-Nju Jork, Komiteti Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane dhe Këshilli Atlantikut, mbajti takimin vjetor/
– Z.Agim Rexhaj,antëtar i rregullt që prej vitit 2004 i këtij Komiteti, u takua me Ambasadoren Rosemary A. DiCarlo, Presidente e Komitetit Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane dhe Këshillin Amerikan Atlantiku, dhe e informoi për veprimtarinë e Federatës më të vjetër të shqiptarëve në Botë, VATREN/
Të mërkurën, 30 shtator 2015, në Nju Jork, Komiteti Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane dhe Këshilli i Atlantikut, organizoi takimin vjetor, ku kësaj radhe ky takim iu kushtua Afganistanit dhe u titullua :” Afganistani : Një vit në progresin e bërë dhe sfidat përpara tij”.
Në këtë takim, i cili është vjetor, Ambasadorja Rosemary A. DiCarlo, mori detyrën e Presidentes së Komitetit Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane, dhe Këshilli Amerikan e Atlantikut, mbas largimit të saj si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkauara. Ambasadoria DiCarlo, është njëkohësisht studiuese dhe lektore në Institutin Jackson Yale – të Universitetit për Çështje Globale – Yale .
Njëhereshit, Komiteti Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane dhe Këshilli Atlantikut, NCAFP, ftoi në këtë takim Shkëlqesinë e Tij Dr. Abdullah Abdullah, Kryeshefi Ekzekutiv i Republikës Islamike të Afganistanit në një bisedë pyetje përgjigje(Q&A) me ambasadorin James B. Cunningham, lidhur me gjendjen në Afganistan, në vitin e parë të Qeverisë së Unitetit.
Në këtë takimin vjetor në Nju Jork, morën pjesë një numër diplomatësh të huaj, akredituar në OKB , dhe institucionet e tjera qeveritare dhe jo qeveritare, analistë dhe politikanë, gazetarë amerikanë e të huaj, anëtarë të Komiteti Kombëtar mbi Politikën e Jashtme Amerikane (NCAFP) , përfshirë dhe anëtarin e tyre, shqiptar, nën/kryetarin e Vatrës, z. Agim Rexhaj – me bashkëshorten e tij, zonjën Laura Rexhaj.
Zoti Rexhaj – i cili i ka shfrytëzuar vazhdimisht takimet e tij me personalitet si anëtar i klubit Komiteti Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane dhe Këshillit Amerikan i Atlantikut, në Nju Jork, me prezencën e tij, edhe kësaj rradhe ka folur me Ambasadoren Rosemary A. DiCarlo, rreth Kosovës dhe shqiptarëve të Amerikës.
Me thekes të veçantë ai ka folur mbi veprimtarinë dhe historinë e Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, duke e faleminderuar me këtë rast në mënyrë të posaçme, Shtetet e Bashkuara dhe ambasadoren amerikane, për angazhimin e saj në çështjen e Kosovës dhe ndihmën e SHBA për lirinë e pavarësinë e saj – dhe forcimin e shtetit të Kosovës.
DiCarlo, thuhet se ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive në përpjekjet diplomatike për arritjen e pavarësisë së Kosovës. Ajo ka mbajtur një sërë funksionesh në Departamentin e Shtetit kur zhvilloheshin negociatat për statusin e Kosovës, deri sa u shpall pavarësia në vitin 2008.
Ambasadorja DiCarlo është fituese e Çmimit presidencialë “Merita të Shërbimit Diplomatik” dhe të arriturave të përgjithshme në Departamentin e Shtetit, dhe një çmimi meritor “Awards Honor”. Ajo është e nderuar me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentia e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, dhe Medaljen Presidenciale “Gjergji Kastriot Skënderbeu” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Ajo ka marrë një doktoratë nderi nga Universiteti Haxhi Zeka në Pejë, Kosovë.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, gjatë vizitës së tij në SHBA, në prill të këtij viti, dekoroi ambasadoren amerikane Rosemari A. DiCarlo me dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu” me këtë motivacion: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje të thellë për kontributin e saj të spikatur politik dhe diplomatik në thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve historike dhe tradicionale amerikano-shqiptare”.
Ndërkaq, në këtë takim me Ambasadori Cunningham, i cili moderojë bisedën me një sërë pyetjesh nga kriza e vazhdueshme në Kunduz, duke filluar me pyetjen nëse rënia e qytetit është një provë për statusin e tranzicioneve politike dhe ushtarake, me të cilat përballet sot, Afganistani, Dr Abdullah, vazhdimisht theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar në të gjithë Afganistanin, përveç domosdoshmërisë dhe mbështetjes së vazhdueshme ndërkombëtare pas shpalljes së tërheqjes, së tyre në vitin 2014.
Asllan Bushati says
Eshte nje gje shume e mire qe Nenkryetari i Vatres Z.Agim Rexhaj me bashkeshorten Laura, moren pjese ne nje aktivitet te tille dhe percollen para Ambasadores DiKarlo idete dhe qendrimin e Vatres.Kjo perkon me praktiken e Vatres se lidhjet me administraten amerikane i bejne mire kombit. Kush ka mundesi te te beje takime te tilla i ben mire vehtes, Vatres dhe Kombit tone.