
Artefakte Histori: – 415 vite me parë
Nga: Jaho Brahaj
Vula është me Shqiponjen Dykrenare ku ruhet pothuajse e njejtë forma grafike e shqiponjes se vulës se Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ka disa shenja shtesë.
Letra në fjalë është hartuar nga Krenet (Kreret) Shqiptar në Kabash, Pukë, 26 mars 1609 dhe i drejtohet Mbretit Filip të Spanjës. Me ane të kësaj letre paraqesin (kreret) ipeshkvin Nikoll Mekajshi si përfaqësues e si Ambasador.
Letra në emër të Krerëve është shkruar dhe vulosur nga Dom Pjeter Zeza, Abat ne Shen Pal, Kabash.
Pjeter Zeza ishte pinjoll i Derës se lashtë fisnike Zeza me titullin Sevast dikur, dhe nga kjo dere ka shume bije që mbanin titullin Abat të ketij manastiri i cili ne dokumente te shekujve me pare vertetohet se nga kjo Abaci jane shuguruar edhe prifterinje, sepse kjo abaci me titullin “Abaci e Mitruar”, pra kishte shkolle teologjike (prifterore).
Per kete vule se pari eshte shkruar ne Revistën Leka, dhe nga dokumentet e hulumtuara ne vazhdimsi i dihet edhe punishtja ku u punu (formesu).
– Eshte Vula me te cilën u vulosen para kesaj date, me 15 shkurt 1602 Aktet e Kuvendit te Dukagjinit nga Kreret, ku ne emer te Zadrimes dhe Lezhës ka firmosur Teta (Shtjefen) Zeza po i kesaj dere nga ështe dhe Pal Zeza Abat – dhe njëkohësisht Sekretar për çështjet që vendosnin Krerët Shqiptarë.
Në Arkivin e Vatikanit ruhet gjurma e saj e vulosur në dyll, sipas praktikave të asaj kohe.
Për këtë vulë kemi shkruar edhe më parë, por në vazhdimësi do shkruajmë, për përshkrimin e saj dhe për disa Akt-kredenciale që janë vulosur me të.

See insights and ads
All reactions:
66