Takim i përzemërt i Komunitetit Shqiptar me ambasadorin e R. së Kosovës në Zelandën e Re Dr. Sabri Kiqmarin/
Shkruan: Sabit Abdyli, Auckland, Zelandë e Re/
Pas një vizite në kryeqytetin e Zelandës së Re, ku ambasadori ka pasur takim me Guvernatorin e shtetit, ambasadorët e akredituar në Zelandë të Re dhe pjesëmarrjes në festën nacionale Waitangi Day, ditës kur u nënshkrua Trakti mes popullsisë vendëse dhe përfaqësuesit të mbretëreshës Viktoria të Britanisë së Madhe para 175 vjetëve. Ambasadori gjithë pasdreken sot, më 7 shkurt 2015, e kaloi në mesin e mërgimtarëve zelandezo- shqiptar me banim në qytetin e Auckland-it. Në orët e pasdites u mblodhën mërgimtarë të të gjitha moshave, me origjinë nga gjitha tokat shqiptare për t’i uruar mirëseardhje ambasadorit. Ambasadori në fjalën e tij para të pranishmëve të shumtë në sallë foli për vizitën e tij në Wellington, marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes shteteve tona dhe mundësitë për zgjerimin e këtyre marrëdhënieve me interes të përbashkët. U gëzova, vazhdoi ambasadori, kur guvernatori i shtetit më tha se shqiptarët njihen për sjelljet të mira, si punëtor të vyeshëm dhe inkuadrimin e tyre me sukses në shoqërinë zelandeze. Më pas Dr. Kiqmari foli për mundësitë e shtetit të Kosovës në ndihmën e hapjes së shkollës shqipe, furnizimit me tekste shkollore për fëmijët tanë, gjetjen e mënyrave në ruajtjen e traditave dhe të gjuhës. Në vazhdim ambasadori u përgjigj në pyetjet e mërgimtarëve. Gjatë drekës me gatimet tradicionale shqiptare që zgjati deri në orët a mbrëmjes, ambasadori shtruar, pa përtesë shtrëngoi duart, u fotografua dhe bisedoi me të gjithë.
Sabit Abdyli, Auckland, Zelandë e Re
Sali Bollati says
Edhe ne Zelanden e larget, perfaqesuesit e Shtetit te Kosoves Shqiptare, po gjenden prane Shqiptareve te gjitha Trojeve Shqiptare.KOSOVA E LIDHJES SE PRIZRENIT, ISA BULETINIT DHE LUFTETAREVE TE UÇK-es po e VERTETON SE ESHTE KRAHINA ME SHQIPTARE
Mbas librave Shqip per shkollat ne SHBA, tashti LIBRA SHQIP EDHE PER FEMIJET E SHQIPTAREVE NE ZELANDE TE RE!!
Ndersa Tirana zyrtare e te gjitha ngjyrave ndihmon vetem me libra greqisht per femijet e Shqiperise??!