NËNA E GAZETARIT SINAN KAMBERAJ NDËRROI JETË NË PRISHTINË, KRYETARI I VATRËS NGUSHËLLON FAMILJEN ./
Të Premten, 10 Prill 2020, ndërroi jetë në Prishtinë ZADE BAJRAKTARI-KAMBERAJ, nëna e gazetarit Sinan Kamberaj.
Njoftimin e përcolli sot në faqen e tij të fb Sinan Kamberaj.
Në Njoftim shkruhej: Sot, në moshën 98 vjeçare, ndërroi jetë NANA, gjyshja dhe stërgjyshja jonë e dashtun- ZADE BAJRAKTRI- KAMBERAJ(1922 – 2020).
Trupi i saj u varros sot në varrezat e qytetit në Prishtinë, në prani të rrethit të ngushtë familiar.
Pushoftë në Paqe shpirti i saj!
Kryetari i Federatës VATRA, z. Elmi Berisha, në emër Kryesisë, Këshillit, degëve të saj si dhe në emër të gjithë vatranëve, i përcjell ngushëllimet më të thella për nënën z.Sinan Kamberaj si dhe familjeve Sinani dhe Bajraktari.
Gazeta”Dielli” ngushëllon bashkëpunëtorin dhe kolegun Sinan Kamberaj për humbjen e nënës së Dashur!
Pushofët në Paqë shpirti i Nëns Tuaj Zade Bajraktari-Kamberaj!