
Zgjedhur dhe përgatitur për botim prej librit “Gjergj Fishta – Jeta dhe veprat” e autorit Pal Duka Gjini, nga Anton Çefa/
Carlo Tagliavini
“Ndër shkrimtarë ende gjallë , vendin e parë e xen Padër Gjergj Fishta, Françeskan. . . . Pader Fishta asht përfaqësuesi ma tipik i literaturës gege.”
Maximilian Lambertz
“Populli shqiptar pat nji fat të madhe fort e krejt të jashtzakonshëm, çka popujve tjerë u ra për hise vetëm mbas qinda vjetësh të lavrimit letrar, pat due të them, të madhin e të lartin e të gjithve, atë që të pështetun krejtsisht në popull e vetëm në gjuhën e tij, që me vjerrsha të veta ndezi flakë zemrat, pat genin poetik të vetin në At Gjergj Fishtën. »
Norbert Jokl
« Atë Fishta, kjo zheni e rranjosun në tokën amtare të popullit shqiptar, që për shkak të njoftimit të kthellë të tij mbi literaturën e popujve klasikë e të jetës shpirtnore të kombeve të tanishme të Evropës, u kap deri ndër majet ma të naltat e kulturës së përgjithtë. »
Ivan Esih
« Fishta asht ma i madhi letrar shqiptar e ma i madhi organizator i kulturës arbënore. »
Luigi Federzoni
« Në Fishtën kemi pa se gjallonte e rrahte zemra e shpirti i kombit fisnik shqiptar me të g jitha bukuritë e miteve origjinale, të traditave mitike e kalorse, të dokeve besnike të vjetërsisë, të ndjenjave heroike. Secili nesh ka kuptue se Gjergj Fishta kishte me të vërtetë lartësinë e Poetit Kombëtar. Tani e dijmë se vepra e tij ka për të mbetë në mende e në nderim të shqiptarëve. »
Erwin Stranik
«Pader Fishta njihet si vjerrshtari ma popullor i shqiptarëve, si poeti ma i përzemërti i këtij populli. Si këtë kemi edhe nji të madh tjetër: Rabindranath Tagore. Edhe këtë na e çmojmë jo vetëm se asht nji poet prej Indije, por na në te kqyrim e çmojmë jo gjithaq poetin, sa njeriun. E kështu na perket edhe ne me çmue veten e Pader Fishtën të dalun prej ndjenjave të popullit shqiptar, ushqye me kulturën e Evropës së mesme, tue kërkue përplotësim në lidhjen harmonike të këtyne dy poleve.”
Dante Serra
“Fishta asht për t’u njehur në numër të atyne shkrimtarëve të mëdhaj që nderojnë popujt e qytetnuem të Evropës . . . Pa frikë gabimi, Fishta asht ma i madhi Poet që njeh Shqipnia.”
Antonio Baldacci
“Atë Gjergj Fishta asht përtrisi i gjuhës shqipe, apostulli i lirisë së Atdheut të vet, mbrojtësi i emnit e i përparimit të Shqipërisë, ndera e gjallë e popullit të vet.”
Padër Fulvio Cordignano
“Në vargjet e Fishtës unë gjeta poezinë që më donte ma fort zemra. Nëpër këtë poezi unë mujta me shijue gjithçka ishte ma të gjallë e ma të ambël në genin e në muzën e një populli krejt të veçantë.”
Domenico Frannzè
“Fishta . . .Orfeu i Shqipnisë, asht Mësuesi i Madh për mbasardhësa e vazhdues të literaturës shqiptare, . . . ai që zgjedh landën, sajon formën, i jep ngjyrën e vertetë kombëtare dhe i ven në gojë shprehje e fraza thjeshtë shqipe.”
Jozef Zdenjek Rausar
“Fytyra ma e shqueme e literaturës shqipe . . . prandej me arsye shqiptarët e quejnë Fishtën Homerin e Shqipnisë.”
Gaetano Petrotta
“Ndër vepra të Fishtës asht shprehë dhe pasqyrohet në mënyrën ma të thjeshtë shpirti i popullit shqiptar.”
Marie Amelie von Godin
“Zemra e Fishtës asht e ndezun flakë për Atdhe e vetëm çka paraqet vigëm Atdheu ia vlon gjakun ndër dej. Prej buzëve të tija rrjeh nji shqipe e fuqishme që del si bisedat e fatosave, e ambël si gazi i njaj grueje.”
Fr. Lovro Mihacèviç
“Fishta në Zader botoi veprën kryesore “Lahutën e Malcisë”, vepër kjo fort e randësishme, për të cilën mund të themi se asht për shqiptarë ate çka asht për
ne poema “Luka Vukalović” apo “Osvetnici” i Maritić-it.
Giuseppe Gradilione
“Vepra (Lahuta e Malcisë) fishtiane përveçse asht vepër me vlerë estetike, ka meritën se në te autori krijesës artistike i ka dhanë nji jetë të pavdekshme, në mënyrë që nji popull gjen në te vetvetin si në rrethana ngadhnimi, asht në atë të vuejtjes.”
Paolo Emilio Pavolini
“Fishta shkroi poemë epiko-lirike me argument patriotik, kangë fetare, karme, melodrama dhe vargje satirike, të gjitha të frymëzueme nga nji besim i flakët në të ardhmen e Atdheut.”