*Kurre mos e perbuz, mos e moho atdheun, kombin tend!/
*Vendi i huaj nuk te behet atdhe – Gete/
*Atdheu eshte atdhe, …edhe atehere kur te vret – Mitrush Kuteli/
Nga Sadik ELSHANI*/
Keto dite ne shtypin shqiptar u be pak zhurme lidhur me disa postime te tenorit, Agim Hushi me rastin e largimit te tij nga Shqiperia per ne Australi. Siç u be e ditur, tenori Hushi ishte i pakenaqur me gjendjen jo aq te mire ne disa institucione kulturore te Shqiperise. Pas kthimit nga Australia dhe qendrimit njevjecar ne Shqiperi ai kishte synuar te behej drejtor i Teatrit te Operes dhe Baletit ne Tirane, por gjerat nuk kishin shkuar ne drejtimin e tij. Madje ai u mundua te angazhohej edhe ne politike. Nuk ka asnje dyshim qe Agim Hushi eshte nje tenor i talentuar, por per te qene drejtues i nje institucioni kulturor duhet patur edhe pervoja, aftesi te tjera, kryesisht drejtuese. Rreth ketyre çeshtjeve eshte shkruar mjaft ne shtypin shqiptar dhe disa imtesi nga jeta e zotit Hushi nuk me interesojne fare. Ajo qe me shtyri t’i shkruaj keta rreshta, jane deklaratat e tij, postimet e tij ne Facebook, plot mllef, deklarata patetike qe nuk i bejne nder nje artisti qe ka te arritura edhe ne skenen nderkombetare. Artisti, njeriu i madh nuk ben deklarata inatçore, por jep mendime, gjykime te pjekura dhe ben kritika ndertuese, kritika dashamirese. Eshte lehte te kritikosh, por eshte me veshtire te japesh parashtrime konkrete, zgjidhje te problemeve. Dikush, disa komentues ia dhane disa merita zotit Hushi se i paska thene disa te verteta. Dihet fare mire qe Shqiperia, Kosova kane probleme te shumta, por askush nuk eshte duke ofruar zgjidhje konkrete. Zoti Hushi reagoi jo si nje artist i madh, por si nje narcissist, nje fodull, nje njeri me seder te semur. Dhe ketu qendron çeshtja.
Zoti Hushi, si gjithe te tjeret ka çdo te drejte t’i shprehe mendimet e veta, te jetoje ku te doje. Ky nuk eshte problem. Problemi eshte se ai u shpreh me shume mosperfillje ndaj bashkekombesve, ndaj vendit te vet. E di, ai e kishte per nje grup te caktuar me te cilet ai kishte patur probleme, por kombi nuk mohohet per shkak te disave. Secili komb i ka te miret dhe te keqinjt, heronjt dhe hoorrat e vet, por per shkak te disa te keqinjve kombi, vendi nuk mohohet. “Me bete te me vije turp nga vetja qe jam bashkekombasi juaj!…Ndihem kaq i lumtur dhe krenar per kete kthim dinjitoz si qytetar Australian! Lamtumire Shqiperi! Faleminderit Australia ime!” – shkruan zoti Hushi. Ne jemi ata qe jemi me veprat tona, sjelljet tona. Ne qe jetojme larg trojeve shqiptare, vendet ku jetojme i quajme atdhe te dyte, por para te dytit eshte atdheu i pare prej nga kemi ardhur, atdheu yne. Nuk mund ta duash atdheun e dyte pa e dashur atdheun e pare dhe atdheu i dyte nuk te çmon nese e perbuz, e mohon atdheun e pare.
Sopranot Inva Mula, Ermonela Jaho, tenori Saimir Pirgu, violinist Shkelzen Doli, jane shume me te njohur se zoti Hushi, por ato/ata kurre nuk bejne deklarata te tilla per shqiptaret dhe Shqiperine. Artisti duhet te kete zemer te gjere, zemer te paster. Urrejtja nuk duhet te kete vend ne zemren e nje artisti, pse jo edhe te çdo njeriu. Nje artist, nje njeri i madh i nje kombi duhet te jete nje figure frymezuese, shpresedhenese per bashkekombesit e vet dhe jo t’ua ktheje shpinen, te jete mosperfilles ndaj tyre. Te shohim se si jane sjell disa kolege te zotit Hushi, disa intelektuale tane kur jane ndeshur, ballafaquar me situata te pakendshme, te veshtira.
Ne tetor te vitit 2006 sopranoja Ermonale Jaho me Operen e Filadelfias lujati rolin e Mimit, rolin kryesor ne operen “La bohem” te Puçinit. Pas shfaqjes shkova prapa skenes (backstage) dhe u takova me te, e pergezova per interpretimin e mrekullueshem dhe sa mire e kam ndier veten si shqiptar. Edhe ajo shume u befasua per te mire qe po takonte nje shqiptar. Ashtu e thjeshte dhe shume e perzemert me gjithe deshire e p;ranoi ftesen qe te vinte ne shoqaten tone, “Bijte e Shqipes”, per t’u takuar me bashkatdhetaret tjere. Nje mbremje kur ajo ishte e lire takimi ndodhi ashtu siç kishim planifikuar me heret. Zhvilluam nje bashkebisedim shume te ngrohte dhe u njohem me afer me karrieren, planet e saj per te ardhmen, sfidat me te cilat eshte ballafaquar ne rrugetimin e saj artistik. Me kete rast ajo na tregoi nje ngjarje qe i kishte ndodhur ne nje koncert ne Itali: “Kur me paraqiten para publikut dhe perveç emrit tim e ceken edhe kombesine time, publiku filloi te qeshe”. “Une nga natyra jam e turpshme”, vazhdoi ajo, “por aty e mblodha forcen dhe iu drejtova publikut: Pse po qeshni, ju ende nuk me keni degjuar duke kenduar! Atehere vazhdova te kendoja dhe ata ne fund me duartrokiten. Tani do t’ju kendoj nje kenge nga vendi im dhe kendova kengen “Asaman, o lule”, nje margaritar i muzikes sone. Ne fund te gjithe me pergezuan me duartrokite te zjarrta” – perfundoi Ermonela. Ja pra, ne ate çast te veshtire per nje kengetare te re, Ermonela nuk u dorezua, nuk e mallkoi vendin, kombin e vet se mund t’i behej nje problem per nje kerriere te suksesshme operistike. Ajo nuk u fjalos, nuk u grind me ta, por para tyre i shpalosi vlerat artistike te popullit tone. Fale talentit dhe punes se saj te perkushtuar ajo ngadhnjeu, i theu paragjykimet e injoranteve dhe sot eshte nje yll i skenes operistike boterore, qe i ben krenare te gjithe shqiptaret.
Tefta Tashko/
Tefta Tashko padyshim eshte njera nder kengetaret tona me te mira te kenges lirike qytetare dhe asaj operistike. Pas mbarimit te Konservatorit Kombetare te Muzikes ne Paris, ajo u kthye ne Shqiperi ne vitin 1936. Dihet fare mire niveli kulturor i Shqiperise se atyre viteve, mungesa e institucioneve kulturore, orkestrave, etj. Shkurt, mungonin edhe gjerat me elementare per nje veprimtari te thjeshte artistike. E vetedijshme per kete gjendje, Tefta Tashko nuk u deshperua, por me shume perpjekje ajo organizonte koncerte neper qytetet dhe qytezat e Shqiperise, ku mezi qe gjendej nje piano per ta shoqeruar ate. Kenget qe i kishte krijuar populli, ajo tani po ia kthente popullit duke i iterpretuar me nje mjeshteri te rralle artistike. Ne ate kohe Tefta kishte patur shansin per te ardhe ne Amerike, por ajo refuzoi dhe ne vend te Amerikes zgjodhi Shqiperine. Kushtet ne te cilat e zhvilloi veprimtarine e saj artistike, pengesat me te cilat po ballafaqohej Tefta Tashko ishin shume me te veshtira se ato per te cilat ankohet sot zoti Hushi, madje as qe mund te krahasohen. Por Tefta nuk u ankua kurre, nuk u mllefos, nuk u zemerua me askend, nuk kerkonte poste drejtuews, nuk kerkonte asgje – ishte e kenaqur vetem me nje salle dhe nje piano. Nuk u zmbraps nga sulmet dhe veprimet e uleta te injoranteve qe mundoheshin ta pengonin me çdo kusht misionin e saj. Me punen e saj Tefta mundohej ta ngjallte jeten kulturore e artistike ne Shqiperi. Me punen e saj te palodhur, me aktin e saj fisnik e atdhetar Tefta Tashko deshmoi se atdheut gjithmone i kemi borxh, ndersa atdheu kurre nuk na ka borxh per asgje.Mitrush Kuteli/
Mitrush Kuteli. eshte njeri nder shkrimtaret, perkthyesit, publicistet dhe financieret me te njohur shqiptare. Ai mbi te gjitha, shquhet si mjeshter i tregimit te shkurter dhe se bashku me Ernest Koliqin (1903 – 1975) eshte themelues i kesaj gjinie letrare ne letersine shqipe. Per motivet e tregimeve te tij u mbeshtet ne traditen e pasur te prozes popullore, legjendat, perrallat, rrefimet, baladat, sidomos ato nga jugu i Shqiperise. Populli, historia e tij me gjithe vuajtjet, sfidat dhe qendresen heroike nder shekuj, ishin muza e Mitrush Kutelit. Mitrush Kuteli shquhet per atdhetarizmin e tij ne jete dhe ne krijimtari, prandaj veprat e tij jane shume te fuqishme. Te kujtojme krijimet e tij poetike, “Poem Kosovar” e “Balte shqiptare”. “Poem Kosovar” eshte historia dhe qendresa e shqiptareve te Kosoves per mbrojtjen e qenjes dhe tokes se tyre, shprehur me vargje shume te fuqishme me plot ndjenja atdhedashurie, shkruar nga nje atdhetar i pashoq. Kuteli e shkroi kete poeme pasi ai e kishte vizituar Kosoven me 1943, tani te bashkuar me Dheun Meme pas nje sundimi 30 vjecar te eger serb.
Pas luftes ishte drejtor i bankes qendrore, por me 1946 dha doreheqje pasi nuk pranoi kursin e kembimit te caktuar nga shteti shqiptar mes lekut dhe dinarit jugosllav. Po ashtu, ai kishte shprehur pakenaqesi per ripushtimin e Kosoves nga forcat jugosllave. Me 16 maj 1947 e arrestojne dhe e denojne si “Armik te popullit” me 5 vjet heqje lirie. E dergojne per te punuar ne tharjen e kenetes se Maliqit dhe ne nje rast e varrosin te gjalle, por rastesisht shpetohet. Pas prishjes se marredhenieve me Jugosllavine, ate e lirojne me 1949 dhe pastaj punoi si perkthyes. Vdiq me 4 maj 1967. Pra, Mitrush Kutelin atdheu (kupto qeveria) nuk e trajtoi mire, madje i solli shume kokeçarje, shume vuajtje, por Kuteli si nje atdhetar i vertete kurre nuk e ngriti zerin kunder atdheut, nuk e mohoi atdheun. Perkundrazi, ne letren testament qe i shkruan bashkes r do te vuajne pa faj. Atdheu eshte atdhe, bile atehere kur te vret. Ketu kane lindur, ketu te rrojne me mish e shpirt, qofte edhe me dhembje”. Me mire nuk mund te thuhet! Vuajtjet e Mitrush Kutelit as qe mund te krahasohen me “vuajtjet” e Agim Hushit.
Ketu mund te permendim edhe rastin e Bekim Fehmiut, i cili kur lexoi ne gazetat italiane se rolin e Odiseut ne filmin “Odiseu” do ta lunate aktori jugosllav, Bekim Fehmiu, ai nguli kembe qe kjo te korrigjohej menjehere dhe te thuhej se rolin do ta lunate “aktori shqiptar nga Jugosllavia”, perndryshe ai do te largohej menjehere. Te nesermen gazetat italiane e botuan lajmin ashtu siç kishte kerkuar Bekimi. Keshtu veprojne, keshtu flasin artistet e medhenj, njerezit e medhenj. Ata jane krenare me kombesine e tyre dhe i bejne shume krenare edhe bashkekombesit e tyre. Bekim Fehmiu si i vetmi aktor nga teritori i ish Jugosllavise qe kishte nje karriere te suksesshme ne arenen nderkombetare, i bente krenare te gjithe shqiptaret e shtypur e te perbuzur qe jetonin ne trojet e tyre ne ish Jugosllavi. Na sillte pak drite ne ato kohera te erreta per ne.
Kritikoje popullin, vendin tend kur eshte ne rruge te gabuar, por kurre mos e perbuz, mos e moho kombin, vendin tend! Kudo qe te jetosh, mundohu qe t’i ndihmosh edhe vendit, kombit tend! Nese nuk ke mundesi qe t’i ndihmosh, atehere se paku mos e lendo!
Philadelphia, 13 gusht, 2017
*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane