Nga Gëzim Llojdia*/
1.C’pamje kishin qytetet shqiptare në vitet 1940-44?Afërmendsh më duhet të them se në dimensionet e kohës është një periudhë historike ,por e mbetur ende nën tisin e harresë,mbuluar mjerisht nga njëmjegullnajëe çuditshme.Në thelb, ky ishte gjëmimi i shekullit të XX,kumbimi i të cilit të copëtonte shpirtin. Kurrsesi, ky gjëmim,kjo rrapëllimë nuk mundej të kalonte pa i vrarë edhe veshin dhe syrin një krijuesi si Luan Cipi me profesion ekonomist,autor i 9 librave,”Mirënjohje e qytetit të Vlorës”,ky autor sjell një histori të shkurtër të disa qyteteve jugore në periudhën e viteve 40-44,në një këndvështrim krejt ndryshe.Hija e qyteteve shqiptare në vitet” 40 përthyhej me tisin e errtë të kohës.
2.Ndërtimet dhe arkitektura e Vlorës në vitet ’40.Luan Cipi në botimin” Rrëfenja dhe tregime” sjell nga kujtesa e një fëmije 6-7 vjecarë pasqyrën e qytetit të Flamurit në kohën e luftës së përbotshme. Nga Lagjja Karabash,thotë L.Cipi ku banonim fillimisht me qira, në Muradie ku u mbartem me vonë, apo ne Vrenez, Varosh, Topana, kur shkonim në tëafërt e miq, apo kur shëtisnim me araba me kuaj gjate rruge se Skelës, apo kur me shëtiste babai me veturën e tij Fiat 22 me 7 vende, për deri ne Ujë te Ftohte, nga Qafa e Topit, Pusi Mezinit, ne Narte, apo Kanine. Një rrugë e shkurtër hekurudhore, me platforma tëtërhiqeshin me kuaj, ca kohe, qarkullonte nga Vlora ne Skele dhe zgjatime te tjera kalonin deri ne kripore te Nartës, ndërsa njëtjetër hekurudhe me vagonë dhe lokomotive, lidhte Vlorën me Selenicën, nga sillej bitum për deri ne Portin e Skelës…
Qyteti ipërshkruar nga L.Cipi edhe në foto historike të ruajtur nga dëshmitarë të kësaj periudhe tregojnë fytyrën e qytetit, pak të njohur ,të errtë të historisë. Urbanistika e katër lagjeve të hershme tregon përfund katër kodrave( Qafës së Kociut,Msovunit,Budakut dhe Kuzumbabasë)shtiriej e banesave qytetare dhe ka njëarsye që shqyrton këtë shtrirje të qytetit detarë.Deti ka qën sundimtar i mjaftë ha tokë.Një gravurë e hershme paraqet kalanë e Skelës në Vlorë,kur deti atëherë kishte nën sundimin e tij, sipërfaqe të tëra toke . Dallgët e detit arrinin deri pranë, ndërkaq anijet nëpërmjet një kanali lundronin për të shkuar drejt ngrehinës ,me një formë piramide .Nga kalaja e Vlorës, sot nuk ruhet asnjë gjurmë mbi tokë, pasi më 1905, gurët e saj u përdorën për të shtruar rrugën Vlorë-Skelë.Urbanistika e një qytetet detar sigurisht që do të pranonte si zgjidhje shtrirje të qytetit larg kërcënimit të detitkështu konstrukti i qytetiut do të gjente vend dhe bazë për të qëndruar larg dihatje dhe zëmërimit të detit.
Ndërkaq ata që kanë jetuar pranë detit ja njohin huqet atij.Ligësia e vetëtimave shpaloste egërsinë e moteve të luftës.
Autori tregon urbanistikën e qytetit ,përbëhej nga banesa qytetare :”I mbaj mend shtepite 2-3 katesh,thotë autori, te qytetit te Vlorës, te vendosura si ne një grope, ne pllajënpërfund kodrave te “Qafes së Kociut”, “Mesovunit”, “Budakut” dhe “Kuzbabasë” nga njëra ane dhe detit, nga ana tjetër. Duke qene nën nivelin e detit dhe pa sisteme kanalizimesh dhe derdhje shtytëse ujerash, qe me rënien e shirave te pare, qyteti përmbytej dhe gjithë pjesa jugore e perëndimore e tij kthehej ne një liqen te madh e te pafund te lidhur me kënetën e Nartës dhe me detin…përmbytjet e qytetit nuk janë ndalua ndonëse një rrjet inxhinjerik kanalesh ka përshkruar qytetin.Treguesi i një urbanistike jo shumë funksionale.Të dhëna tëtilla u vijnë në ndihmë,edhe arkitektëve dhe urbanistëve të sotëm .
3.Si mund të shfaqej ndryshe një qytetet shqiptar në vitet’ 40?Po madhështia e kulteve në qytet, çfarë shprehte?Me një kthjelltësi gati të habitshme,moshë minore ai shquan nëhorizont,kambanat dhe minaret ,katër Xhami dhe dy Kisha Ortodokse e një Katolike si dhe një duzine godinash komode, të ngritura vitet e fundit kryesisht nga pasanike çifute,thotë autori.Nëse rilindasit kishin një arsye më shumë,që të kërkonin,që në ditët e Lidhjes së Prizrenit, të luftohej ndarja fetare,ku propaganda e këtyre institucioneve,kishte krijuar një tis të hollë me kufij religjoz. Por, që në një farë mënyre u shërbenin atyre shteteve,nga ku drejtoheshin selitë e tyre. Kisha ortodokse e Greqise.Kisha katolike ,Italisë , ,xhamia ,turqëve ,xhonturqëve.Kjo në një farë mënyre kishte krijuar tek shqiptaret një dëshpërim.Përse Zoti nuk ishte me fatin e tyre? Përse i kishte dënuar? Braktisur,po përse? Prej kohësh,zemra,që tundeshin pa energjinë e shpirtit.Aso kohe duke mos gjetur dot,ndonjë formulë,u kërkua nga rilindësit,të kishin një besim. Ky përputhej me interesat e shqiptarëve.Të kundërmonte erë nga parfumosja hyjnore.Sidoqoftë, të posedonte frymën mistike.Por të ishte i tëri shqiptar,i prirë nga shenjtorë shqiptare.Por tharmi i tij ishte:të flisnin gjuhën e mëmësisë së tyre. Ëshët një fakt që në pavarësi klerikët kontribuuan për mëvetësin. Në ato pozicione, njëqind mote më larg në vendstrehimet e dikurshme janë sot, ngrehinat religjioze të qytetit historik.Këto pamje i kemi parë nëpër foto të kohës,por ende nuk dimë mirë kontributin e tyre në dobi të qytetetarëve në vitet ’40.
Të ngulitura në kujtesë shquajnë një pjesë reale një fotografim të shpejtë nga pamja e qytetit të hirtë . Autori më tej si në një film pa zë ,shfaqe banesat e tjera qytetare Shtëpitë e tjera ishin me dy dhe e shumta me tre kate, te ndërtuara me mur guri te gjere, lidhur me balte e traversa druri dhe te mbuluara me tjegulla vendi. Rrugët ishin te ngushta dhe me kalldrëm. Rruga Vlore – Skele ishte gjithashtu me gur dhe çakëll e kufizuar me kanale te hapura, ndërsa paralel me te kalonte një hekurudhe e ngushte, qe përshkohej nga 2-3 vagonë te tërhequr me kuaj. Për distanca të gjata përdoreshin karroca me kuaj dhe shumë pak autovetura e autobusa…
Një album i arkitektit P.Stefa për Vlorën e vjetër kanë ato imazhe ,që ne kemi imagjinuar për banesat karakteristike qytetare tëkohës.Për banesat qytetare vlonjate,studiuesi i fotografisë Qerim Vrioni aty nga viti 2007,në një nga sarajet e vjetra të Vlorajve,hapi një ekspozitë.Shumë prej atyre banesave janë sot monument kulture.Këto banesa ende i rezistojnë kohës. Ndonëse në shumë prej tyre karakatinë,fishkëllen era . Vargmali Shashicës ,që përsëritet vazhdimisht çuditshëm.Qafa që çdo stinë ,ripërtërijnë mbulesën gjelbëroje.Erëra jugore,që çdo stine përcjellin mërzinë.Mjegullat e dendura “sinoptika”e motit ,çdo kohë varen përmbi pikëllimin e detit.Pamjet mëngjesore, me mbrëmje të freskëta. Një këndvështrim për qytetin është si një dritare. Pas qelqeve ndjehet, aroma e detit.Në listën e trashëgimisë Grand hotel”Korca”nuk figuron dhe as si godinë nuk gjendet më në këtët qytet.Ku ishte grand hoteli, cili e ndërtoi,sa shtretër dispononte ai?Autori L.K.Cipi thotë se hoteli u ndërtua në lagjen Muradie,afër xhamisë së madhe dhe bashkisë në fillimin e rrugës kryesore të qytetit ,që nga lindja tëçonte drejt qafës së Kociut,hotel “Korca” u hap në vitin 1914 kishte 25shtretër,tre kate ,sallë dhe restorant,ishte pronë e I.Cipit ku emrin e mori për shkakun e përpjekjeje patriotike të korçarëve në mbrojtje të republikës së Korcës,kundër aneksimit.Në këtë hotel u strehuan patriotë e luftëtarë,burra shteti si Fan Noli dhe kishin selitë e tyre shumë shoqëri patriotikesi:”Djalëria e Vlorës”,’Bashkimi’,”Opinga’,’
4.Zënia e luftërave të përbotshme,lufta e parë ,lufta e dytë ,pra ishte më tepër se llaftari.Flamuj shtetesh pollën motet.Regjistrohen, malazezët, francezët, austro-hungarezi, greku, sërbi,italiani,gjermani.
Autori L.Cipi përshkruan Vlorën qytetin e pushtuar nga italianët.Qyteti imilitarizuarqendër e flotës dhe e aviacionit ushtarak italian u bë i pasigurt.Fillimi i luftës italo-greke është koha kur aviacioni anglez filloi të mitraloj qytetin.Në bregdetin e sotëm të gjiut të Vlorës ende janë gjurmët e një anije spitaliera, që gjendet e fundosur nga bombardimet e aviacionit anglez.Qyteti detar njëkohësisht historik filloi të boshatisej, thotë autori nga popullata.Informatat, që sjell autori L.K.Cipi, shprehin interes.Bombardimet angleze janë përmendur pak si faktorë, që ndikuan për pakësimin e rezistencës pushtuese përmbi popullatën vendase.
Autori Luan.K.Cipi si një historian i vërtetë,por dhe një krijuesi i këndshëm sjell bindshëm duke piktuar historinë e disa qyteteve qyteteve të tjera,fqinje të afrim dhe tëlargët me qytetin e Flamurit në vitet ’40-‘44 si Fieri,Gjirokastra.