Nga Shefqet Kërcelli/
Paraditen e datës 28 tetor në rajonin e kepit të Palit u zhvillua stërvitja “Durrës-SAR-ex-2015”. Në këtë stërvitje morën pjesë personel dhe mjete të Forcës Detare, Forcës Ajrore, Antikontrabandës Detare, Policisë Kufitare dhe të emigracionit në Durrës, Qëndra Operacionale Ndërinstitucionale Detare dhe Inspektoriatit të Peshkimit. Qëllimi i stërvitjes ishtë Organizimi i bashkëveprimit, kryerja e operacioneve të përbashkëta midis Flotiljes Detare dhe institucioneve që kanë interesa në det, në kuadër të operacioneve për zbatimin e ligjshmërisë dhe kërkim-shpëtimit SAR, si dhe testimi i mjeteve e procedurave të komunikimit për bashkëveprim në operacion. Stërvitja u ndoq dhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral-major Jeronim Bazo, Komandanti i Forcës Detare, Gjeneral-brigade Ylber Dogjani, Komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral-brigade Vladimir Avdiaj, ushtarakë të lartë të MM e SHP, kudro të Forcës dhe Flotiljes Detare, Shefi i Antikontrabandës detare Ylli Hatellari, Drejtues të Policisë Kufitare Durrës, Komisarët Erjon Ismaili dhe Gentian Xhaferri, Përfaqsues të QNOD, grupi i ushtarakëve të seminarit Rajonal për Operacionet e kërkim-shpëtimit SAR, {anëtarë të qendrës RACVIAC}, etj. Fillimisht Komandanti i Forcës Detare, Gjeneral Brigade Ylber Dogjani i uroi mirëseardhjen personaliteteve ushtarake dhe civile që ndoqën këtë stërvitje dhe më pas theksoi rëndësinë e “Stërvitjes Durrës-SAR-ex” 2015, si një masë e rëndësishme e Forcës Detare për këtë vit, që i shërben direkt shtimit të kapaciteteve operacionale të Flotiljes Detare dhe bashkëveprimit efektiv me Institucionet Detare në vendin tonë. Më pas u zhvillua stërvitja në gjirin e Kepit të Palit bazuar në dy skenarë kryesorë. Skenari i parë me tëmë zbatim ligjshmërie, kur një anije tregëtare e huaj kryen aktivitet kontrabande në rajonin Porto-Romano-Kepi i Palit, por në sajë të veprimeve të shpejta e të sakta të mjeteve Flotiljes Detare, Antikontrabandës dhe Policisë kufitare , realizohet bllokimi i shkelsve të ligjit bashkë me grupin e II-të të Bordingut. Skenari i II-të i stërvitjes përfshiu dhënien e ndihmës një anije peshkarexhe të përfshirë nga flakët nga mjetet tona detare dhe më pas kërkimin e shpëtimin e jetës së dy peshkatërëve në rajonin e Kepit të Palit. Në këtë operacion krahas mjeteve detare u përfshi dhe një helikopter “BO-105”, i Forcave tona Ajrore. Mbas gjysëm ore kërkimi u bë e mundur gjetja e peshkatarëve dhe më pas cuarja e tyre në Spitalin e qytetit Durrës. Mbyllja e kësaj stërvitje u shoqërua me duartrokitje nga pjesmarrësit, gjë që shprehu qartë vlerësimin e veprimeve të forcave pjesmarrëse gjatë cdo elementi stërvitor dhe skenarëve të ngjashëm me situate reale në det. Në fund Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral-major Jeronim Bazo i uroi drejtuesit dhe pjesmarrësit e kësaj stërvitje për profesionalizmin dhe bashkëveprimin e demonstruar në stërvitjen “Durrës-SAR-ex-2015”, ndërsa Gjeneral-major Zdravko Jakop, Zv/Drejtor i qendrës RACVIAC, Kroaci, falenderoi SHSHP dhe Komandantin e FD, për mundësinë e krijuar në ndjekjen e kësaj stërvitje detare, që përkon dhe me objektivat e seminarit.