Dielli
Xhesika Shkorreti është anëtarja më e re e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra. Ajo vjen prej një familje shumë të nderuar patriotike nga Kurbini. Xhesika është një studente e shkëlqyer e Hunter College në profilin “Computer Science and Business Administration”. Më herët ajo ka studiuar në Marble Hill School for International Studies dhe ka marrë diplomë të shkollës së mesme: “Advanced Regent Diploma”. Xhesika erdhi me gëzim në Vatër për t’iu bashkuar të rinjve e të rejave, patriotëve të tjerë shqiptarë me qëllim për të kontribuar në projektin që etërit e kombit dhe të diasporës nisën një shekull më parë në dobi të çështjes shqiptare dhe të kombit shqiptar. Xhesika Shkorreti u bëri thirrje edhe të rinjve patriotë shqiptarë që ti bashkohen Federatës Vatra me qëllim që diaspora të jetë e bashkuar, zëri shqiptar i unifikuar dhe kauza shqiptare të vazhdojë brez pas brezi. Të rinjtë dhe të rejat shqiptare janë ata që i japin frymë, shpirt dhe gjak të ri Vatrës. Vatra rritet dhe forcohet çdo ditë. Të rinjtë e kombit tonë që e duan atdheun, që angazhohen, janë garancia e jetëgjatësisë së identitetit, gjuhës, kulturës e trashëgimisë kombëtare shqiptare.