*Dr. Xhelal Mitrovica, së bashku me disa intelektualë tjerë, si: Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Bedri Gjinaj, Ago Agaj, Tafil Boletini, Ymer Lutfiu, Kudret Kokoshi, Gjon Logoreci, Ferat Draga, Vehbi Frashëri, Ali Draga, Pajazit Boletini, Shaban Mustafa e të tjerë, ndër të tjera u angazhua me tërë qenien për organizimin e pushtetit lokal e administratën në gjuhën shqipe, për hapjen e shkollave shqipe në Prefekturën e Mitrovicës (Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë e Pazar të Ri-Novi Pzari i sotëm). Ishte shumë dinamik, prandaj përcillte dhe ndihmonte çdo aktivitet me karakter politik, kulturor, arsimor etj”…/
Në Mitrovicë, nën patronazhin e kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri dhe në prani të një numri të madh pjesëmarrësish, që kishin ardhur nga e tërë Kosova, Shqipëria e Mali i Zi, është shënuar 100 vjetori i lindjes së atdhetarit të devotshëm, intelektualit të shquar dhe gazetarit rtë njohur, Dr Xhelal Mitrovica. Në tubim ishin edhe tri vajzat dhe djali i tij, që jetojnë në Kanada, Belgjikë, Shqipëri e gjetiu.
Pasi i përshëndeti të pranishmit në emër të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, i cili mungonte për shkak se ndodhet në udhëtim zyrtar jashtë, nënkryetari i Komunës, Safet Kamberi, falënderoi në mënyrë të veçantë pinjollët e atdhetarit dhe intelektualit Dr Xhelal Mitrovica që kishin ardhur nga shtete të ndryshme të botës në Mitrovicë, disa prej tyre për herë të parë, për të marrë pjesë në shënimin e 100 vjetorit të lindjes së babit të tyre.
Ai në vazhdim tha se mitrovicasit, por edhe të gjithë shqiptarët duhet të ndjehen krenarë që kanë pas një personalitet të shquar, intelektual të jashtëzakonshëm, atdhetar të devotshëm, gazetar të shkëlqyeshëm, çfarë ishte Dr Xhelal Mitrovica.
“Dr. Xhelal Mitrovica, së bashku me disa intelektualë tjerë, si: Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Bedri Gjinaj, Ago Agaj, Tafil Boletini, Ymer Lutfiu, Kudret Kokoshi, Gjon Logoreci, Ferat Draga, Vehbi Frashëri, Ali Draga, Pajazit Boletini, Shaban Mustafa e të tjerë, ndër të tjera u angazhua me tërë qenien për organizimin e pushtetit lokal e administratën në gjuhën shqipe, për hapjen e shkollave shqipe në Prefekturën e Mitrovicës (Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë e Pazar të Ri-Novi Pzari i sotëm). Ishte shumë dinamik, prandaj përcillte dhe ndihmonte çdo aktivitet me karakter politik, kulturor, arsimor etj”, tha ndër të tjera nënkryetari Kamberi.
Ai i njoftoi pjesëmarrësit në tubim, se kryetari Bahtiri dhe komuna e Mitrovicës, duke pas parasysh faktin se Dr Xhelal Mitrovica vërtetë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare dhe lirinë e popullit shqiptar, e kanë vlerësuar lartë këtë kontribut. Komuna e ka emërtuar një rrugë me emrin e Dr Xhelal Mitrovicës, ndërsa kryetari Bahtiri i ka propozua Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të dekoroj me ndonjërin nga çmimet e Presidencës këtë atdhetar të devotshëm.
Iniciatori I shënimit të ëktij përvjetori të figurës së madhe Dr. Xhelal Mitrovica, profesor Fazli Hajrizi, kishte përgatitur nergut për këtë tubim një dokumentar mbi jetën dhe veprimtarinë e patriotit Mitrovica, duke e ilustruar me fotografi ët vjetra të kohës, disa nga të cilat u publikuan për herë të parë.
“Dr. Xhelal Mitrovica, thekson Zef Pashko Deda në shkrimin nekrologjik për të, botuar në vitin 1974, në jetën e tij u ba simbol dhe shprehje ma e gjallë e dinamike e mija të rijve kosovarë, të cilët, si të rij idealistë nuk dëshirojshin ma shumë se të mundeshin me folë e me shkrue si foli e shkroi ai gjatë gjithë jetës së tij, për të drejtat etnike, politike e kombëtare, gjithkah flitet gjuha shqipe. Çlirimi i Kosovës dhe bashkimi i saj me nanën Shqipni qenë për Xhelal Mitrovicën si dy faqet e nji flamuri, të cilin ai kurrë nuk e hoqi nga zemra derisa vdiq më 10 nëntor 1974”, tha profesor Fazli Hajrizi.
Në vazhdim ai shtoi se Dr. Xhelal Mitrovica ishte njeri shumë dinamik dhe zhvillonte një aktivitet të shumanshëm. Sipas tij ai ishte njëri ndër anëtarët më të respektuar të organizatës “Lidhja Popullore Shqiptare” që u themelua në gusht të vitit 1941 në Mitrovicë.
Prof. Dr. Nexhemdin Spahiu, tha se Radio Televizioni i Mitrovicës që pas 6 ditësh mbush 17 vjetorin e themelimit, ka nderin dhe privilegjin që si një nga organizatorët të identifikohet me figurën madhore të Dr. Xhelal Mitrovices, djali i Dervish Mitrovicës, i cili së bashku me Rexhep Mitrovicën shpallën pavarësinë e Shqipërisë më 28.11.1912, për të shtuar se ai po ashtu ishte djalë motre i Xhafer Devës, atdhetarit dhe vizionarit më të madh të kohës, që parashikoi me kohë rrezikun nga partizanët komunistë.
“Tani kur Kosova po krijon identitetin e vet politik, apo më saktë atë kombëtar, ajo ka nevojë që ta pastroje pluhurin e harresës për figurat më të shquara të saj, të së kaluarës, të cilët përbëjnë boshtin e këtij identiteti. Dr. Xhelal Mitrovica dhe baba i tij Dervish Mitrovica, si dhe daja i tij Xhafer Deva, janë shtylla kurrizore e identitetit të Kosovës. Këta, secili në fushën e vet, i dhanë Kosovës shndritjen më të madhe në histori, kurse Shqipërisë ia dhanë shkëlqimin e Kosovës”, tha ndë të tjera Spahiu.
Për veprimtarinë e suksesshme në gazetari të intelektualit Dr. Xhelal Mitrovica, foli gazetari Hysni Syla. Ai ndër të tjera tha se Xhelal Mitrovica ka lëruar me mjeshtri të gjitha gjinitë e publicistikës dhe ka ngritur probleme madhore që lidhen me çështjen tonë kombëtare: me kulturën, ekonominë, arsimin, politikën, historinë etj. Ai ishte njëri ndër intelektualët më të fuqishëm në fushën e gazetarisë dhe publicistikës shqiptare, ishte një emblemë e kësaj fushe, drejtues i disa gazetave.
Ndërkaq, në emër të familjes Mitrovica, ka folur vajza e madhe Lolita Mitrovica-Kupi. Sipas saj, pjesa më e madhe e nacionalistëve sot janë lënë në harresë ose ju është hedhur baltë prej të cilës ende nuk kanë dalë. Ajo ka bërë të ditur se e ka njohur Xhelalin si një bashkëshort dhe baba të dashur, të përkushtuar dhe të interesuar për zhvillimet shoqërore, intelektuale e njerëzore të Kombit shqiptar.
Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi ia dorëzoi zonjës Kupi mirënjohjen që ia dedikoi, pas vdekjes, kryetrai Bahtiri dhe Emblemën e Komunës së Mitrovicës.
Minire Omeri says
Shkolla e pare Shqipe ne Kanada u hap me ndimen te shtetit Kanadez dhe mesusja e pare ishte vajza e Dr. Xhelal Mitrovices Kimete. Kijo familje duhet te permendet, qe gjithe jeten e kane kushtuar ceshtjes KOMBETARE. dhe disa te rinje qe kan ardhur ne vitet e fundit dhe perpiqen te dalin neper fotografi dhe tebejne emer per vete. Dr. Xhelal Mitrovica la pasuri me te madhe kombit SHQIPTAR, femit eti intelektual. Me vjen shum keq qe mori kaq kohe te gjate qe kijo familje te vlersohet. Me shume respekt
Eugjen Merika says
Pergezimet me te mira Komunes se Mitrovices per perkujtimin e nji biri te lavdishem te saj, njerit nga te paktit intelektuale qe u perpoq me gjithe shpirt per te mos lejuar ardhjen e komunizmit ne Shqiperi. Paqe e drite shpirtit te Tij, lavdi emrit te Tij, mbaresi bijave te Tij e familjeve te tyre, nga nipi i njerit nga miqte me te mire te Dervish Mitrovices dhe te djalit te tij, mikut te madh te Kosoves, Mustafa Krujes. Jam shume i lumtur per kete ngjarje te rendesishme, jam prane jush me zemer e mendje. E drejta vonon por nuk harron. Pershendetjet me miqesore.