Opinion Nga ELIDA BUÇPAPAJ/
E ndoqa mbrëmë kryeministrin Rama tek Opinion.
Do të ndalem tek qëndrimi i zotit kryeministër midis dy ngjarjeve, njëra në Tiranë dhe tjetra në Gjirokastër: ndërsa në Tiranë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit janë të varura fotot e viktimave të diktaturës; në Gjirokastër, nën praninë e anëtarëve të qeverisë Rama, festohet 70 vjetori i çlirimit të qytetit duke panegjeruar diktatorin, vrasësin e viktimave, që kryeministri i ka shpalosur në Bulevard. Sikur Edi Rama të jetë Mbreti i Republikës të Absurdit.
Edi Rama tha tek Opinion se nuk e çon në mendje të ndryshojë pensionistët enveristë, duke marrë në mbrojtje tre ministrat e tij Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, dhe Bledi Çuçin që, sipas tij, i dëgjonin me indiferentizëm brohorimat „Lavdi Enver Hoxha“ dhe bënin shurdh-memecët, sikur me trup ishin aty, por me mendje e shpirt pranë Edi Ramës.
Qeveria Rama ka bërë përgatitje shumë serioze për pritjen e Papa Françeskut. Ke dëshirë ta shohësh Sheshin që do të presë Shefin e Vatikanit dhe Tirana ngazëllen prej ngjarjes së madhe. Por e gjithë kjo përgatitje tingëllon demagogji e pastër, kur ekranët e televizioneve të Tiranës – japin paralelisht – këndej kronikën e Bulevardit Dëshmorët e Kombit me fotografitë e viktimave të diktaturës, ndërsa në anën tjetër kronikën ku anëtarët e qeverisë Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj dhe Bledi Çuçi marrin pjesë në festimet ku brohoritet diktatori që ishte vrasësi i viktimave, fotot e të cilave Rama tha se janë vendosur me vendimin e tij në Bulevard.
Fotot në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, me fotot e Enver Hoxhës në Gjirokastër, janë dy ngjarje me sens diametralisht të kundërt, që e përjashtojnë njëra-tjetrën, që do të thotë se mund të jetë ose njëra ose tjetra, por kurrë bashkë dhe njëkohësisht. Dhe kryeministri Rama nuk mund të gjejë asnjë argument për t’u justifikuar. Nuk ka argumenta. Nuk ekzistojnë në këtë rruzull argumenta që të justifikojnë këtë makabritet figurativ dhe shpirtëror.
Edi Rama nuk mund të jetë njëkohshëm edhe kryeministri i atyre që kujtojnë xhelatin edhe kryeministri i atyre që kujtojnë viktimat e xhelatit.
Një lider dhe një politikan i kalibrit Perëndimor nuk mund të hajë me disa lugë, edhe me lugën e lugatit, edhe me lugën e shenjtorit. Sepse parimet e lirisë janë një.
Po e jap edhe një herë shembullin me Angela Merkel. Angela Merkel dhe shteti gjerman nuk do të pranonte kurrë që në fitoren e çlirimit të Berlinit, të kujtohej Hitleri, apo në festimet e bashkimit të Gjermanisë të glorifikohej nazizmi apo Erich Honecker dhe Egon Krenz. Nuk mund të ndodh që ministra të Angela Merkel të marrin pjesë në një aktivitet ku veteranë të luftës të brohorasin për Hitlerin. Gjermania kërkon ndjesë për viktimat edhe sot e kësaj dite, ndërsa viktimat e regjimit komunist në Shqipëri as nuk kujtohen dhe as nuk dënohen krimet monstruoze të diktaturës.
Pra kryeministri Rama është i pajustifikuar në këtë pikë. Ai duhet të jetë i qartë. Ai nuk mund të jetë aleat me Partinë e Punës dhe Partinë Komuniste e ndërkohë të jetë aleat edhe me Perëndimin, Angela Merkel dhe Obamën. Ky është pragmatizëm vulgar, ky është si të shkelësh mbi parimet Perëndimore.
Edi Rama nuk mund të luajë kështu, sepse Perëndimi nuk do ta pranojë.
Le të kujtojmë motivacionin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, i cili është shfaqur në të gjitha mediat shqiptare, ku ai thotë në mënyrë të thjeshtë dhe pa asnjë ekuivok arsyen e ardhjes në Shqipëri: “Të dielën e ardhshme, me ndihmën e Hyjit, do të shkoj në Shqipëri. Vendosa ta vizitoj këtë vend, sepse ka vuajtur shumë, për shkak të regjimit të tmerrshëm ateist“. Regjimi ateist është regjimi i Enver Hoxhës, i cili pavarësisht fjalëve të Papës, u kujtua në Gjirokastër, në mënyrë glorifikuese nën praninë e ministrave të kabinetit Rama. Ministrat e Ramës ishin duke blasfemuar në atë ceremoni të mjerë. Edhe kryeministri Rama blasfemon, nëse thotë se nuk ua prish qejfin veteranëve të luftës të kujtojnë diktatorin.
Jo, nuk mund të luajë kështu Rama. Rama duhet të luajë pastër, qartë dhe pa qëndrime ambige. Perëndimi është duke e pritur që ai të vejë në jetë premtimet. Edi Rama nuk mund t’ia lejojë vetes që të ketë dy personalitete paralele. Duhet të ketë vetëm një. Duhet të ketë vetëm personalitetin që organizoi mikpritjen e Papës, që organizoi vendosjen e fotove të martirëve në Bulevardin „Dëshmorët e Kombit“, atë personalitet që i ka premtuar Angela Merkelit dhe Perëndimit reforma.
Këtyre kohëve në Shqipëri kanë ndodhur mjaft ngjarje dhe Edi Rama duhet të mbajë qëndrime të prera. Nëse nuk i mban, i bën keq kryeministrit. Në rastin konkret, Edi Rama duhet të ngrejë në qiell Luftën Antifashiste, por duhet të dënojë enverizmin dhe enveristët, përfshirë edhe ata që demonstruan në qytetin e Gjirokastrës. Dhe po të isha unë në vend të tij, të tre ministrat e kabinetit që morën pjesë në manifestime që ringjallin diktatorin, do t‘i kisha përjashtuar pa u lodhur fare, me një të rënë të lapsit. Sepse unë do të mbroja faqen dhe integritetin e kryeministrit.
Por nëse kryeministri Rama do të vazhdojë të tolerojë skandale të dimensioneve të tilla, të gjitha do të kalojnë në llogari të tij dhe po kalojnë në llogari të tij..
dua te shtoj dicka,pse duhet te dime mire se ne shqiperi nuk ka sunduar sistemi komunist por sistemi enverist.
socialistet e sotem duke dashur te mbrojn ustajin e tyre,xhelatin enver,fajsojn sistemin komunist pa e permendur enverin.
eshte shume e kuptueshme se per te gjitha bemat,masakrat qe i jane bere ketij populli, kane qene te drejtuara personalisht prej vampirit enver.
kryeministri i sotem eshte fund e krye adhurues i enverit se bashku me kelyshet e tij.
Ne Shqipni dhe ne Kosove, me duket se ka vetem gra…
Lexoj prej Tyne gjithshka te thanun troc e pa doreza!
U lumte mendja dhe dora te Nderueme Shqiptare Heroina!
Natyrusht qe Gjermania, qe asht shtet ma i perparum se Shqipnija, ka dite me i kuptue gabimet e historise e kalueme dhe me i denue si krime kundra njerzimit. Ne Shqipni, ata Doktora, Profesora, Jurista e Pedagoga, me diploma te bleme prej universiteteve pa velerë asht nuk kuptoin kontrastin “absurd” nermjet nderimine Martirve qe rane deshmore nen dhunien e diktatures enveriane dhe lavdrimin e po te njaites diktaturë gjak pijse. Presim pa durim fjalet e Papes Françesku per ma pa a do te zbardhin ne zemrat e Shqiptarve te verteten historike e nji shteti qe ishte pa Zot ose ma mire me than qe e kishte si “zot enverin” dhe qe po mundohet me hec drejt rruges e vertetes.
Shqiptaret duhet ta kuptojne njehere e pergjithmone se ai “clirim” u ka sjellur regjimin me cnjerezor qe skllaveroi nje popull te tere, perdhosi e bastardhoi vlerat tona kombetare e njerezore, krijoi nje rrjete te gjere spiunesh, servilesh e puthadoresh. Intelektualet, historianet, gazetaret, publicistet, mesuesit dhe cdo shqiptar i ndergjegjshem duhet te ngrene zerin vazhdimisht dhe te denojne krimet e komunizmit. Komunistet nuk luftuan per nje Shqiperi kombetare, por per nje Shqiperi bolshevike – gje qe e vertetoi edhe historia. Luften e popullit shqiptar per liri ata me dinakeri e pabesi e pervetesuan vetem si luften e tyre.
I nderuar Z.Fritz,
ju falenderoj për këto që shkruani.
Po deri sa ka nana shqiptare,
padyshim që ka edhe djem nanash
dhe burra shqiptarë!
Respektet tona për Ju.
Të falat e Skënderit
e të mijat,
Elida
E dashur Nafije,
Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kryeministri është i një vendi aleat me SHBA dhe Europën. Kryeministri ka premtu se do ta rilindë të majtën dhe do të bëjë reforma. Duhet t’i përmbushë premtimet.
Ato fotot e martirëve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit janë gjë shumë pozitive. Fotot e Enverit janë turp.
Kryeministri i një vendi demokratik nuk bën dot dredha, por ecë rrugës drejt.Të shpresojmë se do t’i mbajë premtimet që i ka dhënë Perëndimit!
Ju përshëndes
Elida
E nderuar Elida, me kryeministrin e sotem si gazetare duhet folur me terma te qarta sic vepron shtypi ne perendim kur trajton temen e nazizmit dhe komunizmit. E keqja e Shqiperise nuk ishte vetem Enveri por tere bashkepunetoret e tij vrastar dhe te paditur. As Mehmet Shehu, as Hysni Kapo e plot e tjere nuk duhen lene ne hije, sespe ata ishin besnik te nje regjimi gjakatar sic qe komunizmi.
fjalet e para te papes ne shqiperi ishin lavdi vendit te herojve te shqiperise qe kane luftuar per pamvaresine e vendit,\nuk eshte mire te politizohet fjalimi i papes.ekstremistet nuk do mund ta percajne popullin shqiptar