluar humbjen dhe për të promovuar rifutjen e specieve të rrezikuara, në mjediset natyrore përkatëse.
Të nesërmen Kanadaja u bllokua nga bora dhe furtunat, me deri pemë të rrëzuara e ndalim trafiku ajror, tokësor e detar. Pas pak orësh me forca të shumta, shpejt në mbarë vendin, çdo gjë arriti normalitetin.
Largohem për në vendin tim me përshtypjen e një shteti të fuqishëm, duke e ndjerë më të sigurt edhe jetën e pasardhësve të mi, që punojnë e banojnë prej vitesh këtu.
Ottawa Kanada, 05.01.2014