Lule dhe qirinj në të gjithë Britaninë e Madhe për deputeten Jo Cox, e cila u qëllua për vdekje në mes të rrugës, jo shumë larg zyrës së saj në një nga zonat elektorale në veri të Anglisë.
Një memorial është improvizuar në zonën para parlamentit në sheshin qendror të kryeqytetit britanik në nder të deputetes laburiste.
Vdekja e saj ka shkaktuar një tronditje të thellë në të gjithë Britaninë dhe ka pezulluar fushatën e referendumit që pritet të mbahet javën e ardhshme mbi qëndrimin ose largimin e vendit nga Bashkimi Evropian.
Mesazhe ngushëllimi kanë ardhur nga e gjithë bota për deputeten 41 vjeçare, e cila nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve pas sulmit në Birstall, në West Yorkshire.
Është e tmerrshme dhe mizore që jeta e saj ndërpre kaq shpejt, Britania dhe Shtetet e Bashkuara “qëndrojnë së bashku kundër urrejtjes dhe dhunës, ka thënë Hilari Klinton, e cila shpreson në një fitore në garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sigurisht, politikanët britanikë kanë shprehur dhimbjen për vrasjen e koleges së tyre, mes tyre kryeministri David Cameron dhe lideri i laburistëve Jeremy Corbyn.