Qytetarët e Malit të Zi, do të votojnë në zgjedhjet parlamentare me 30 gusht, në një kohë të krizës së dyfishtë si asnjëherë deri më tash,e para nga pandemija e corona virusit dhe e dyta nga agresiviteti i KOS-it përmes politikës kleronacionaliste, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me veprimtari politike më aktive se partitë opozitare serbe, që paraqet rast të panjohur deri më tash në skenën politike në Mal të Zi, me pasoja në raportët shoqërore në këtë mjedis multinacioanal e multikulturor, përmes retorikës dhe ikonografisë serbomadhe si para tri dekadave duke krijuar një atmosferë të tensionuar shoqërore.
Shkruan: Nail Draga
Ndonëse afati përfundimtar për mbajtjën e zgjedhjeve është data 18 tetor, në sajë të situates epidimiologjike, është vendosur që të mbahën më herët, pikërisht me datën 30 gusht të këtij viti. Madje në këtë date do të mbahën votimet e rregullta edhe në disa komuna(Budva, Kotorri, Andrijevica, Gucia).
Në lidhje me këtë çështje bëhët me dije se gjatë muajit korrik pritet sinjali i gjelbërt nga Komisioni i Venecias për ligjin zgjedhor të cilin deputetet e kanë vendosur në procedure parlamentare.Një pritje e tillë duket se do të jetë formale, sepse për ligjin zgjedhor shumica parlamenmtare në Kuvendin e Malit të Zi, e ka ezauruar këtë çështje në fund të muajit dhjetor, pa praninë e opozitës.
Pa ndryshime në Ligjin zgjedhor
Është çështje tjetër se a do të marrë pjesë opozita në parlament dhe të votojë për ndryshimin e këtij ligji, sepse duhet 2/3 e votave të deputetëve. Si duket një çështje e tillë është e diskutueshme, sepse para vitit të ri kur është diskutuar për ndryshimet e këtij ligji opozita e ka bojkotuar, andaj do të ishte mrekulli që ata kësaj here të marrin pjesë dhe ta përkrahin një ligj të tillë. Këtij konstatimi i shkon edhe gjendja aktuale politike, me rastin e rrotacionit të pushtetit lokal në Budva, si dhe shetitjet e pjesëtarëve të qytetarëve ortodoksnë mbeshtetje të KOS-it kundër ligjit të bashkësive fetare.
Andaj, janë të gjitha gjasat që në zgjedhje të shkohet me ligjin e vjetër zgjedhor, që nuk është në favor të demokracisë parlamentare në Mal të Zi, sepse shumë çështje kanë mbetur identike si më parë pa marrë parasysh kërkesat reale dhe të arsyeshme të opozitës, sidomos kur kemi të bëjmë me listat e hapura, regjistrin zgjedhor dhe çështje të tjera të kësaj procedure.
Dilemat parazgjedhore
Në lidhje me pjesëmarrjen e subjektëve politike në zgjedhjet parlamentare deri më tash nuk ka të dhëna zyrtare, por në ditët në vijim nuk do të mugojnë lëvizjet në këtë drejtim.Deri më tash opinion është imformuar së Socialdemokratët e Malit të Zi(SD) do të dalin të vetëm në zgjedhje. Ndërsa partia më e madhe në Mal të Zi, DPS, siç duket do të dale e vetme në zgjedhje. Duhet cekur me këtë rast se nga viti 2012 DPS, nuk ka dalë në zgjedhje në koalicion, edhe pse në sajë të vlerlsimit të situates, mund të ndryshojnë qendrim.
Deri më tash nga Partia Boshnjake më parë janë deklaruar se do të dalin vetem në zgjedhje, nga del se në sajë të pjesëmarrjës në pushtetin qendror, kanë përfituar pozita duke punësuar kuadrat e tyre, andaj vlerësojnë se janë komod në këtë aspekt, sepse puna e tyre pritet të vlerësohet e mbeshtetet nga elektorati i tyre votues, duke qenë përfaqësuesi autentik i vetëm në mbrojtje të identitetit të popullit boshnjak në Mal të Zi .
Opozita në disa kolona
Ndërsa në lidhje me pjesëmarrjën e opozitës në zgjedhje parlamentare nuk ekziston një qendrim unik, sepse ajo është heterogjene dhe me koncepte të ndryshme programore e ideologjike.Ndonëse me herët ka pasur zëra se ka mundësi që opozita të bojkotoj zgjedhjet parlamentare, por, duke njohur situatën e përgjithsme në skenën opozitare në Mal të Zi, gjasat për bojkot janë minimale, sepse kemi të bëjmë me opozitë heterogjene dhe animozitete brenda tyre.
Për momentin duket se opozita do të paraqitet në disa kolona, ku dominon opozita serbe e cila prezantohet përmes Fontit Demokratik(DF), ku mund ti bashkangjitën edhe subjekte të tilla me të vogla të cilat ekzistojnë në skenën politike në Mal të Zi.
Në rend të dytë janë Demokratët e Malit të Zi(DCG), të cilët në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, ishin befasia e zgjedhjeve, por në sajë të qendrimit të tyre parimor, refuzuan të marrin pjesë në parlamentin e Malit të Zi.. Ndërsa se si do të jetë qendrimi I tyre, për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare si subject I vetëm apo në koalicion do të dihet në ditët në vijim. Situata aktuale nuk është në favor të tyre, sepse elektorati I tyre votues, është në vakum sepse bojkotimi I parlamentit dhe rrethanat aktuale politike nuk janë në favor të këtij subjekti politik, ku rrotacioni në pushtetin lokal në Budva, e tensionoj situatën në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Dhe së fundi kemi të bëjmë me dy subjekte tjera opozitare Partia Social Demokrate(PSD) dhe URA, të cila janë promalazeze, por kritike ndaj pushtetit aktual i cili ka marrë permasat e autoritarizmit, duke qenë I dëmshëm për qytetarët dhe parimeve demokratike. Në sajë të informative që janë publikuar PSD do të dale e vetme në zgjedhje. Do të jetë një sfidë e tyre, sepse pas ndarjës së brendshme të këtij subjekti politik në SD, është një veprim I guximshëm i tyre për të arritur cenzusin e nevojshmëm për të pasur statusin e parties parlamentare.
Në pozitë jo të volitshme gjindet URA e cila si duket do të mbesë e vetme, sepse nuk ka ndonjë subjekt tjetër që mund të jetë me program analog, sepse kemi të bëjmë me elektorat me numër të kufizuar, andaj në sajë të situates aktuale do ta kenë të vështirë me kaluar cenzusin për të qenë pjesë në parlamentin shtetëror. Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me zgjedhje në një situate të tensionuar, si ekonomike dhe politike, opozita do të jetë në pozitë të vështirë sepse pushteti ka përvojë dhe mekanizëm pëpr të përfituar elektoratin votues, që është dëshmuar edhe në zgjedhjet e kaluara.
KOS-i në mes teologjisë dhe politikës
Zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen me 30 gusht, janë të 11-tat nga miratimi i pluralizmit dhe të 5-tat nga pavarësia e vitit 2006, do të mbahën në një situatë konfuze shoqërore, nga dy aspekte; e para, shëndetësore nga përmasat e koronavirusit dhe e dyta politike, në sajë të veprimit publik të KOS-it. Nëse epidemia e koronavirusit ka përmasa globale, veprimi kishtar ortodoks serb, ka karakter ekskluziv politik, që është kundër pushtetit aktual në Mal të Zi. Madje në këtë aspekt Mali i Zi është rast i veçantë në Europën Juglindore, sepse këtu KOS-i vepron në dimensionin politik, si të ishte pjesë e skenës politike, si në asnjë vend tjetër në regjion, duke harruar misionin e tyre teologjik.
Andaj, duke marrë parasysh veprimin e saj që më tepër është politik se sa teologjik, do të ishte e udhës të regjistrohej si parti politike dhe të marrë pjesë në zgjedhje. Një veprim i tillë nuk ka dilemë se do të sfidonte opozitën aktuale serbe, e cila deri më tash vazhdimisht ka dështuar në zgjedhje. Ndërsa në këtë aspekt nuk përjashtohet mundësia që KOS-i të mbeshtesë ndonjë grupim qytetar, që do të ishte risi në skenën politike në Mal të Zi.
Shqiptarët në dy lista zgjedhore(!?)
Ndonëse më herët kishte paralajmërime se shqiptarët do të përpiqen kësaj here të jenë në një listë zgjedhore, të premtën më 3 koorik 2020, një dilemë e tillë u eliminua, sepse mediat informuan së është formua lista zgjedhore e përbashkët në mes Partisë Demokratike dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve. Ky koalicion paraqet bashkimin e tyre në koalicion parazgjedhor, pas ndarjës në vitin 2011. Bëhët me dije se iu ofrojnë mundësi të gjithë subjektëve të interesuara që ti bashkangjitën këtij koalicioni.
Pas publikimit të kësaj liste zgjedhore duhet të presim formimin e listës së dytë zgjedhore, ku duhet të bëjnë pjesë Forumi Shqiptar, Forca dhe ndonjë subjekt tjetër. Në këtë aspekt janë duke u zhvilluar biseda, dhe për marrëveshjen parazgjedhore duhet pritur edhe disa ditë. Nëse çdo gjë do të shkojë sipas situates aktuale,shqiptarët do të kenë dy lista zgjedhore, por nuk përjashtohet të kemi edhe ndonjë listë të tretë, sepse nga përvoja e zgjedhjeve të mëhershme, duhet të jemi të rezervuar dhe të presim deri në ditën e fundit, kur bëhët dorëzimi I tyre në KQZ, me datën 4 gusht.
Mungoj dëshira për listë të përbashkët
Ndonëse unifikimi i votes në një listë zgjedhore garanton sukses ku rast tipik kemi bashkimin e subjekteve politike në Malësi, kur u bashkuan me rastin e votimit për komunën e Tuzit(mars 2019), ishte mesazh i qartë për subjektët politike shqiptare në skenën politike në Mal të Zi.
Por, siç duket në rend të parë ishin ambiciet lideriste dhe interesat personale, andaj u vepru me nxitim për të formu një listë zgjedhore e cila do të pasojë nga e dyta. Me një veprim të tillë shqiptarët humbën mundësinë praktike që sipas ligjit zgjedhor të sigurojnë tre mandate të deputetëve, me kusht që të jenë të bashkuar në një list zgjedhore.
Zgjidhet përfaqësuesi autentik I shqiptarëve
Andaj me formimin e dy apo me shumë listave zgjedhore, mundësitë janë të pakta, madje ka gjasa të fitohet një mandat deputeti. Rasti i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, kur në zgjedhje u paraqiten tri lista të shqiptarëve, u fitu vetëm një deputet, duhet të jetë mesazh për të gjithë përfaqësuesit e subjektëve politike të shqiptarëve në këtë mjedis.Sepse kemi të bëjmë me zgjedhjen e përfaqësuesit autentik të shqiptarëve në Mal të Zi, e drejtë e cila iu është rezervuar vetëm subjektëve politike të shqiptarëve, e jo atyre të ashtuquajtura si qytetare.
(Korrik 2020)